Jun 17, 2013

Open Invitation | Gjon Mili 2013 Photography Competition


Gjon Mili (28 Nëntor 1904 - 14 Shkurt 1984) - fotograf Shqiptaro-Amerikan i njohur për punën e tij në revistën Life.


Galeria Kombëtare e Kosovës organizon edicionin e trembëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “Gjon Mili” 2013 dhe shpall konkurs për pranimin e fotografive që reflektojnë konceptin kuratorial.

1. Formulari për plotësim mund të merret në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
2. Punimet duhet të jenë të pa-ekspozuara në GKK.
3. Biografia personale.
4. Punimi më i suksesshëm do të shpërblehet me Çmimin “Gjon Mili” në vlerë prej 1.000 Euro.

Koncepti kuratorial:

Vetëm, së bashku?

Fotografia është medium i fuqishëm i cili nuk përdoret vetëm nga fotografët dhe artistët por nga gjithë ne. Gjatë gjithë kohës ne bëjmë fotografi dhe i përdorim ato për arsye të ndryshme. Ne e fotografojmë njëri tjetrin në shenjë shkëmbimi të përvojave momentale, apo si mjet që mban mend. Fotografitë janë imazhe që na mbajnë bashkë, por gjithashtu ato janë pjesë e ritualeve shoqërore që bëjnë ndryshime. Ajo më ndan mua nga ti. Ato janë pjesë e identitetit dhe ndihmojnë në krijimin e tij. Ato konfirmojnë ekzistencën tonë, dhe njëkohësisht shtrojnë pyetjen se kush jemi ne?

Në procesin e globalizimit, dhe me rritjen e influencës së internetit, idetë dhe konceptet mbi identitetin dhe individualitetin po ndryshojnë.
Në internet, kufiri në mes privates dhe publikes ndryshon. Këtu ne ndajmë jetën tonë me disa të huaj. Strukturat tradicionale shoqërore të cilat kanë definuar identitetin tonë në të kaluarën po luhaten. Tani jemi më të lirë të zgjedhim kush ne jemi, ku përkasim, me kë dëshirojmë të ndajmë jetën. Vendi ku jetojmë nuk është më definicion i asaj se kush ne jemi.

Por, derisa ne mundohemi të jemi individë apo komunitet unik, njëkohësisht dëshirojmë të përkasim diku: në një grup, komunitet më të gjërë, në botë. Dëshirojmë të jemi të ndryshëm dhe të njëjtë në të njëjtën kohë. 

Ekspozita Gjon Mili XIII fokusohet në rolin që fotografia po luan në ndërtimin e identitetit dhe ndryshimit. Ajo do të eksplorojë, përmes punës së fotografëve dhe artistëve të ndryshëm, kufijtë në mes individuales dhe kolektives, në mes vetes dhe tjetrit, në mes meje dhe teje, dhe si po ndryshojnë këto koncepte në botën e globalizuar. 

Përbrenda kësaj teme në fokus do të jenë tri pika:

A. Vetja dhe tjetri (p.sh. portrete, auto-portrete, fytyra, moda,gjinia)
B. Private dhe publike (p.sh. album familjar, facebook, hapësira publike)
C. Individi dhe grupi (p.sh. fotografi në rrugë, portrete grupore)

Ftesa është e hapur për të gjitha llojet e fotografisë dhe praktikës artistike (fotografi në studio, dokumentarë, konceptuale…). Punët e propozuara duhet të jenë vizuelisht sfiduese dhe të qarta sa i përket konceptit.

Frits Gierstberg

VËREJTJE:

— Nuk pranohen punimet fizike të dërguara.
Aplikimet në zarf dërgohen në adresën:
— “Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani, nr. 60, 10000, Prishtinë”, çdo ditë pune nga ora 08.00-16.00 deri më 15 Korrik 2013
— Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni 
Lirije Buliqi në nr. tel 
038 225 627

*****

Gjon Mili (November 28, 1904 - February 14, 1984) a well-known Albanian-American photographer for Life magazine.

National Gallery of Kosovo is organizing the thirteenth edition of the international photography exhibition Gjon Mili” 2013 and it has just announced a competition for photographs that reflect the curatorial concept.

1. Entry form can be found at the National Gallery of Kosovo
2. Work previously displayed at NGK cannot be submitted. 
3. Personal bio. 
4. The winner image of the “Gjon Mili” award will receive a monetary prize of 1000 Euros

Curatorial Concept:

Alone, Together? 

Photography is a powerful medium used not only by photographers and artists, but all of us. We take photos and use them for different reasons. We photograph each other in order to exchange experiences, or to remember. Photos are images that keep us together, but also part of social rituals that make a difference. They separate me from you. They are part of the identity and assist in its creation. They confirm our existence, but also raise the question of who are we?

In the process of globalization and the increasing influence of the internet, ideas and concepts of identity and individuality are changing.
On the Internet, the boundary between private and public changes. Here we share our lives with strangers. Traditional social structures that have defined our identity in the past are wavering. Now we are more free to choose who we are, where we belong, with whom we wish to share our life. Where we live doesn't define who we are anymore.

But, while we try to be individuals or a unique community, we also want to belong somewhere: in a group, in a wider community, in the world. We want to be simultaneously different and the same.
Gjon Mili XIII exhibition focuses on the role of photography in building identity and change. Through the work of various photographers and artists, it will explore boundaries between the individual and the collective, between self and other, between me and you, and how these concepts are changing in the globalized world.

This subject will focus on three areas:

A. Self and the other (i.e. portraits, autoportraits, faces, fashion, gender)
B. Private and public (i.e. family album, facebook, public space)
C. Individ and group 
(i.e. street photography, group portraits)

All genres of photography and artistic practice (studio photography, photo-documentaries, conceptual...) will be accepted. Proposed work should challenge visually and clearly reflect the concept.

Frits Gierstberg

REMARKS:

— “Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani, nr. 60, 10000, Prishtinë”, 

 08.00-16.00 until July 15, 2013

— For more information contact Lirije Buliqi at 038 225 627

*******************************************************************

No comments: