Jul 1, 2013

Public Space | Its Role, Paradoxes, Proposals & a Warning

With everything that is going on in Turkey and Brazil, among other places (#occupygezi & #changebrazil) the existence of public space comes into question: its definition, planning, access and use.  

These protests started off as small events to dispute a public park or a bus fare price increase, but the ultimate cause of discontent cuts deeper and it is rooted in the governance, more precisely democratic governance.
‘‘ The goal is democracy, not a particular form of public space, although it can be an important means to that end.’’-Peter Marcuse, Blog #33
I'd like to direct you to a blog I've discovered a while back and read as often as I can. Written by Peter Marcuse, the blog deals with current political issues about housing, Occupy and Right to the City movements, or reactions to current news.

Blog #33 focuses on Public Space by giving 5 Paradoxes, Proposals and a WarningI'm listing them below. For the full article check out the original post.
‘‘ A key, but not the only, aspect of public space is the role it plays in permitting popular public participation in democratic governance, democratic political decision-making. In a broader sense, public space should also be available democratically and based on equality of rights for a full range of social interchanges, for recreation, sports, picnicking, hiking, running, sitting, chatting, simply enjoyment, by all people, equally. Such uses, carried out democratically, are in turn necessary for democratic governance, but in a different way. Let me call them “Social Spaces.” And they may be divided between Convening Spaces, where convening for the purposes of political effectiveness may be planned, and Encounter Spaces, where chance meetings and discussion may take place without prior planning/convening. 
Infrastructural Spaces” are also social spaces but in a different sense, not directly political: spaces for transportation, streets, sidewalks, recreational areas, parks, hiking trails, bicycles partially.  
The term “Third Space” is sometimes in fashion in a similar sense, and often defined as somewhere between public and private. 
When public space is referred to here, it is in the sense of political public space.
Paradox 1: The paradox of public space and democracy

To have truly democratic public spaces, you have to have a truly democratic society.But to have a truly democratic society, you have to have democratic public spaces.
Proposal 1:  Each city should have a public democratic spaces plan as part of its regular plan for the city's development and administration. That plan should include not only the desired extent, locations, and design features of public space in the city, but also the principles for the regulation and management of the uses of all public owned or controlled spaces permitting full exercise of democratic political rights.
Paradox 2: The paradox of public space and equality.To have truly democratic public space, you cannot have gross inequalities of wealth..But to limit gross inequalities of wealth, you need to have truly democratic public spaces.
Proposal 2: The city should have a capital budget that provides for the acquisition of adequate public space to serve democratic political purposes.
Paradox 3: The paradox of public vs. private spaces.

Certain types of private spaces are essential for the functioning of public spaces. But the privatization of public space also inhibits their public use.
Proposal 3: a) For democratic political uses, the private use of spaces, both publicly owned and privately owned, and their relation to each other should be carefully scrutinized.
b) Affirmative inducements may be provided publicly for private property owners to permit or even encourage the use of private property for public purposes.
Paradox 4: The social and convening and infrastructure uses of public space contradict each other.

The use of public space for social purposes can interfere with its use for convening free assemblies. But social spaces are necessary for the organization of convening assemblies.
Proposal 4: Utilize the advantages of technology and good design to make space adaptable.
Paradox 5: The best use of public space is illegal, and necessarily so.

To get the attention necessary for fully democratic discussion, a disruption of normal routines, of expected occurrences, is optimal. But that means disregarding normal rules and regulations, and often for purposes critical of the institutions imposing such rules. 
Proposal 5: Accept the fact that it is so, and educate law enforcement and court officials to respect the motives of those breaching regulations on the use of space in how offenders are treated. 
A Warning: It is ultimately the importance of democracy that makes achieving democratic public spaces so important, and that underlines the argument that they be well designed. . The availability of public space for democratic purposes should not be fetishized,[7] and the role of good physical design in its use should not lose sight of the greater purpose to be served: the promotion of democracy. ’’
*************************************************
Me çdo gjë që po ndodh në Turqi, Brazil, dhe shtete të tjera (#occupygezi & #changebrazil) ekzistenca e hapësirës publike po vihet në pyetje: përcaktimi, planifikimi, qasja dhe përdorimi i saj.

Këto protesta filluan si ngjarje të vogla për të kundërshtuar një park publik apo rritjen e tarifave urbane, por shkaku themelor i pakënaqësisë pret më thellë dhe i ka rrënjët në qeverisje, më saktësisht qeverisjen demokratike. 
‘‘ Qëllimi është demokracia, jo ndonjë formë e veçantë e hapësirës publike, edhe pse ajo mund të jetë një mjet i rëndësishëm për këtë  qëllim.’’-Peter Marcuse, Blog #33
Dua t'ju prezantoj me një blog që ndjek dhe lexoj kur mundem. I shkruar nga Peter Marcuse, blogu merret me çështje aktuale politike që kanë të bëjnë me strehimin, lëvizjet Occupy & E Drejta Për Qytet, ashtu si dhe reagimet ndaj lajmeve aktuale. 

Blogu #33 përqëndrohet në Hapësirën Publike duke dhënë 5 Paradokse, Propozime dhe një Paralajmërim. Po i rendis ato më poshtë. Për artikullin e plotë lexoni postin origjinal. 
‘‘ Aspekti kryesor (por jo i vetmi) i hapësirës publike është të lejojë pjesëmarrjen popullore publike në qeverisjen demokratike dhe vendim-marrjen politike. Më gjerësisht, hapësira publike duhet ti vihet në dispozicion të gjithëve, në mënyrë demokratike dhe të barabartë për një gamë të plotë shkëmbimesh sociale si: rekreacion, sport, piknik, ecje, vrap, biseda, apo thjesht kënaqësi. Përdorime të tilla, të kryera në mënyrë demokratike, janë të nevojshme për një qeverisje demokratike, por jo vetëm aq. Le ti quajmë këto “Hapësira Shoqërore”, të cilat ndahen në Hapësira Grumbullimi, ku mitingje për qëllime politike mund të planifikohen dhe Hapësira Takimi, ku takimet janë të rastësishme dhe diskutimet ndodhin pa plan paraprak.  
Hapësirat Infrastrukturore” janë gjithashtu hapësira shoqërore por në një kuptim tjetër, jo drejtpërdrejt politik: hapësira për transport, rrugë, trotuare, zona rekreative, parqe, shtegje vrapi, ecje, çiklizmi.  
Termi “Hapësirë e Tretë” përdoret në një kuptim të ngjashëm, dhe shpesh herë karakterizohet si diku mes publikes dhe privates.  
Në këtë artikull, hapësira publike i referohet hapësirës publike politike.
Pesë paradokse, pesë propozime, një paralajmërim.
Paradoks 1: Paradoksi i hapësirës publike dhe demokracisë.
Për të patur një hapësirë të vërtetë publike, duhet të kemi një shoqëri të vërtetë demokratike. Por për të patur një shoqëri demokratike, duhet të kemi hapësira demokratike publike.
Propozim 1: Çdo qytet duhet të ketë një plan për hapësirat publike demokratike, si pjesë e planit të rradhës për zhvillimin dhe administrimin e qytetit. Ky plan duhet të përfshijë jo vetëm shtrirjen e dëshiruar, vendosjen apo projektimin e hapësirës publike në qytet, por edhe parimet për rregullimin dhe menaxhimin e përdorimeve të tyre duke lejuar ushtrimin e plotë të të drejtave politike demokratike.
Paradoks 2: Paradoksi i hapësirës publike dhe barazisëPër të patur një hapësirë të vërtetë publike, nuk mund të kemi pabarazi të mëdha (ekonomike) pasurie.. Por për ti kufizuar këto pabarazi, duhet të kemi hapësira publike me të vërtetë demokratike. 
Propozim 2: Qyteti duhet të ketë një buxhet kapital që siguron blerjen e një hapësire adekuate publike për qëllime politike demokratike.
Paradoks 3: Paradoksi i hapësirave publike vs. pronat private.

Disa lloje pronash private janë esenciale për funksionimin e hapësirave publike. Por privatizimi i hapësirës publike gjithashtu pengon përdorimin e tyre nga publiku. 
Propozim 3: a) Për përdorime politike demokratike, përdorimi privat i të dy hapësirave, asaj publike dhe private, si dhe marrëdhënia midis tyre duhet të shqyrtohet me kujdes.

b) Nxitjet afirmative mund ti ofrohen publikisht pronarëve të pronave private për të lejuar apo dhe inkurajuar përdorimin e këtyre hapësirave për qëllime publike. 
Paradoks 4: Përdorimet shoqërore, kuvendore dhe infrastrukturore të hapësirës publike kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Shfrytëzimi i hapësirës publike për qëllime shoqërore mund të pengojë përdorimin e saj për mitingje të lira. Por në të njëjtën kohë hapësirat shoqërore janë të nevojshme për organizimin e këtyre mitingjeve. 
Propozim 4: Duhet të shfrytëzojmë avantazhet e teknologjisë dhe një dizajn të aftë për ti bërë këto hapësira ​​të adaptueshme. 
Paradoks 5: Përdorimi më i mirë (dhe i lirë) i hapësirës publike është i paligjshëm, dhe domosdoshmërisht kështu.

Për të patur vëmendjen e nevojshme për një diskutim plotësisht demokratik, shkëputja (kundërshtimi) nga rutinat normale është optimale. Por kjo do të thotë të shpërfillim rregullat dhe të kritikojmë institucionet që i imponojnë ato. 
Propozim 5: Duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të edukojmë përforcuesit e ligjit (policët, etj.) dhe gjyqtarët që të respektojnë motivat e atyre që shkelin rregullat e përdorimit të hapësirave publike, duke e treguar këtë në mënyrën se si i trajtojnë shkelësit.
Një Paralajmërim: Në fund të fundit, kjo është rëndësia e demokracisë që e bën realizimin e hapësirave publike demokratike aq të rëndësishme, dhe që thekson argumentin se ato duhet të jenë dizajnur/projektuar sa më mirë. Disponueshmëria e hapësirës publike për qëllime demokratike nuk duhet idhullizuar, dhe roli i një dizajni të mirë nuk duhet të harrojë se i shërben një qëllimi më të madh: promovimit të demokracisë. ’’
tags: public space, density, participation, utopia, architecture in albania, squatting, slums


****************************************************************

No comments: