Pages

Aug 8, 2012

Mbro & Promovo | Official Opening

Hapja e Ekspozites Mbro & Promovo u be ne daten 1 Gusht, 2012 - ne ambientet e EU Info Centre, ne Tirane.
Ekspozita do te qendroje hapur deri ne 20 Gusht, 2012, per te vijuar me pas ne Berat, Shkoder dhe Gjirokaster.

Pritja dhe pjesemarrja ne event nga mediat ka qene mjaft pozitive. Ja se cfare thone disa prej tyre:
MBRO DHE PROMOVO”, Nis Udhetimin Levizes Permes Imazheve Neper ShqiperiTirane, 2 Gusht /ATSH- Edmond Prifti
Përmes sloganit “Mbro dhe Promovo”, u çel gjatë mbrëmjes së djeshme një ekspozitë me 10 punimet më të mira fotografike të fotografëve profesionistë dhe amatorë, ndër 70 të tilla të përzgjedhura nga faza finale, një iniciativë e Revistës Art dhe Trashëgimi në bashkëpunim meCultural Heritage without Borders.
Ared Tagani dhe fotoja e tij me titull Galeria e Artit të Humbur, ishte fituesja e 10 punimeve më të mira si dhe e çmimit të akorduar gjatë mbrëmjes së djeshme, në mjediset e “Eu Info Center”. “Në të paraqitet një vajzë me shikim të drejtuar jashtë një dritareje, ku gjendet një vilë e vjetër tiranase, që sipas infove të mia (jo-zyrtare), është vilë e familjes Toptani.
Fotoja është një inskenim i një ekspozite arti, ashtu siç një person shikon një pikturë në ekspozitë, ashtu edhe vajza në foto shikon këtë “art” përtej kësaj dritareje”, përshkruan ndër të tjerash në diciturën e fotos fituese, Ared Tagani. Një rrugëtim në identitetin dhe vlerat trashëgimore shqiptare, ka thënë gjatë fjalës së saj drejtuesa e revistës “Art dhe Trashëgimi”, Ilda Mara, e cila vijoi se Sara Çapaliku dhe Irsida Bejo kanë punuar që nga muaji prill 2012, në ndërtimin e portalit online mbropromovo.tumblr.com e në ekspozitën që u hap sot në shtëpinë e evropës në Tiranë, për të vijuar në Berat, Shkodër dhe Gjirokastër.


“Mbro e promovo”, trashëgimia me sytë e të rinjve -PanoramA  


Ja dhe disa foto nga ekspozita. 

 
 
 
 
photos by diagstudio

Per me shume foto nga kjo hapje mund te klikoni ketu.

No comments: