© diagstudio |
Si e shikoni trashëgiminë kulturore shqiptare?
Revista Art & Trashëgimi në bashkepunim me CHwB dhe Bashkinë Shkodër
hap ekspozitën
Ditën e hënë, më 27 gusht 2012
në orën 19 :00
në Muzeun Etnografik , Shkodër
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Shkodër nga data 27 deri në 31 gusht 2012, për të vazhduar më pas rrugëtimin në Berat dhe Gjirokastër.
Mbro & Promovo është sllogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes përceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjte, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë kulturor.
Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës Art & Trashëgimi dhe e Cultural Heritage without Borders.
Organizatoret e konkursit dhe ekspozitës: Irsida Bejo, Sara Capaliku, Jonathan Eaton.
MOS MUNGONI!
No comments:
Post a Comment