Pages

Jul 30, 2012

Mbro & Promovo | Traveling Exhibition

Të Mërkurën, 1 GUSHT 2012  /  Wednesday, August 1 2012
19:00 h / at 7:00 pm
bëhet Hapja Zyrtare e / is the Official Opening of the 
Ekspozitës Shëtitëse / Traveling Exhibition 
TIRANË tek / in TIRANA at 
EU INFO CENTRE.


MOS MUNGONI !!!
DON'T MISS IT !!!

** Më shumë informacion mbi konkursin fotografik Mbro & Promovo 
mund të gjeni këtu, këtu & këtu.

** More information about the photo competition Protect & Promote 
can be found herehere & here.

poster design by diagstudio
invite design by diagstudio


Jul 29, 2012

Roadsworth - Arti kunder Naftes...

Ka nga ata qe nuk mjaftohen me fjale por kryejne vepra te verteta. 
Revoltohen me gjendjen ku ndodhen vete, miqte, familjaret, qyteterimi, kultura dhe moda..
Kjo ndodhi me kanadesin PETER GIBSON nje artist "rrugesh" qe me bojera dhe me spray ne dore krijon vepra te artit urban dhe e perqendron vemendje ne deshiren e tij: Ai deshiron te kete me shume rruge per bicikletat dhe te hiqet dore nga perdorimi i tepruar i makines duke perfituar edhe pastrimin e ambjentit. 
Keto foto qe do te shihni ne vijim jane pjese e PROTESTES se jashtezakonshme kunder varesise nga NAFTA dhe nga kultura e MAKINES. 

Qellimi i Peter eshte te vendose nje "shenje" te dukshme per te bere qe te depertoje sa me forte e me qarte mesazhi se: "...duhet te krijojme nje jete qe te jete sa me pak e varur nga ARI I ZI, ku bicikleta mund te  jete luani pra forca jone"








Artikulli i plote mund te lexohet ketu



Jul 25, 2012

Photography as Street Art

Fotografia përfaqëson realitetin apo krijon realitete të reja?

Fotografi JR, fitues i çmimit TED 2011, është një artist francez që trajton tema sensitive në vende të vështira. 
"Në vitin 2007, ai realizoi ekspozitën e paligjshme 'Face 2 Face', duke ngjitur portrete izraelitësh dhe palestinezësh, ballë për ballë në tetë qytete palestineze dhe izraelite, në të dyja anët e Murit Rrethues. Diçka e pamundur sipas ekspertëve."

Më poshtë është projekti i tij në Rio de Janeiro. Foto me fytyra dhe sy njerëzish janë vënë në rrugët, muret dhe çatitë e Favelave për të kapur vëmëndjen e publikut (rezidentë dhe vizitorë).
Është një ndërthurrje midis Artit dhe Veprimit që pasqyron, dyshon dhe kërkon angazhim, liri, identitet, dhe limit.


via WebUrbanist










Jul 23, 2012

Art Kontakt Festival 2012 | Propagando

Vazhdojmë të ndjekim të rejat më të fundit të ART KONTAKT FESTIVAL 2012
Për t'u informuar për eventin më të madh artistik të këtij viti lexoni artikujt në blog tek linket: 
këtu këtu.


We continue to follow updates on ART KONTAKT FESTIVAL 2012.
To know more about the biggest artistic event of the year, read our blog here & here.


WHAT? (Çfarë?)

Contemporary art
Performing art
Music experimental
Entertainment


WHO? (Kush?) 


ART KONTAKT FESTIVAL (Festival i Artit Bashkëkohor)

WHY? (Pse?)

Kriza, Sistemi dhe Ndryshimet  The Crisis, The System & Changes

WHERE? (Ku?) 

Keshtjella e Ali Pashes | Ali Pasha Castle
(Porto Palermo - Himarë, Albania)

WHEN? (Kur?) 

10-12 Gusht 2012 | August 10-12, 2012

Formati i Art Kontakt Festival është një format unikal për skenën artistike shqiptare, në formë dhe përmbajtje. Është një kombinim i artit eksperimental me zbavitjen, duke ftuar artistë
vizualë të konsoliduar dhe emergjentë (të rinj) me artistë që luajnë tendencat e muzikës eksperimantale elektronike. Pra, kijohet një hibrid me zhanre të tjera.

Në këtë edicion do të jetë dhe sektori i arkitekturës që do të japë ide vizione për një rikonceptim të zonave të tila ish-ushtarake që fare mirë mund të shndërrohen në zona arti dhe prurje kulturash ndërkombëtare.


Art Kontakt Festival is unique to the Albanian art scene, in form and content. It combines experimental art and entertainment by inviting established and emerging visual artists, as well as talents who play experimental electronic music trends. Thus, creating a hybrid of multi-dimensional genres.

This edition includes an architectural component that will offer ideas and visions to reconceptualize and transform ex-military zones (such as this one in Albania) into artistic territories and [inter]national cultural melting-pots.


Kjo është videoja promovuese që Propagando Company ka bërë për eventin më të madh artistik të vitit. 
Propagando Company has made this video to promote the biggest artistic event of the year.

Ndiqeni dhe shpërndajeni!!!
Watch and share it!!!
RSVP - këtu
RSVP - here




Jul 19, 2012

Photography / Carpooling

Te udhetosh me makine ju merr shume kohe dhe kushton shume para? Ne Meksike zgjidhja eshte me "carpooling".  Alejandro Cartagena beri nje projekt dhe fitoi cmimin  IILA-FotoGrafia



Fitoi cmimin  IILA-FotoGrafia ne konkursin e Festivalit Nderkombetar te Romes.  ALEJANDRO CARTAGENA  fotografon punetoret meksikane qe kursejne kohe dhe para per te shkuar ne pune...duke kaluar qytete. Ky studim social zbulon fenomenin   "carpooling".  


Con i suoi Car Poolers s'è conquistato il premio IILA-FotoGrafia, nell'ambito del Festival Internazionale di Roma. ALEJANDRO CARTAGENA immortala gli operai messicani che risparmiano soldi e tempo per andare a lavoro, attraversando città ormai troppo grandi e caotiche. Un'efficace indagine dal taglio sociale, che vi svela qualcosa sul "carpooling"...

I ka fotografuar nga lart, te shtrire, te mbledhur, te kerrusur, permbys, me barkun lart, brenda bagazheve / rimorkjove te makinave dhe furgone. Punetoret meksikane, ne udhetim drejt vendit te punes duke ndare rrugen, rutinen, veshtiresite dhe parate e pakta qe kane ne xhep...

 Li ha fotografati dall’alto, distesi, rannicchiati, accovacciati, spaparanzati dentro i vani posteriori di grosse auto e furgoni. Operai messicani, in viaggio verso il posto di lavoro, a condividere il tragitto, la routine, la fatica e i pochi spiccioli in tasca.


Artikullin e plote e gjeni KETU 



Jul 16, 2012

Angjelin Preljocaj | Revista Art & Trashëgimi

Angjelin Preljocaj: Arti të shpie drejt jetës..


Intervistoi Ilda Mara


Art & Trashëgimi, Nr 4, Tirana, Rikthimi i Muzave


Paris


Në një përsiatje mes artit dhe metafizikës, balerini dhe koreografi francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, shtjellon konceptin e tij për artin, kulturën e dyfishtë që ai mbart, e realitetin që na rrethon. Kushëriri i engjëjve, siç e quan Kadare, rikthehet në tokën e shqipeve në tetor të këtij viti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë me trupën e tij.
Çfarë ju ka mësuar arti dhe kultura juaj e dyfishtë në lidhje me raportin mes lirisë dhe kufizimit?
Në shtëpi ne flisnim shqip, këndonim shqip, dëgjonim muzikë shqiptare, dhe sigurisht që prindërit e mi na tregonin histori gjithashtu, e më pas në shkollë ishte kultura franceze, filozofia iluministe, historia e kartezianizmit, Dekarti etj. Mendoj që përfundimisht jam si shqiponja e flamurit shqiptar me dy krerë! Kjo kulturë e dyfishtë na ka pasuruar pa masë, sepse në të njëjtën kohë ne s’jemi tërësisht as shqiptarë e as francezë,  dhe po ashtu jam ai që jam. Një shqiptar për francezët, një francez për shqiptarët. E tëra kjo është një pasuri e madhe, si dhe një frymëzim gjithashtu. Atëherë, për sa i përket bllokimeve, lirisë dhe kufizimit, këto  janë koncepte që i kam hasur përmes baletit, sepse është vërtet diçka e veçantë në balet. Domethënë, kjo kërkon aq shumë punë, përpjekje me trupin tënd, për të vënë në lojë çdo herë të gjitha ato që ne dimë të bëjmë, dhe që ne mendojmë se dimë. Dhe kjo pikërisht ka të bëjë me të mësuarit në lidhje me lirinë dhe kufizimin, dhe s’jam aspak i vetëm që e mendoj këtë, edhe Igor Stravinski thoshte se liria është kufizim!  Kufizimi është një drejtim që të mundëson një liri të madhe.
Shkrimtari Paulo Coelho thotë se “baleti është një nga format më të përsosura të komunikimit me inteligjencën e pafundme.” Çfarë mësimi keni nxjerrë për ekzistencën për faktin se keni arritur përsosmërinë nëpërmjet artit tuaj?
Në lidhje me situatën e qenies njerëzore, për shkak të vertikalitetit të saj, ajo bëhet pothuajse gjeografikisht pjesë e universit. Është pak e çuditshme, çfarë po ju them, por unë besoj se qenia njerëzore në gjenezë nuk është e ndërtuar me të njëjtën lëndë, prandaj kemi më pas dhimbje të shpinës, e cila është një nga problemet që shfaqen më së shumti, qeniet njerëzore plaken, po kanë dhimbje shpine… Sipas mendimit tim, në nivel shpirtëror pozicioni gjeografik i qenies njerëzore, ndërgjegjja është pikërisht vertikalisht mes tokës dhe qiellit, dhe pyes veten shpesh nëse kjo pjesë e njeriut bën dhe veçantinë e tij. Dhe kjo më frymëzon shumë, në përsiatjet, reflektimet në punën time, dhe janë me të vërtet gjëra që më ngacmojnë pa masë.
Cila është kënaqësia më e madhe që ju ka dhënë baleti?
Kënaqësia më e madhe që më ka dhënë baleti është që të ndihem i plotësuar.  E dini që falë baletit jam ky që jam, d.m.th. baleti më ka bërë që të rizbulohem grafikisht. Baleti më ka bërë të zbuloj vetveten së pari, dhe më pas të shpalos veten time te të tjerët, dhe të zë vendin tim në botë me këtë.
Ju keni pasur raporte «të nxehta», për të mos thënë të dhunshme, me babanë tuaj, si ka evoluar raporti me të kur ju u bëtë i famshëm?
Do të thoja se i kam falur prindërit, dhe ata duhet të më falnin, sepse kam qenë një fëmijë trazovaç, tepër kompleks, isha një qenie… dhe e kuptoj ankthin e tyre tek më shihnin se ç’kah merrte jeta ime, sepse nuk arrita menjëherë te suksesi. Jam endur shumë në fillim deri sa gjeta rrugën time. Dhe në këtë endje, në këtë përhumbje të madhe, situata me prindërit nuk ishte e lehtë, por ajo që ka qenë më e vështira ishte sjellja e tyre me motrat e mia, në këtë pikë nuk pajtoheshim gjithnjë, dhe kjo nuk mund të kalohej lehtë.
Sipas jush, ne lindim artistë, apo bëhemi?
Besoj se njeriu bëhet artist! Besoj, megjithatë, se ne lindim asgjë dhe bëhemi dikush!
Cilin nga spektaklet tuaja do t’i këshillonit një publiku që se ka pasur shansin t’ju ndjekë?
Të fundit…
Ku e merrni më shumë frymëzimin: te jeta? Apo tek arti?
Pyetje interesante… Siç thotë Godart, filmi e bën jetën më interesante se filmi! Funksioni i artit është që t’i japë ndoshta jetës një interes më shumë. Arti është diçka që na shpie drejt jetës, që vjen nga jeta e pastaj merr sërish udhë drejt jetës…! Praktikisht, frymëzimin gjithsesi, e marr ose nga jeta, ose nga arti, s’ka rrugë tjetër! Mbase ka plot krijues që mendojnë se krijojnë nga hiçi, por unë them se jemi gjithmonë  pjesë e një vije të shkruar, e një historie! Histori artistike për shembull, ka pasur edhe para Da Vinci-t, Raffaelo-s, Velasquez-it, Rembrand-it, Picasso-së etj. Nuk biem nga qielli, jemi gjithmonë të vendosur diku, në një radhë…
A ndieni afërsi me artistë që ushtrojnë arte të tjera, e nëse po, me cilët?
Ah po, ndihem mjaft i afërt me shumë artistë, në radhë të parë me artistët me të cilët kam punuar, që më kanë ushqyer, kam parasysh këtu Shopenhausen, që ka pasur shumë rëndësi për punën time dhe ka qenë një model i vërtetë për t’u ndjekur, një figurë etike! Dua të them që nocioni i etikës është një nocion që mund të zbatohet në art! Është një mënyrë që të mund të ekzistosh në marrëdhënie me artin që bën, një lloj kodi moral, jo në kuptimin moral të moralistit, por të një lloj pozicionimi. Njoh shumë njerëz që thjesht zënë një vend pa u pozicionuar.
A ju ka ndodhur të mendoni si do të ishte jeta juaj në Shqipëri, sikur prindërit tuaj të mos e kishin marrë vendimin e të mos ia kishin dalë dot për t’u arratisur?
Po, e kam menduar shpesh dhe sidomos herën që u ktheva në Shqipëri, pas shfaqjes shkova në fshatin e tim eti, mes maleve. Dhe provova një gjë krejtësisht tronditëse kur ndjeva në thellësi të trupit tim se unë vija prej andej! Dhe e ndjeva fizikisht këtë! Më kishin thënë që babai im vinte nga ky vend, por kishte diçka që më lidhi thellësisht. Ishte një fat, e kur flitet për fat, flitet për rastësi, rastësia është forma që merr Zoti për të kaluar aty pa u vënë re!
Njëra nga motrat tuaja, duke folur për ju në familje, thotë: “ai ishte për ne si një dritare ndaj botës”. Ne shqiptarët e tjerë, krenarë për ju, mund të themi të njëjtën gjë. Do të kishit ndonjë mesazh për ta përcjellë tek artistët shqiptarë?
Edhe ata janë për mua një rikthim i kësaj që thoni ju dhe një jehonë gjithashtu, sa herë takoj Ismail Kadarenë, Luan Ramën, Anri Salën, Liri Begenë, dhe diskutojmë, ja kështu! Ndihem i përfshirë me ta dhe që bëjmë pjesë te një lëvizje e shqiptarëve që janë në fushën e artit dhe përmes kësaj i sjellim diçka Shqipërisë, një nxitje kolektive!
Atëherë, ju nuk jeni veç një dritare ndaj botës, ju mendoni se është një lëvizje e tërë! Cila është gjëja më e bukur që mund t’ju urojmë?
Të vazhdoj me krijimet e mia që na prekin të gjithëve, që na ndihmojnë të jetojmë më mirë, ta shohim…
(Marrë nga revista Art &Trashëgimi)



Jul 15, 2012

If Buildings Could Talk | Wim Wenders

**Creative Sunday Series

If Buildings Could Talk... by Wim Wenders

German film maker and artist Wim Wenders made - "If buildings could talk..." 
a 3D film shot with never-before-used equipment 
about the Rolex Learning Center 
shown at the Venice Biennale 2010.



-.-.-

Jul 14, 2012

FESTIVAL RAVENNA 2012 / AMBIENTI


Cos'è Ravenna2012:

E' un festival su rifiuti, acqua, energia; tre giorni di incontri di tipo informativo - formativo dedicati alle tematiche tecnico-economiche; è previsto un ricco programma di eventi culturali.


Deshiroj t'iu njoh me EVENTIN me te RENDESISHEM qe organizohet cdo vit mbi AMBJENTIT ne qytetin e Ravennes (IT). 

Quhet Festival mbi MBETURINAT, UJIN, ENERGJINE. 

Fjala FESTIVAL per te kuptuar shumellojshmerine e aktiviteteve qe perbejne kete EVENIMENT.  

Tre dite te mbushura me takime formuese dhe INFORMUESE ne lidhje me tematikat teknike si edhe ekonomike. 

Bashkengjitur programit organizohen nje sere 

Eventesh KULTURORE. 

SEPSE AMBJENTI LIDHET PANDARSHMERISHT ME 

ARTIN DHE KULTUREN!!!


26/27/28 SHTATOR ne RAVENNA (IT)


Edicioni i peste do te kete emrin "TE BESH LLOGARITE ME AMBJENTIN" Ravenna 2012. 

Ne kete FESTIVAL do te gjeni 

6 Konferenca - me te ftuar nga i gjithe globi, me kontribute te universiteteve, te kerkuesve, te ndermarrjeve, mass-media dhe bota e Shoqerive jo fitim prurese. 

16 Workshop - takime ku thellohen njohurite e fundit dhe shperndahet zhvillimet e arrira. 

20 LabMeeting (takime laboratorike) - ku kryhet formimi dhe informimi. Keto kurse jane me numer te mbyllur. 

12 Evente Kulturore - Kerkimi, njohja, inovacioni, arti dhe kultura te pare si terren ideal ne te cilin te nise nje menyre e re mendimi, veprimi dhe KOMUNIKIMI. 


Per me shume info mund te vizitoni faqen dedikuar ketij eventi. LABeLAB 

Jul 13, 2012

Communism & Youth | A Hollow Artifact With An Absent Public

Dokumentari HIÇ nga Inida Gjata ZHAKU.


Pjesa e Parë | Part One

A documentary about the Albanian people over the last 26 years, from the death of dictator Enver Hoxha until today. 
What is communism for the young generation? What caused the propaganda and what still causes  a poor and submitted society? Why history has to be removed? Why the society has to react and how? Why are we all part of a destructive society? Why is Nothing being such a big deal? This is the first part of it.




-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-


Pjesa e Dytë | Part Two

After the Pyramid was proclaimed Grave of the Dictator and after the building was considered the source of a Ghost, the decision was to demolish it and to build there a parliament to celebrate the 100 years of independence
But the citizens of Tirana started to protest uninterruptedly. First without any lights and medias and with hundreds of people. Until the day of a great Meeting of more than 6000 citizens against the demolishing of this building very important for the history and the city. This is the second part of it.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-



Jul 11, 2012

Revista Art & Trashëgimi | Tirana - Rikthimi i Muzave



Ka dalë në treg numri i katërt i revistës periodike “Art & Trashëgimi”, kushtuar qytetit të Tiranës.
Në këtë numër do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dosier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro-ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet.
E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, “Art & Trashëgimi” synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj.
Ky botim do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë gjurmët e procesit transformues të Tiranës. 
Në këtë numër të “Art & Trashëgimi” kushtuar Tiranës, do të gjeni artikuj e studime të shumë personaliteteve të njohur të fushës së artit, kulturës, letrave, historisë, si Aleksandër Meksin, Sulejman Dashin, Ardian Marashin, Emin Rizën, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjonin, Fatos Baxhakun, etj.

Art & Trashëgimi”  është botim i organizatës “Argjiro”, në
bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Ilda Mara
Drejtoreshë e Revistës Art & Trashëgimi  
 « Një tok plepash të gjatë shënuan ardhjen në Tiranë, në qytet të kopshteve, ku çdo shtëpi është si e fshehur në mes të pemëve e të luleve, në këtë qytet të përmbledhur e të qetë, i cili s’duket para se të shkelësh në prag të tij. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, megjithëse e vendosur në një pozicion me bukuri të rrallë natyrore, është e rrethuar me male nga të katër anët. » shkruan Faik Konica.

Një oaz paqeje, është përshkruar Tirana nga kalimtarët e të gjitha kohërave, megjithëse sot zhurmat e metropolit shqiptar ta prishin pak përhumbjen nostalgjike të Tiranës së dikurshme,  por  Tirana ka ende ato « skutat e saj magjike », ku si në çdo kryeqytet të botës mund të shëtisësh mes historisë dhe mitologjisë.  Janë pikërisht këto vende të lëna jashtë objektivit, si urë lidhëse mes të kaluarës dhe të tashmes që mund të diktojnë një portretizim ndryshe të Tiranës.
Në parkun e Pallatit  të Brigadave,  dikur rezidenca e familjes mbretërore, tek sodit muzat e Apollonit, ndihesh në paqe, një ndërthurje e të bukurës, historisë dhe natyrës. Në mitologjinë greke muzat, nëntë vajzat e Zeusit, konsiderohen si ndërmjetëse mes zotit dhe poetëve, e pikërisht kur sodit parkun magjepës të Tiranës të krijohet një ndjesi se koha ka ndaluar, dhe ti je vetëm i rrethuar nga natyra dhe monumentet. Një kopsht i vërtetë mitologjik, i ndërtuar  në vitin 1936, sipas modelit të Tempullit të Muzave nga skulptori italian Antonio Maraini.

Tirana me një histori relativisht të re, me pozicionin e saj qëndror si një pikëtakim aksesh të rëndësishme të komunikimit mes Lindjes, Perëndimit, Veriut dhe Jugut, u zgjodh  kryeqendra administrative e Shqipërisë në vitin 1920. Tirana moderne shndërrohetohet çdo ditë, e kaluara dhe e ardhmja s’kanë pothuajse aspak lidhje, metropoli shqiptar identifikohet nga ndërtesat dhe monumentet e qëndrës. Tirana të përngjan me një qytet që qëndron mes ëndrrës dhe realitetit, plot histori luftërash, përpjekjesh, dashurish.  Por mbase duhet një shikim ndryshe,  reflektim i kohës dhe i kujtesës ndaj vlerave dhe gjurmëve të lashtësisë që ajo mbart në pellgun e saj : si Varri i ashikut, Tyrbja e nuseve, kalaja e Petrelës, shkallët e Tujanit etj. Janë pikërisht  këto vende që e rrethojnë si aureolë qytetin  duke shpalosur një dimension tjetër  të Tiranës. « Një truall ku jeta dhe vdekja rrijnë të pezullta në një mjegull irreale e ku është aq ëmbël të heshtësh e të dëgjosh ritmin e gjërave të rrjedhshme në një paqe pa emër… » të tillë do ta përshkruante Italo Sulioti Tiranën.

Në këtë numër të revistës periodike Art & Trashëgimi, jemi përpjekur ta shfaqim Tiranën ndryshe, të sjellim tek lexuesi  dritë-hijet  e kryeqytetit shqiptar, cilat janë origjinat e Tiranës, lashtësia e saj, si u ndërtua Tirana, si u bë kryeqytet, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, historitë mesjetare të dashurisë, legjendat përreth saj, arti në kohën e komunizmit, traditat muzikore dhe veshjet karakteristike, njerëzit dhe personazhet që e bënë Tiranën. Pasuria e një portreti historiko-kulturor e artistik të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë. Ky botim do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë  gjurmët e proçesit transformues të Tiranës.


Jul 9, 2012

1 KORRIK 2012 - Maratona Vuno - Himare



"PER NJE JETE TE SIGURT NE RRUGE TE PASTRA"

Te djelen ne date 1 Korrik 2012 ishim ne fshtain Vuno. 
Zgjimi i ores 6.00 ishte ca i veshtire por kenaqesia e pjesemarrjes i tejkaloi te gjitha...
U mblodhem ashtu ngadale ne qender te fshatit
...nderkohe qe dielli i nje dite te nxehte filloi te perceptohej matane malit Mjergullosh!
Pjesetare te grupit "Lepitkat" zgjohen me veshtiresi...

       
 Ngadale, ca e nga ca...fillimisht te turpshem per te dale ne foto...
por pjesa me e madhe erdhi dhe kemi me se fundi nje kujtim me kete foto grupi!

1 Korrik 2012 Ora 06:00
                                           Porosite e vrapit, shperndarja e luleve...
"Takimi ne Qafe te Vishes, me lulet ne dore! Kush te doje e ben  me ecje."
Nisemi....                    


...me se fundi ne Qafe te Vishes

 Mberrijme te gjithe ne Qafe te Vishes...
Te paret kene mberritur vrapuesit, pastaj ata qe ecen me shpejt
 e se fundmi "grupi Lepitka"  : )



Ju shpjegoj se si ky aktivitet lidhet me aksidentin e autobuzit me studente qe ndodhi pak jave me pare...se si jetet tona cdo dite rrezikohen e tronditen nga aksidentet, nga shpejtesia marramendese vend e pa vend, etj...


Lule te fresketa hidhen ne kujtim te te rinjve qe humben jeten ne menyre tragjike 
ne aksidentin e 21 Majit 2012. 
Ata s'mberriten kurre ne Himare... 
Nje minute heshtje shoqeron kujtimin per ta!

Pak para se te vinim ne vendin e aksidentit kaluam disa sekonda me frymen e zene per shkak te nje zone ku behet, ne menyre manuale, ndarja e mbeturinave. 
Ky vend eshte nje "kosh" i madh mbeturinash dhe duket sikur ndot vazhdimisht ambjentin perreth! 
Ne te vertete vetem duke ecur (ose vrapuar) ne keto zona 
duket sikur te gjitha temat "preken" realisht...

Rinis vrapimi drejt Himares....Gjate ketij vrapimi kemi kohe te reflektojme mbi temat e lartpermendura!
Sigurisht nuk mungojne edhe momentet e defrimit e te argetimit. 
Ketu me poshte disa caste gazmore nga vrapimi!

           
        





Mberritja ne Himare per ne qe vrapuam / ecem per 8 km u kurorezua me nje hedhje 
ne detin JON i fresket dhe i paster...
Asnje i humbur; te gjithe arriten qellimin.  
S'ishte aspak e veshtire dhe mbi te gjitha na la nje shije te embel kjo arritje....
Duke u kthyer ne aktivitet tona te perditshme veme re sa u 
PASURUAM 
shpirterisht nga ky aktivitet...sa shume kemi ecur ne nje rruge 
qe eshte akoma e re dhe e paprekur nga te rinjte shqiptare!


FALEMINDERIT... 

Nje falenderim i veçante per AGNA GROUP qe na pajisi me bluza te bardha dhe vuri ne dispozicion ujin per te gjithe vrapuesit!

Parkour | Architecture as Playground

Filmi i Kaspar Astrup Schröder MY PLAYGROUND eksploron mënyrën si Parkour dhe Freerunning po ndryshon perceptimin e hapësirës urbane dhe si këto hapësira e ndërtesat mbi të cilat ata lëvizin po ndryshojnë.
I vendosur kryesisht në Kopenhagen, filmi ndjek Ekipin JiYo teksa eksploron qytetin dhe pengesat që ai paraqet.
Arkitekti Bjarke Ingels, fitues i shumë çmimeve dhe themelues i studios projektuese BIG, hipnotizuar nga mënyra si JiYo përcjell arkitekturën, e merr ekipin në ndërtesat e tij për të zbuluar dhe shpalosur aftësitë e tyre lëvizëse, të cilat mund të jenë po aq novatore sa vetë arkitektura e ndërtesave.
Filmi udhëton në mbarë botën nga Danimarka në Japoni, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina për të zbuluar në çfarë drejtimi po shkon lëvizja urbane.
Ëndrra e Ekipit JiYo është ndërtimi i parkut më të madh të Parkour-it në botë, por a nuk është më mirë që Parkour dhe Freerunning të bëhen në qytet dhe jo në një mjedis të caktuar?
Kaspar Astrup Schröder ka vendosur të shqyrtojë më nga afër mënyrën se si traceurs (gjurmëtarët) bashkëveprojnë me arkitekturën - duke u fokusuar mbi Parkour dhe lëvizjen urbane në hapësirat e qyteteve moderne nëpërmjet Ekipit JiYo dhe popullin që përcakton se si hapësirat janë formuar brenda qyteteve tona.



Kaspar Astrup Schröder’s film MY PLAYGROUND explores the way Parkour and Freerunning is changing the perception of urban space and how the spaces and buildings they are moving on are changing them.Mainly set in Copenhagen the film follows Team JiYo as they explore the city and encounter the obstacles it presents. Award winning architect Bjarke Ingels, founder of BIG Architects, is fascinated by the way Team JiYo convey architecture and takes the team to his buildings, to explore and unfold their skills, that may be just as groundbreaking as the architecture itself.The film travels around the world from Denmark to Japan, United States, United Kingdom, and China to explore where the urban mobility is heading.
Team JiYo has a dream of making the biggest dedicated parkour park in the world, but isn’t parkour and freerunning supposed to be in the city and not in a fixed environment?
Kaspar Astrup Schröder set out to more closely examine the way that traceurs interact with architecture - honing in on parkour and urban mobilty in modern cities spaces via Team JiYo and the people that determine how the space is shaped within our cities.

Jul 5, 2012

Art Kontakt Festival 2012 | Main Program

ArtKontakt organizon:


Keshtjella e Ali Pashës, 10-12 Gusht, 2012 (Porto Palermo)
Ali Pasha Castle, 10-12 August 2012 (Porto Palermo-Albania)

Informacion të përgjithshëm mbi Festivalin e gjeni në blog, në linkun e mëposhtëm: 

Art Kontakt Festival 2012 | Ali Pasha Castle

----------------------------------------------------------------------------

Ky edicion i 2012-s synon te hulumtoje impresionet, perjetimet, prespektivat dhe ndjesite qe arti po pasqyron ne kete moment historik, si rrjedhoje e krizes globale.

programi baze i "ART KONTAKT FESTIVAL"

E Merkure | 8 Gusht

Konferenca e shtypit në Tiranë

E Enjte | 9 Gusht

Pjesemarresit e festivalit, artiste dhe staff, rruges per ne Porto Palermo do te bejne nje ndalese dhe nje bisede te lire ne piken turistike te mrekullueshme te Zvernecit (Vlore), per te promovuar ne qarqet nderkombetare vlerat kulturore natyraliste te kesaj zone.

E Premte | 10 Gusht    
Porto Palermo 

ora 18.00
Ceremonia e hapjes së Festivalit
Koktel për sponsorit, gazetarët, dhe të ftuarit specialë

ora 19.00
Performance "The dreamers number 1" ne Qeparoin e Siperm (kuruar nga Klod Dedja)
...Ah Ah Qeparoi i Siperm....aty ku takova veten e rindertuar ne imazhe pa imazhe...aty ku imazhi qorton imazhin deri ne riqortimin e saj..

ora 20.00
Hyrja per publikun në ekspozitën "Kriza, Sistemi dhe Ndryshime" & performing live

ora 23.30 
Koncert & performancë Dj/Vj

E Shtunë | 11 Gusht

ora 10.00
Workshope: shkëmbim përvojash dhe idesh mbi praktikat artistike bashkëkohore

ora 19.00
Performance "The Dreamers number 2" ne Qeparoin e Siperm (kuruar nga Klod Dedja)
...Ah Ah Qeparoi i Siperm....aty ku takova veten e rindertuar ne imazhe pa imazhe...aty ku imazhi qorton imazhin deri ne riqortimin e saj..

ora 20.00
Vizita në ekspozitën "Kriza, Sistemi dhe Ndryshime" & performing live

ora 22.00
Dans kontemporan

ora 23.30 
Performance Dj/VJ

Gjate 2 diteve te festivalit, do te ofrohet performance magjepse zjarri nga Apostjon Thimjo (djali i zjarrit). Aftesia teknike, fantazia dhe kreativiteti do te bashkohen per ti dhuruar publikut te festivalit te Porto Palermos emocione te paharrueshme.

E diele | 12 gusht

ora 20.00
Ceremonia e mbylljes së festivalit

Nje seksion i vecante i quajtur "RiciklArt" mundesuar fale mbeshtetjes te Vodafone Albania, do ti dedikohet artit te riciklimit
Ne kete kete hapesire do te ekspozohet vepra instalative "DEBRIS SOUNDS" e perbere nga elemente te riciklueshen që prodhojnë tinguj muzikore.
(Projekt i ideuar nga artistet: Ermal Bezhani & Orjet Nazëraj)

Gjithashtu do te realizohet ndricimi i këndit “Go green” në kala, përmes paneleve diellore dhe baterive si promovues i energjisë diellore për turizmin vendas.

Sektori arte vizuale (te konfirmuar deri tani):

1. Beppe Calgaro,(fotografi)
2. Klodian Deda, (instalacion)
3. Aldo Aliprandi (performance & dans vertikal)
4. Marianna Andrigo (performance & dans vertikal)
5. Primoz Biznjak (fotografi),
6. Ergin Zaloshnja (Instalacion)
7. Gerta Oparaku ( Comics),
8. Jotti Ejlli (video instalacion)
9. Jovanka Popova (kurator)
10. Ivana Vaseva (kurator)
11. Heldi Pema (pikture)
12. Gordana Lebovic (kurator)
13. Vedran Vucic (kurator)
14. Snezana Arnautovic (performance)
15. Nikola Knezevic (performance)
16. Olga Dimitrejevic (performance)
17. Petra Kovacic (performance)
18. Sonja Pregrad (performance)
19. Nihad Kresevljakovic (performance)
20. Daphne Dragona (video instalacion)
21. Yannis Skoulidas (video instalacion)
22. Ilias Marmaras (video instalacion)
23. Klod Dedja (performance)
24. Cosimo Veneziano (site specific project)
25. Rezarta Zaloshnja (site specific project)
26. Sofia Caliqi (site specifik project)
27. Ermal Bezhani (instalacion/performance)
28.Orjet Nazeraj (instalacion/performance)
29.Cecilia Tirelli (kurator)
30. Arber Kadia (instalacion)
31. Indrit Sulo (grafit mural)

Sektori muzike (te konfirmuar deri tani)

1. Leonard Toma (Dj)
2. Erlind Basha (Dj)
3. Sofia Caliqi (Dj)
4. Mr.Nicerice (Dj)
5. Ilirian Pema (live music)
6. Flogert Shatraj (violine performance)
7. Eduard Hallulli (violine performance)

Nje kend i vecante do ti dedikohet Aromaterapise Alkimike.

Alkimia eshte arti i shnderrimit dhe Aromaterapia eshte nje metode antike qe kujdeset per mendjen dhe trupin, duke perdor vajra dhe aroma ne pergjithesi.

Ky kend do te kurohet nga Caterina Lazzarin Zago.
Webiste: http://natalibera.com/

Zona e festivalit do te jete nje zone krijuese ku ju, dashamires arti dhe artiste te te gjitha zhanreve ( fotografi, pikture, video, grafik, performance, muzike, dizain, etj) mund te shprehni talentin tuaj, te eksperimentoni, te frymezoni njeri tjetrin dhe ta shnderroni keshtjellen e Porto Palermos dhe gjithe territorin rreth saj ne nje zone krijuese dhe miqesore..


Ne zonen e Festivalit do te ngrihet nje kamping me cadra qe do te mundesohet nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu ne dispozicion te pjesemarresve do te kete ambulanca te ndihmes se shpejte te Ministrise te Mbrojtjes.

ART KONTAKT FESTIVAL ju mirepret!!!

PER TE RSVP NE KETE FESTIVAL BEHUNI PJESE E GRUPIT
ARTKONTAKT FESTIVAL & EVENTIT NE FACEBOOK.