Pages

May 31, 2012

Kultura dhe Puna / Cultura e Lavoro

...JEMI FANTAZMAT 

PAPUNESISE...


Menyra dhe zgjidhje qe na vijne nga bashkemoshataret tane; komshinj pertej Adriatikut!
Ja disa udhezime te vlefshme:
- Te ndryshojme kulturen tone rinore qe eshte nen infuencen e mendimeve clasike dhe konformiste shpesh here te korruptuar e te ndotur...
- Te ndihmoje nismen rinore si edhe ate femerore, te krijojme aleanca ndermjet familjes dhe karrieres.
- Te zhvillojme menyra jetese qe i pershtaten KOHES moderne ne te cilen gjendemi. 
- Te vendosim ne qender NJERIUN qe ka emer dhe nje bagazh, intelektual, kulturor e profesional per te zhvilluar IDE qe te krijojne mireqenie per te gjithe. 
- Te shpresojme se se pari kjo KRIZE e thelle mund te kalohet me punen e perbashket te te gjitha qenieve njerezore. 
- Mbi te gjitha na duhet te perballojme "luften kulturore" qe na vendos perprara ky Shekull: 
- TE EDUKOHEMI dhe TE RIEDUKOJME brezat e rinj me informacione e Kulture per te formuar alenaza te forta strategjike ne ndihme te arsimimit e Punes. 
- Te krijojme iniciativa personale ose kolektive qe te sherbejne ne rritjen e brezave!
Disa te rinj italiane nepermjet Projektit Policoro bejne nje pune te rralle dhe te vyer ne kete drejtim. 
(Shkruar nga Isabel Milazzo


Cambiamo la cultura, la nostra cultura giovanile, così tanto influenzata da un pensiero classicista e conformista, spesso corrotto ed inquinato, incentiviamo l’imprenditorialità, giovanile e femminile; 
Creiamo alleanze tra famiglia e lavoro, sviluppiamo modelli e stili di vita congrui ai nostri tempi moderni, mettiamo al centro la persona con il suo nome, la sua storia, la sua profonda e sacra identità;
Sviluppiamo idee che siano volte al bene di tutti, scommettiamo sulla cooperazione dell’essere umano;
Superiamo questa crisi che ci attanaglia facendo, in primis, la “battaglia culturale” del secolo: 
EDUCHIAMOCI e RIEDUCHIAMO i nostri giovani ad alleanze strategiche, quelle che, per prima cosa, vanno fatte con la cultura e la formazione, dove per cultura si sottintende anche quella legata al lavoro;
Alla creazione di impresa, individuale o collettiva che essa sia, allo sviluppo della persona umana ed al suo passaggio all’età matura. 
Quello che fanno tanti animatori di comunità d’Italia col loro contributo al Progetto Policoro. Auguriamoci, allora, di riscoprire, del lavoro e nel lavoro, la centralità umana, che conta più del posto fisso. 
(Scritto da Isabel Milazzo) 

May 30, 2012

Featured Artist | Mehmet Behluli

"O VENDI IM II..." / "OH MY LAND II..." by Mehmet Behluli



Zeta Galeri ka kenaqesine t'ju ftoje ne hapjen e ekspozites personale 
"O VENDI IM II...". Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 12 Qershor 2012.

Nje manipulim glacial i Mehmet Behlulit 
[...] 
Cikli i ri i Mehmet Behlulit, "O vendi im..." paraqet nje vazhdimesi te vrojtimeve te tija ironike dhe shpotitese pamore mbi realitetin.
Per prosedete e frikshme dhe kercenuese qe paraqet ne imazhet e tij, ai gjithnje zgjedh tituj te hareshem ("Fabula ballkanike", "Shtepia ne fund te qytetit", "Jeta eshte e bukur", "O Vendi im..."), qe shikuesin e vendosin ne nje limbo, ne ate cep qe ndane shpresen nga te keqijat dhe katastrofat. 
Kompozicionet e Behlulit ndertohen nga simbolet me elementare te sigurise (shtepia), te bukurise (lulet), te jetes dhe harese (dielli), te dijeve (librat) etj., por qe ai i paraqet te rrezikuara ose te gelltitura nga fuqite e erreta. Ne ciklet e mehershme Behluli i qullte simbolet e vitalitetit dhe te harese me njollat e bitumeni, per te rrefyer fatet e katranosuara nga represioni shteteror dhe luftrat.
Ne kete ekspozite ne Hapesiren manipuluese "Tetris", Behluli me pikturat e reja i thurr nje elegji vendit tone, duke gjetur nje motiv te ri vizual per te keqen ne sorrat dhe glacat e tyre. Kjo perzgjedhje nuk eshte arbitrare, ngase tufat e sorrave shpesh dominojne mbi qiellin e Prishtines, dhe glacat e tyre sulmojne gjithandej. 
Ndonese sipas nje paragjykimi te perhapur, nje glace qe te bie mbi koke ose supe do te thote, fat apo fitim, ne pikturat e Behlulit sorrat dhe glacat me pare perjetohen si "banaliteti i se keqes".
Zberthimin e metafores se glaces mund ta beni sipas deshires, nga ato metafizike, deri ne aluzionet mbi politikat aktuale.
Shkelzen Maliqi
21 Qershor 20120
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Zeta Galeri has the pleasure to invite you to the opening of the solo exhibition 
"OH MY LAND II..."The exhibition will remain open until June 12, 2012.

A poopy manipulation of Mehmet Behluli 
[..] 
The new cycle of Mehmet Behluli, "Oh, my land..." ("O vendi im..."), presents a continuity of his ironic observations and his witty vision on reality.
For his scary and threatening pieces that he presents in his images, he always chooses blissful titles ("Balkanik fables", "The house in the end of the city", "Life is beautiful", "Oh, my land...") that put the viewer on a limbo- in the corner that divides hope from evils and disasters.
Behluli's compositions are built on the basic symbols of security (home), beauty (flowers), life and harmony (sun), knowledge (books), etc. - which he portrays endangered or swallowed by the dark powers. In previous cycles, Behluli would soak the symbols of vitality and bliss with bituminous stains in order to tell the stories of devastating fortunes of governmental repression and wars.
At this exhibition in "Tetris", with new paintings, Behluli sings an elegy to our country by finding a new visual motif of evilness in crows and their poop. This selection is not arbitrary since flocks of crows often dominate the sky of Prishtina while attacking with their poop all over the place. 
Although according to a widespread prejudice, getting bird poop on your shoulder means good luck; in Behluli's paintings crows and their poop are portrayed as "the banality of evilness".
Breaking down of the poop metaphor can be made based on the individual will - from the metaphysical aspects to the allusions of the current politics.
Shkelzen Maliqi
June 21, 2010



May 28, 2012

Guest Writer | Niera Rumano

Niera Rumano ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane, ku dhe ka mbaruar shkollen 8-vjecare dhe ate te mesme. Studimet e larta i ka ndjekur jashte, ne degen Ingegneria Edile-Architettura U.E. Laurea specialistica a ciclo unico quinquenale ne universitetin La Sapienza ne Rome. Ne vitin 2009 eshte shkruar ne Urdherin e Inxhinjereve te Romes. Ka punuar part-time deri ne prill te 2009, kur u be pjese e Studio Carrara International ne Rome, aty ku punon edhe sot. 
Niera ishte pjese e nje grupi te rinjsh qe moren pjese muajin e shkuar ne Kampin Regjional te Restaurimit ne Gjirokaster e organizuar nga Cultural Heritage without Borders. Ne vijim eshte eksperienca e saj.

nga  Niera Rumano

Eksperience ne 8th Regional Restoration Camp CHwB
Gjirokastra qyteti magjik

Antigonea | photo by Niera Rumano

Trashegimise kulturore ne Shqiperi nder vite nuk i eshte dhene rendesia, kujdesi dhe vemendja e duhur. Duhet kuptuar qe nuk jetohet vetem per veten, por edhe per te trasheguar ne breza kete pasuri qe na eshte lene gjate viteve per te patur nje deshmi per historine kulturen dhe vlerat e nje shoqerie te shkuar qe pasuron edhe te ardhmen.

Shume prej zonave arkeologjike, godinave me vlere, qendrave historike ne Shqiperi kane nevoje per konservim, restaurim e  mirembajtje dhe jo vetem kaq por shume zona jane akoma te pa zbuluara. Ne te gjithe vendet e botes  pasuria kulturore konsiderohet si nje e mire kolektive qe shton vlerat e nje vendi.

Ne kohet e findit ve re nje levizje edhe ne Shqiperi ne kete drejtim, ja pse dhe pjesemarrja ime ne kete Camp me qellimin  e njohjes me nga afer te problematikes se trashegimise kulturore te vendit tim.

Shpesh me  habit indiferenca e njerezve ose ndoshta mos pasja e ndergjegjes mbi rendesine e ambientit qe i rrethon. Organizimi i aktiviteteve te tilla nuk eshte vetem nje gur i vogel qe i shtohet murit te historise por edhe nje shembull per te sensibilizuar banoret e paket qe akoma jetojne ne qytete historike te mrekullueshem si ai i Gjirokastres.

Fillimi…

Mengjes, fytyra te reja asnje i njohur por secili me nje ide te veten mbi kete eksperience. Disa jane thjesht kurioze, disa te detyruar e disa te interesuar mbi mesimin didaktik te teknikave te restaurimit te objekteve qe mbartin nje vlere te madhe te trashgimise sone kulturore.

Drejt punes | photo by Niera Rumano
Nis puna …

Kurjozitet ne syte e te gjitheve. Pjesa teorike eshte ne linja shume te pergjithshme, me tematika te ndryshme qe mund te cojne edhe ne corientim ne kete pak hoke te ngjeshur pa patur mundesine e kuptimit ne thelb te disa koncepteve rrenjesore te kesaj tematike kaq te gjere,  pak referime e analize te objekteve ku duhet te nderhyjme. Shpesh kur ndodhesh ne mesin e nje fushe shume te gjere ne pamundesi kohe mjafton shtrimi i problemit ne menyre te thjeshte me pak rregulla thelbesore e te qarta per t’u dhene strumetet e duhura edhe personave jo te fushes qe cojne drej zgjidhjes. Dhe ja qe na pret edhe pjesa praktike ne te cilen mund te prekim me duart tona historine dhe te komunikojme drejt perdrejte me te, duke patur parasysh se pari respektimin e kohes qe e ka pershkuar. Ve re se kush me pare e kush me vone ne menyre instiktive behen pjese e aktivetetit qe i perket. Kontributi ne mirembajtjen e nje catije, restaurimi i dritareve, nderhyrja ne suvate qe solli edhe zbulimin e disa pjeseve dekoruese te paparashikuara dhe nisja e nje projekti qe do beje te mundur vizitimin dhe njohjen e zones arkeologjike te Antigonese bejne qe te gjithe te jene krenar per punen. Ne fillim edhe pronaret e shtepive ku nderhyet jane paksa mosbesues e nuk afrohen per te komunikuar, shpjeguar e per te na bere pjese e historise se tyre, ndoshta sepse thjesht historia, tradita eshte veshtire te pershkruhet, ajo eshte cdo cast, cdo marrje fryme, levizje qe ato mure mbajne nder vite dhe ne me kohen fillojme te perceptojme pa fjale vleren. Eshte veshtire te kuptosh momentin kur njesohesh me kete trashegimi, por kjo ndodh vetvetiu. Kuptohet ne syte e tyre qe jane te kenaqur me punen tone dhe qe ju sherbeu si shembull kjo dashuri nga ana jone per ato mure, cati, dritare qe mbajne perbrenda jeten e tyre.  Shembull ky qe ju ben te kuptoje qe nuk duhet konservuar thjesht funksioni nepermjet materialeve te reja e me te thjeshta per t’u perdorur, por rendesia e konservimit te identitetit te qytetit qe eshte pjese e identitetit te vete personit.

Rregullimi i catise | photo by Niera Rumano
Restaurimi i dritareve | photo by Niera Rumano
Dhe ja ku cdo gje mbaroi…

Shpesh here nisim nje eksperience me nje obiektiv te caktuar por pasi kemi pershkuar ate pjese rruge kuptojme se sa ndryshe nga pritshmerite tona eshte. Nisesh me idene e dickaje praktike, didaktike, me deshiren e thjeshte per te mesuar me shume e kthehesh me ndiesi qe jane te veshtira te pershkruhen… ke prekur historine!

Ndoshta ka te beje pikerisht me kete qytet magjik, Gjirokastra! Ja kush eshte magjia e qyteteve qe kane kaluar nder vite e kane ardhur ne ditet tona, ato kane energjine e akumuluar, shnderruar, e percjelle nder vite me force deri ne ditet e sotme e cila deperton thelle ne indet tona ne menyre te fshehte, misteriose duke mbetur brenda nesh edhe pasi e kemi lene pas kraheve.

Keto rreshta te marra nga “Kronike ne gure” te Ismail Kadarese me erdhen ne mendje ne rrugen e kthimit nga Gjirokasta per Tirane.
….“Të gjitha këto po më vinin ndër mend në një mënyrë krejt të parregullt, ndërsa po lija prapa shtëpinë e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtëpi që ngrihej rrëzë kalasë, dhe po zbrisja tatëpjetë bokërimave, nëpër rrugën e ngushtë, që përsëri kishte lëvizur. Copëra kujtimesh, gjysma frazash apo fjalësh, bishta ngjarjesh të parëndësishme, ndërprisnin njëra-tjetrën, shtyheshin, kapeshin për veshi apo për hunde me një gjallëri që shtohej bashkë me shpejtësinë e hapave të mi.”
Keshtu rendnin mendimet brenda meje ne castet e fundit te kesaj eksperience te pare thjesht nga syte e mi.
Shpresoj qe kjo eksperience te kete lene gjurme te thella tek te gjithe pjesemarresit e te vazhdojne veprimtari te tilla.




May 24, 2012

Open Invitation | Mbro & Promovo Konkurs Fotografik


Konkursi Fotografik per Trashegimine Kulturore Shqiptare

Mbro dhe Promovo trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore shqiptare. 

Fotografia fituese do te marre nje cmim prej 300 euro.


Finalistet e perzgjedhur do te jene pjese e nje ekspozite shetitese neper Shqiperi.
Keto foto do te botohen gjithashtu ne numrat e ardhshem te revistes periodike Art & Trashegimi.

Nese keni:
- Foto monumentesh, vendesh kulti te klasifikuara monument kulture si kisha, xhami dhe teqe te vjetra,
- Foto nga koncerte polifonike, ose aktivitete folklorike qe hyjne ne kulturen shpirterore,
-Foto te peisazheve natyrore me vlera kulturore dhe historike...
Te gjitha keto te kene nje shkrepje artistike, nga nje kendveshtrim artistik.


dërgojini fotot me e-mail në mbro.promovo@gmail.com deri në 30 maj 2012 



May 22, 2012

....

Popull i dashur dhe i mjeruar 
zgjohu! 
Merre seriozisht jeten!
Beso 
ne te ardhmen tende dhe 
ndertoje ate mbi baza te forta... 
Kontrolloje terbimin 
dhe jepi kurajo deshperimit! 
Te kerkosh nje jete me te mire, me te sigurte 
brenda kufijve te ketij vendi:
nuk eshte krim 
por vetem e DREJTE njerezore!

Sot Shqiperia eshte 
ne dite zije....

May 21, 2012

Bulevardi i Tiranes -Fituesi | Boulevard of Tirana -The Winner

via Arch Daily


Fituesi i Konkursit per Zgjatimin e Bulevardit te Tiranes dhe Lumit Lana




Grimshaw Architects eshte fituesi i konkursit per Zgjatimin e Bulevardit te Tiranes dhe Lumit Lana. Konkursi ka paraqitur nje strategji gjitheperfshirese te bazuar dhe te ndertuar sipas identitetit kombetar te qytetit- vecanerisht elementeve te infrastruktures ujore dhe bulevardit kryesor qe ben lidhjen e tyre. Gjithashtu, nje pjese e rendesishme e kesaj thirrje ka qene integrimi i rrjetit te transportit (rrugeve) – nje transformim i mbare qytetit per te permiresuar infrastrukturen dhe rigjallerimin e eksperiences qytetare.


Courtesy of 

Deshirat per qytetin dhe rezultatet e propozimit i kane kushtuar vemendje ndertimit te komunitetit dhe menyres se jeteses ne Shqiperi. Klima eshte e perkryer per aktivitete jashte ne natyre. Prandaj dhe strategjia e pare qe Grimshaw prek, eshte realizimi i eksperiences se qytetit ne nivelin e gjelberimit dhe rrjetit ujor. Projekti propozon nje shetitore pergjate lumit Lana qe perfiton nga terreni gjeografik i Tiranes. Gjithashtu, ai propozon nje sistem te gjere platformash te gjelberta, te cilat fillojne ne bulevardin qendror dhe perhapen neper qytet, duke e mbushur ate me kopshte dhe parqe.

Courtesy of 


Strategjia perfshin formalizimin e sistemeve rrugore te qytetit, duke krijuar nje hierarki qe punon brenda shkalles se lagjeve te propozuara. Keto te fundit jane plot me programe qe ofrojne nje infrastrukture sociale per rritjen dhe qendrueshmerine e seciles prej tyre. Lagjet percaktohen nga inkorporimi i natyres ne rruget e qytetit se bashku me tiparet dalluese te arkitektures. Parregullesia dhe diferencimi i objekteve sugjerojne se Grimshaw ka konsideruar menyren si qyteti do te perjetohet vizualisht dhe si qendrat e interesit do te percaktojne lagjet e ndryshme. Po ashtu, strategjia inkorporon vendbanimet joformale ekzistuese dhe rolin e tyre ne vizionin e qytetit.

Transporti i qendrueshem eshte nje pjese teper vitale e projektit qe sjell rritje ekonomike me alternativa me cilesore.

Courtesy of 
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Problemi i qytetit nuk eshte mungesa e projekt ideve apo deshires per ta shnderruar ate ne nje kryeqytet te denje europian, por eshte realizimi strategjik apo i plote i tyre. Ne Tirane ashtu si dhe ne qytete te tjera shqiptare, realizimi i projekteve te ndryshme per permiresimin e cilesise se jeteses, qofshin keto per ujin, rruget, arsimin, ambientin, etj. eshte pothuajse minimal. Nga 100% qe eshte realizimi i plote per te arritur tek objektivat dhe rezultatet qe mund te kete projekti, ne kete vend pjesa me e madhe realizohen diku tek 5-25%, nje pjese mjaft e vogel dhe jo signifikante per te patur jo vetem permiresim, por edhe zhvillim te kushteve te jeteses dhe kapacitetit te shoqerise civile per ta mbajtur qytetin ne nivel europian, e jo me ate human. 
- Atehere cfare do te ndodhe me Tiranen?
- Cfare do te ndodhe me kete projekt, kete vit, pas nje viti apo dhe 5 vjetesh?
- A do te jete ai nje udheheqes konkret per ndryshimin e sjelljes shoqerore ndaj njeri-tjetrit, vendbanimeve, lagjeve, gjelberimit, trafikut dhe ekonomise se qytetit?
- A do t’i jepet shanci per t’u realizuar qe te sjelle nje ndikim pozitiv ne eksperiencen e kryeqytetit?
- Edhe per sa vjet do te flasim e te zihemi per nje masterplan imagjinar, nderkohe qe trafiku na kercenon jeten cdo dite, ndotja ambientale na shkaterron mushkrite dhe hapesirat publike, per te shijuar ate qe duhet te na ofroje jeta ne nje qytet, fillojne dhe mbarojne neper kafene apo brenda ne shtepi tek televizori.
Koha dhe durimi i banoreve do ta tregoje, ashtu sic ka bere deri me sot. Por koha ka ndaluar, gje qe shfaqet ne pasivitetin qytetar. Nese gota ka qene gjysem plot, tani eshte permbysur fare. Po iu pershtatem thatesires dhe nuk ndoqem ujin atehere eshte nje beteje e humbur, nje jetese e humbur.



May 19, 2012

Workshop Europian | Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)


Bashkia e Beratit 
në bashkëpunim me 
Shoqatën Franceze të Qyteteve të Historisë dhe Artit 
organizojnë në datat 4-5 Qershor 2012 në Berat:

Workshopin Europian:
Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)”


Në Workshop pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shumë qytete të historisë dhe artit në Europë dhe ekspertë Europianë të fushës së planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit eksperienca të lidhura me zhvillimet urbane në Sitet Historike dhe të Artit. Ky event do të shoqërohet edhe me një takim të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Historike të Shqipërisë , ku do të diskutohet rreth krijimit të Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë dhe me nje tur studimor në Sitet Historike dhe Kulturore të Qytetit të Beratit.

Ju lutemi të plotësoni Formularin e Pjesëmarrjes dhe t’a dërgoni në këtë adrese e-maili brenda datës 
25 Maj 2012: bashkiaberat@yahoo.com
Për cdo pyetje apo sqarim mund të na kontaktoni në këtë adresë e-maili: bashkiaberat@yahoo.com




May 17, 2012

Featured Artist | Sara Çapaliku

UNDERGROUND by SARA ÇAPALIKU


Ne Zeta Galeri eshte hapur ekspozita fotografike UNDERGROUND


Per kedo qe udheton per diku larg, vendi ku gjen sadopak ngrohtesi jane kafet, restorantet e brenda tyre zona e sherbimit, qe ne te shumten e rasteve instalohet nen toke.
Askush nuk kujtohet per rendesine e kesaj zone.
Kete do te kete konstatuar edhe Sara Çapaliku gjate udhetimit te saj ne baret apo restorantet e Atij vendi tjeter.
Artistet e rinj shpesh dalin ne tema intriguese e ne gjetje artistike te papritura, ashtu sic po ndodh me kete ekspozite, ku vemendja perqendrohet ne nje motiv te thjeshte e ne imazhe te zakonshme, te cilat jo kujtdo i terheqin vemendjen.
Bari i zhurmshem me ecejaket e veta, mbushur me tinguj e melodi, dhe kor pa fund fjalesh, bie ne kontrast me nje tjeter ambjent, diku underground, ku cilido prej nesh ne intimitetin e vet, shoqerohet cuditshem nga nje kategori tjeter personazhesh qe gjenden nder fotografi, postera dhe deri nga objekte sherbimi e mure te shkruara, qe mbesin si e vetmja lidhje me bisedat e thashethemet ne tavolinat e salles se pare.
Gjithsesi duke hapur nje dere e zbritur disa kembe shkalle, mbas nderprerjes se menjehershme te zhurmave, per nje cast ne mendje te vine qindra ngjarje, me skena takimesh te dyshimta, plot histori undergroundesh (mbresa konfuze filmash) qe per nje moment te bejne te besosh se je edhe ti pjese e tyre.
Ne rastin tone underground-i eshte vendi ku jane percaktuar shume qarte dy drejtime: Burra - Gra. Ato i bashkon nje estetike marredheniesh krejt njerezore, qe nuk lene mbas aspak emocionin dhe pasigurine qe ndjen kur je vetem.

EDI HILA

May 16, 2012

Mbrojtja e Monumenteve...

Kemi filluar te mendojme per nje monument qe te deshmoje 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise te shtetit Shqipetar...
Shume shtete festojne me buje e zhurme, me organizime nga me te mrekullueshmet pervjetoret e festave kombetare...edhe Shqiperia pergatitet te festoje "denjesisht".
Kjo kronike tregon shume qarte se ne vend qe te duam "pulen e botes" duhet se pari te sajohemi me kete pulen e shkrete shqiptare...
Kerkuam nga te kater anet nje ARTIST qe te bente nje KRIJIM te denje per 100 vjetorin. E gjetem apo u gjend ne momentin e duhur (thuajse shume vone).
Kemi vendosur edhe "bocetin fitues".
...por pyetja ime eshte kjo: c'beme keto vite nderkohe qe monumente kulture, nderi dhe lavdie, lapidare apo varre jane tashme ndertuar dhe vazhdojne te ekzitojne ne truallin e ketij kombi te pergjakur luftrash?
Nuk dua te kritikoj askend por kritikoj se pari veten time dhe perpiqem te gjej nje menyre per te "demshperblyer" neglizhencen personale lidhur me kete teme.
Ruajtja e monumenteve eshte DETYRE e popujve qe jetojne dhe duan te krenohen/zemerohen me ate qe ishte, eshte dhe do te mbetet HISTORI...
Pse gjithmone perçmojme ate qe kemi dhe nuk PAJTOHEMI me realitetin? Mendoj se duhen vleresuar si te mirat ashtu edhe te metat per te kuptuar ku duhet korrigjuar dhe perfeksionuar stili.

Ky dokumentar eshte i denje per komente dhe reflektime personale...
Jeni te ftuar te mendoni sikur te ishit PERfACTs dhe le te provojme se c'mund te ndodhe nese krijojme alternativa!


May 15, 2012

Bulevardi i Tiranes | The Boulevard of Tirana

TANI | NOW

Projektet Pjesemarrese | Participating Projects

Finalistet | The Finalists

Fituesi do te shpallet ne 16 Maj | The winner will be announced May 16th

Profesioniste dhe Amatore: Cilat jane mendimet tuaja mbi kete konkurs dhe projektet finaliste?
Professionals and Enthusiasts: What are your thoughts on this competition and the finalists?



May 14, 2012

Featured Artist | Anri Sala


Franca do të përfaqësohet nga Anri Sala, artist me origjinë shqiptare, në ekspozitën e 55-të ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Bienalen e Venecias.

Pas konsultimit me një grup ekspertësh, Xavier Darcos, Presidenti i Institutit Francez, i propozoi Z. Alain Juppé, Ministër Shteti, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, dhe Z. Frédéric Mitterand, Ministër i Kulturës dhe i Komunikimit, Anri Salën për të përfaqësuar Francën në Bienalen ndërkombëtare të artit bashkëkohor të Venecias në 2013-n.



Anri Sala (për më shumë këtu) është lindur më 1974 në Tiranë, Shqipëri. Ai i përket brezit të fundit të artistëve të rritur në regjimin komunist në Shqipëri dhe brezit të parë që hyri në kontakt me botën e artit ndërkombëtar. Filmat e tij të parë, në fund të viteve ’90, i referohen ideologjisë së imponuar në vendin e tij dhe rolit utopik të artit në gjetjen e një vizioni të ri social. Pasi kreu studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë (1992-1996), shkoi në Francë ku frekuentoi Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, në Paris (1996-1998) dhe studioi në Le Fresnoy, në Tourcoing (1998-2000). I njohur në skenën ndërkombëtare që prej 15 vitesh, është përzgjedhur për bienale të shumta si ajo e Berlinit (2001, 2006), e Moskës (2007), e San Paolos (2002, 2010), e Sidneit (2006) dhe e Venecias (1999, 2001, 2003). Ndër ekspozitat e tij individuale mund të përmendim Kunsthalle Wein (2003), Musée d’art moderne de la Ville de Paris (2004) si dhe Museum of Contemporary Art (North Miami) dhe Contemporary Arts Center (Cincinnati 2008-2009), pastaj Serpentine Gallery (Londër), në NMAO (Osaka, Japoni) dhe në Musée d’art contemporain (Montrealit) në vitin 2011. Ai ka marrë çmimin e artistit të ri në Bienalen e Venecias në vitin 2001.
Vepart e tij janë pjesë e koleksioneve shumë të njohura, si ato të Art Institute of Chicago, të Pinakothek der Moderne (Mynih), të MoMA (Nju Jork), të Centre Pompidou (Paris) dhe të MUSAC (Leon).
Ai do të ketë monografinë e parë të madhe në Centre Georges Pompidou, nga data 2 maj deri më 6 gusht 2012, në Galerie sud, Niveli 1 dhe do të marrë pjesë në ekspozitën "Les espaces de mémoire" (Hapësirat e kujtesës) në Kunsthalle të Dyseldorfit.
Anri Sala jeton dhe punon mes Parisit dhe Berlinit; ai përfaqësohet nga Galerie Chantal Crousel në Paris, Marian Goodman Gallery në Nju Jork, Hauser & Wirth në Zyrih dhe Londër.
(via here)

May 13, 2012

Foto dhe Ide...


William J. Cunningham, lindi ne 1929, eshte nje fotograf mode i gazetes New York Times i njohur per fotot e tij te vjedhura ne rruget e Manhattan, ku zakonisht ben xhiro me  biciklete ne kerkim te tendencave per te pasuruar rubrikat e tij ne te perjavshme “On the street” e “Evening hours”. 
Nxirrni bicikleten dhe dilni neper rruget e qytetit...sa te reja do te zbuloni kur ndryshoni kendveshtrim nga nje kalimtar kembesor i thjeshte i perditshem ne nje `ciklist` amator! Ndoshta duke pare kete video ju lind deshira per te  perfituar nga kjo drite e mrekullueshme e diteve te majit per te dale dhe fotografuar qytetin ku jetoni...  Perfitoni nga ky diell i ngrohte dhe nga kontrastet e embla pranverore per te bere foto karakteristike!



*Lexo te plote

May 12, 2012

Shqiperia - Arberia - Albania - Iliria

- Between the East and the West,
- Between Bazzars and classical ancient monuments,
- With fascinating landsacpes,
- With ancestral traditions,
- A unique and ancient language
A thousand years of history under influence of thousands of culture and various religions...


- Tra Oriente e Occidente,
- Tra Bazaar e monumenti classici,
- Con una natura affacinante,
- Con costumi ancestrali,
- Con una lingua unica e antica,
Una storia millenaria sotto l'influenza di mille culture e di diverse religioni....


- Ndermjet Lindjes dhe Perendimit,
- Ndermjet Pazareve dhe monumenteve te historise klasike,
- Me nje natyre marramendese,
- Me kostume te lashta popullore,
- Me nje gjuhe unike dhe antike,
Nje histori shekullore nen influencat e mijera kulturave dhe besimeve te ndryshme....

Ne dokumentarin e Institutit "LUCE" do te keni mundesine te ndoqni pamje filmike qe ndoshta nuk i keni pare kurre. Ne nje pershkrim te detajuar dhe te komentuar nga historiane te huaj dhe vendas flitet kryesisht per 100 vitet e shtetit shqiptar.
PYETJE: 
Sa ndryshime gjeni ne Shqiperine e sotme?
Cila periudhe ndryshon totalisht nga e sotmja ku jetojme?
Ne cilen periudhe do te donit te ktheheshit?

May 10, 2012

Muaji i Evropes ne Shqiperi | Maratona e Arkeologjise

Sot & Neser | 10 & 11 MAJ 2012:


Maratona e Arkeologjisë zhvillohet në kuadrin e Muajit të Evropës 2012, në Qendrën e Informacionit të Bashkimit Evropian. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Në kuadrin e Muajit evropian 2012, Ambasadori i Delegacioni të Bashkimit Evropian, Z. Ettore Sequi, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Znj. Carola Muller-Holtkempler, Ambasadorja e Republikës së Francës, Znj. Christine Moro dhe Ambasadori i Republikës së Italisë, Z. Massimo Gaiani kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në :

Maratonën e Arkeologjisë
Të enjte 10 maj 2012, ora 11:00 në Itali,
Të enjte 10 maj 2012, ora 18:00 në Itali,
Të premte 11 maj 2012, ora 18:00 në Francë,
Të premte 11 maj 2012, ora 19:00 në Gjermani.



"Bashkimi Evropian dhe trashëgimia kulturore shqiptare" është tema e "maratonës arkeologjike" që delegacioni Evropian, i  drejtuar  nga Ambasadori,  Sh. T. Ettore Sequi dhe Instituti Italian i Kulturës, ofrojnë për datën 10 maj, në kuadër të iniciativave të javës së dytë të Muajit Evropian, dedikuar zgjerimit të   BE-së. Shumë i pasur do të jetë    programi i ditës,  me dy konferenca  arkeologjike, të ndjekura nga 
projektimi i dokumentarit “Shqipëria: historia e zhytur. Nga projekti Liburna te mbetjet e anijes spital PO i M. Alessandro, Mario Mazzoli dhe Giuliano Volpe. Konferencat do të mbahen nga Prof. Sara Santoro Bianchi, Profesoreshë e Historisë së Artit Grek dhe Romak në Universitetin "Gabriele D'Annunzio" Chieti Pescara dhe shefe e misionit italian arkeologjik në Durrës - i cili këtë vit feston dhjetë vjetorin e tij - dhe 
do t'i kushtohen ish-kryeqytetit të Shqipërisë. Si për vjetërsinë e vendbanimeve të tij, ashtu edhe për funksionin e portit të tij, Durrësi përfaqëson historikisht dhe idealisht një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, një rrugë të çmuar drejt Evropës.
E para nga dy konferencat, të cilat do të zhvillohen pranë Qendrës së Informacionit të Delegacionit Evropian, do të ketë si protagonistë shkollat. "Thesaret e së kaluarës, thesaret  e së ardhmes: arkeologët evropianë dhe shkollat shqiptare  për mbrojtjen e qytetit të lashtë shqiptar të Durrësit",  është titulli i takimit, i cili do të fillojë në orën 11 dhe do t'i kushtohet kryesisht nismës " Të kujdesemi për të kaluarën 
tonë”, realizuar nga shkolla  “V. Perdushi" në vitin 2011, për mirëmbajtjen e zonës 
arkeologjike të amfiteatrit romak. 
Konferenca e dytë, "Arkeologjia e qytetit, arkeologjia për qytetin: rasti i Durrësit në  kuadër të mbrojtjes  evropiane të  qyteteve të vjetra  mesdhetare  dhe vazhdimësia e jetës", është planifikuar në orën  18 dhe do të fokusohet pikërisht mbi "Rastin e  Durrësit." Në vitin 2003, misioni arkeologjik italian, bashkë-financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme  – prej vitesh i impenjuar në vijë të parë, me investime të rëndësishme, në mbështetje të gërmimeve në Shqipëri - hartoi hartën e rrezikut arkeologjik të qytetit, e cila është përditësuar vazhdimisht dhe miratuar edhe nga institucionet në përpunimin dhe përkufizimin e mëvonshëm të Planit Rregullator.  Në fjalën e saj Prof. Santoro Bianchi do të përqendrohet gjithashtu edhe në zhvillimet e fundit të arsimit universitar në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe organizimin e turizmit kulturor, si pjesë e Projektit Tempus IV JPCR. 
Por, siç u përmend më sipër, aktiviteti përmbyllet me dy projektime (në orën  12 dhe në orën 19) të dokumentarit “Shqipëria: historia e zhytur. Nga projekti Liburna te mbetjet e anijes spital PO. Përmes rezultateve të hulumtimeve nënujore të kryera në Shqipëri, puna zbulon aspekte të historisë së lashtë  si dhe  ndodhitë e fundit  në vend. 
Gjithçka e realizuar nga Shoqata jo-fitimprurëse A.S.S.O. dhe Instituti i Arkeologjisë së Shqipërisë, nën drejtimin shkencor të  Prof. Giuliano Volpe, Universiteti i Foggia-s, me mbështetjen e  Njësisë Detare të  Guardia di Finanza. Kërkimet afatgjata kanë konfirmuar praninë e një trashëgimnie nënujore të jashtëzakonshme, si për nga rëndësia shkencore, ashtu dhe për peshën kulturore që ka, si dhe rëndësisë që mund të ketë në aspektin ekonomik. i

va IICTirana




May 8, 2012

Public Choice Award | Vote for your favorite 2012 EU Prize for Cultural Heritage | Europa Nostra Award


VOTONI!!!!

PER ME SHUME INFORMACION MBI PROJEKTET FINALISTE 

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

YOUR VOICE, YOUR CHOICE
 
FOR ALL OF YOU WHO CARE ABOUT CULTURAL HERITAGE:

The 28 winners of the 2012 European Union Prize for Cultural Heritage / Europa Nostra Awards will be celebrated at the European Heritage Awards Ceremony on 1 June at Mosteiro dos Jerónimos in Lisbon. On this occasion, 6 Grand Prix winners will be announced to the public. Europa Nostra President, Plácido Domingo and the European Commissioner responsible for Education, Culture, Multilingualism and Youth, Androulla Vassiliou will co-host this exceptional event, in the presence of H.E. Aníbal Cavaco Silva, President of the Republic of Portugal.

We wish to invite you to make your voice heard by choosing your favourite heritage achievement among the 28 selected laureates. We also wish to encourage you to send a special message telling of your appreciation for your favourite laureate via our website.


Please share this information with your friends and colleagues and encourage them to vote as well!

The winner of the 'Public Choice Award' will then be publicly announced and presented during the European Heritage Awards Ceremony in Lisbon.
 


Please use our website to locate the winning projects on the 2012 laureates map, and find out more about them.


Deadline for voting: 22 May


Institut de Sociologie Solvay, Brussels | BELGIUM
  • "Second Temple Cycle'' painted wall panels of Kunststätte Bossard, Jesteburg | GERMANY
  • The Averof building - School of Architecture, National Technical University, Athens | GREECE
  • Windmills of the Monastery of St. John the Theologian, Chora, Patmos | GREECE
  • Ancient Citadel at Aghios Andreas, Siphnos | GREECE
  • The Royal Spanish College in Bologna | ITALY / SPAIN
  • Liubavas Manor Watermill Museum, Liubavas village | LITHUANIA
  • The Portuguese Synagogue Complex, Amsterdam | THE NETHERLANDS
  • The Six Historical Organs of the Basilica of Mafra, Mafra | PORTUGAL
  • Golia Monastery, Iasi | ROMANIA
  • Fortifications of Pamplona, Pamplona | SPAIN
  • Ene.térmica, National Energy Museum, Ponferrada | SPAIN
  • Number 2 Blast Furnace, Sagunto | SPAIN
  • Miletos Ilyas Bey Complex, Balat | TURKEY
  • The Poundstock Gildhouse, Bude, Cornwall | UNITED KINGDOM
  • Leighton House Museum, London | UNITED KINGDOM
  • Innovative protocol for the conservation of paintings on canvas, Paris | FRANCE
  • The Augustus Botanical code of Ara Pacis, Rome | ITALY
  • Restoration study for the Nolla Palace, Meliana | SPAIN
  • The Piraeus Bank Group Cultural Foundation, Museums Network, Athens | GREECE
  • Paraschiva Kovacs, Satu Mare | ROMANIA
  • Allianoi Initiative and Dr. Ahmet Yaras, Allianoi | TURKEY
  • The Society for the Protection of Ancient Buildings (SPAB), London | UNITED KINGDOM
  • The Seaweed Bank, Laesoe | DENMARK
  • Work and restoration expertise in the rural areas of Joensuu, | FINLAND
  • Teaching manual: The Fortifications of Vauban, Besançon | FRANCE
  • Improve a Heritage Site - Norwegian Heritage Foundation,| NORWAY
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
EUROPA NOSTRA
The Voice of Cultural Heritage in Europe

Lange Voorhout 35 NL - 2514 EC Den Haag
www.europanostra.org