Pages

Nov 28, 2011

28-29 Nentor | Shq per a e P v rur

28-29 Nentor | Shq per a e P v rur


Gezuar Festat !!!

99 vjet + 1% vizion = 100 pika + 0 portret

A mund ta krijojme kete portret [identitet] duke bashkuar pikat [historine] kete vit qe vjen?
Duhet te kemi parasysh se:

Vija nuk eshte distanca midis dy pikave, por nje infinit pikash dhe pika eshte kryqezimi i infinit vijave. Keshtu qe roli i nje vije (jo bashkimi i dy pikave) eshte po aq i rendesishem ne formimin e portretit (ne kohe).

A ia vlen te behet puna e 99 vjeteve ne 1 vit, vetem per te ‘festuar’ kete pervjetor?

A duhet te jete qellimi i vizionit tone kombetar vetem bashkimi i pikave per te realizuar portretin, apo duhet te kemi nje topografi mendimi (proces) perpara se ti futemi punes?

Ky vizion duhet te levize midis procesit dhe objektit. Procesi nenkupton nje vazhdim, nje kohezgjatje qe mundeson nje eksperience lirie pa e hedhur poshte te kaluaren. Ai perfshin nje multiplikim cilesor dhe sasior. I pari eshte heterogjen dhe temporal, kurse i dyti eshte homogjen dhe hapesinor. Procesi pa objekt mbetet vetem nje perceptim halucinator. Kurse objekti pa nje progres pune eshte nje kapitull i mbyllur, nje eksperience e limituar ku cdo gje tashme ekziston dhe asgje e re s’krijohet.

Nje menyre pershkrimi (personal) i marredhenieve se historise se Shqiperise te ‘pavarur’ me identitetin e saj eshte si horizonti i ngjarjeve rreth nje vrime te zeze. Nese historia eshte kjo siperfaqe e zeze qe absorbon cdo gje atehere identiteti eshte konturi i drites rreth tij (‘horizont i ngjarjeve’) ose sic quhet ndryshe ‘the point of no return’. Ketu te gjitha shtigjet e drites deformohen qe te bien akoma me ne vrime. Pasi nje grimce eshte brenda horizontit levizja ne boshllekun e zi eshte po aq e pashmangshme sa ecja perpara e kohes (historia).

Duke perdorur kete analogji dhe duke patur ne mendje se Shqiperia eshte pothuajse vetem nje shekull e re/vjeter, atehere ku/kur qendron  vija/horizonti vendimtar qe ka filluar te nisi/ndricoje kete portret? 
wikipedia
A eshte ky portret nje 'trup pa organe' ? Nje vrime e zeze qe percaktohet vetem nga ngjarjet ne konturin te vet? Apo ngjarjet qe e kalojne kete kufi humbasin ne boshllekun e tij?
wikipedia
 

Nov 27, 2011

Evente Kulturore [kete jave] | Cultural Events [this week]

Ja disa nga eventet kulturore te fundvitit:
[per me shume EVENTE KULTURORE (artistike & edukative) ndiqni faqen tone 'EVENTS'.]

28|29 Nentor >> Festat Kombetare te Pavaresise
28|29 November >> Albanian Independence Day


Bashkia e Tiranës organizon një sere eventesh për të festuar Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor 2011.Qendra Kombëtare e Tiranës, do të bashkohet me një program të këndshëm si më poshtë:

- Cirku do të luajë programin "Thesaret e Cirkut" në Parkun "Rinia" nga 10.00-10.30; 11.00-11.30 dhe 12,00-12,30.
- Teatri i Femijeve do të intepretojë në Parkun "Rinia" nga 10.00-10.30; 11.00-11.30 dhe 12.00-12.30 shfaqen "Macoku me Cizme".
- Qoshja Fotografike në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e hapur nga 11.00-13.00 dhe 16.30-18.00. Artistët e Teatrit Kombëtar do të vishen si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe patriotë të tjerë shqiptarë me të cilët njerëzit mund të bëjnë foto.
- Panairi jashte në zonën e këmbësorëve tek Rruga Murat Toptani. Ansambli Folklorik do të luajë aty nga 11.00-13.00 dhe 16.30-18.00.
- Parada e Bandes se qytetit do te jete nga sheshi "Skënderbej" në sheshin "Nënë Tereza" nga 16.30 deri në 17.30. Banda e qytetit do të interpretojë disa nga pjesët më të mira të repertorit të saj.

Tirana Municipality is hosting a number of events to celebrate the Independence Day on 28 November 2011. The National Center of Tirana will join with an entertaining program as per below:

- The Circus will perform the show “ The Circus Treasures” at “Rinia” Park from 10.00-10.30; 11.00-11.30 and 12.00-12.30.
- The Theatre for Kids will also perform at “Rinia” Park from 10.00-10.30; 11.00-11.30 and 12.00-12.30 with the piece “Puss in Boots”.
- The photo corner at the premises of the National History Museum will be open from 11.00-13.00 and 16.30-18.00. The artists of National Theatre will dress up as Ismail Qemali, Isa Boletini and other Albanian patriots and people can have a picture with them.
- Street Fair in the pedestrian zone at Rruga Murat Toptani.  The Folk Ensemble will perform there from 11.00-13.00 and 16.30-18.00.
- City Band parade from the “Scanderbeg” square to “Nënë Tereza” Square from 16.30 until 17.30. The City Band will perform some of the best parts of their repertoire.

26 Nentor - 16 Dhjetor >> Edicioni XIV i Ekspozites 'NENTORI'
26 November - 16 December >> 14th Edition of Exhibition 'NOVEMBER'


Në Galerinë Kombëtare të Arteve më datë 26 Nëntor, ora 18.00, hapet ekspozita e grupimit të piktorëve ‘Nëntori’. Ky grupim i formuar pas viteve 1990 përbëhet nga piktorë të brezave të ndryshëm që i bashkon zhanri dhe vazhdimësia e traditës së pikturës në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë të përfaqësuar me vepra edhe në linjën muzeale të Galerisë Kombëtare në sallat: ‘Realizmi Socialist: 1960-1986’ dhe ‘Piktura dhe Skulptura Moderniste: 1989-2001’. Kjo ekspozitë është e organizuar nga vetë grupimi. Në të marrin pjesë 29 artistë dhe do të ekspozohen rreth 50 punime në pikturë. Artistët pjesëmarrës janë: Agim Zajmi, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Adrian Devolli, Andi Hila, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Berdo, Buron Kaceli, Eniela Vevecka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Hasan Çapari, Hasan Nallbani, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taci, Ledia Kostandini, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qirjako Meniko, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taci, Zef Shoshi dhe Vilson Kilica. Kuratorë të ekspozitës janë Aleksander Filipi dhe Adrian Devolli. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 16 Dhjetor 2011.

The National Gallery of Arts is pleased to host the exhibition of 'November', a painters’ group. The vernissage is on 26 November, at 18.00 hrs. The ‘November’ group formed after 1990s and consists of painters of different generations who share a common interest in painting as a genre and its continuation as a traditional art form in Albania. Some of this group’s members are also present in the permanent collection of the National Gallery; precisely in the pavilions of “Socialist Realism: 1960-1986” and “Modernist Painting and Sculpture: 1989-2001”. The exhibition is organized by the group itself and expects the participation of 29 painters, exhibiting around 50 works. The artists taking part are: Agim Zajmi, Agron Mesi, Aleksander Filipi, Adrian Devolli, Andi Hila, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Berdo, Buron Kaceli, Eniela Vevecka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Hasan Çapari, Hasan Nallbani, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taci, Ledia Kostandini, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Petro Kokushta, Qirjako Meniko, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taci, Zef Shoshi dhe Vilson Kilica. The exhibition is curated by Aleksander Filipi dhe Adrian Devolli and will stay open until 16th of December 2011.

1-3 Dhjetor >> Koncert Jazz-Electro 'Mekanik Kantatik'
1-3 Décembre >> Concert Jazz-Electro 'Mekanik Kantatik'


Ambasada Franceze ne Tirane sjelle ne skene:

Pianisti virtuoz Nicolas Cante mjegullon kufijtë midis njeriut dhe makinës duke u përpjekur të arrijë një bashkëjetesë muzikore mes tradicionales dhe modernes.
Kantatik Mekanik është projekt i tij pazakontë, i cili përzien këndshëm muzikën jazz, pop, techno, muzikën e improvizuar dhe pjesë elektro rreth një protagonisti të vetëm, pianos. Ai ka luajtur në shumë vende dhe festivale nëpër botë.
Albumi i parë "Sound from my piano" doli në vitin 2009.
Koncerti "Mekanik Kantatik" do të zhvillohet :
- të enjten 1 dhjetor në Elbasan në orën 17:30, "Qendra Rinore RIEMAR"
- të premten 2 dhjetor në Shkodër në orën 18:30, Teatri "Migjeni";
- të shtunën 3 dhjetor në Tiranë në orën 19:00, Universiteti i Arteve, salla "Black Box".
Për më tepër informacion vizitoni faqet e mëposhtme:
www.myspace.com/mekanikkantatik
www.kantatik.net

Pianiste virtuose, Nicolas Cante brouille les frontières entre l’homme et la machine, oeuvrant à réconcilier musicalement tradition et modernité.
Mekanik Kantatik est son projet peu commun, mêlant savoureusement jazz, pop, techno, musique improvisée et boucles électro autour d’un seul protagoniste, un piano. Il est joué dans plusieurs lieux et festivals à travers le monde.
Le premier album "Sounds from my piano" est sorti en 2009.
Le concert "Mekanik Kantatik" aura lieu :
- jeudi 1er décembre à Elbasan à 17h30 auprès du "Centre des jeunes RIEMAR" (Qendra rinore RIEMAR) ;
- vendredi 2 décembre à Shkodër à 18h30 au Théâtre "Migjeni" ;
- samedi 3 décembre à Tirana à 19h00 auprès de l’Université des Arts dans la salle "Black Box".
Pour savoir plus visitez les liens ci-dessous: 

www.myspace.com/mekanikkantatik
www.kantatik.net

4 Dhjetor >> Pazari i 11te Nderkombetar i Festave te Fundvitit
4 December >> The 11th Annual International Holiday Bazaar


4 Dhjetor >> 10 Vjetori i Koncertit te Muzikes Klasike 'Tre Tenoret'
4 December >> 10th Anniversary of Classical Music Concert 'Three Tenors'

Koncerti vjetor i muzikes klasike 'Tre Tenoret' vjen perseri te djelen, 4 Dhjetor ne oren 19:00 ne Pallatin e Kongreseve. Dhjete vjetori i ketij eventi do te festohet me pjesemarrjen e 10 tenoreve me te suksesshem shqiptare te shoqeruar nga Orkestra Filarmonike e Akademise se Arteve.

The annual concert of classical music 'Three Tenors' is coming back this Sunday, December 4th at 7:00pm at the Palace of Congresses. This 10th anniversary of the event will be celebrated with the participation of 10 most successful Albanian tenors, accompanied by the Philharmonic Orchestra of the Academy of Arts.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
PER ME SHUME EVENTE KULTURORE (artistike & edukative) NDIQNI FAQEN TONE 'EVENTS'.

Nov 26, 2011

Trafiku i Objekteve te Trashegimise Kulturore

Auron Tare: Denoncimet e trafikut janë mbuluar nga pluhuri në MTKRS  (25-11-2011, marre nga Gazeta Shqip)
Reagimi

Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit, Auron Tare reagon për çështjen e trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Sipas tij, problemi është shumë më madhor dhe institucionet shtetërore janë neglizhente. Sipas tij, mes përgjegjësve ka edhe punonjës të fushës, denoncimi ndaj të cilëve gjendet në MTKRS që në 2004-n.

QKIPK-ja ka dhënë shifra të humbjeve të objekteve, rreth 2200 në total. Përfaqësuesi i UNESCO-s e vuri theksin te Parqet Arkeologjike, veçanërisht Apolonia e Butrinti. Sa të ekspozuara kanë qenë realisht ndaj trafikimit të veprave?

Unë mendoj se shifrat zyrtare të humbjes dhe trafikimit të objekteve arkeologjike në Shqipëri të paraqitura nga MTKRS-ja nuk janë reale. Sigurisht që ata i referohen objekteve që kanë pasur në inventar, por të gjithë specialistët që kuptojnë ndopak nga punët e trashëgimisë kulturore, e dinë mirë se trafikimi i objekteve arkeologjike ka vite që lulëzon përtej shifrave zyrtare. Lulëzon, me gjithë nismat dhe konferencat që organizon MTKRS-ja, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse rutinë burokratike. Shqipëria ka një kuadër ligjor të mirë për të parandaluar këtë fenomen, por ashtu si në të gjitha fushat e tjera të jetës, ky kuadër ligjor nuk gjen asnjë zbatim konkret. Duhet thënë se edhe vende më të zhvilluara se ne kanë probleme në këtë fushë, por atje shikohet një përpjekje reale në parandalimin apo dënimin e personave që janë të përfshirë në këtë trafik. Te ne ka vetëm fjalë të bukura për të organizuar konferencën e radhës apo për të shkuar në konferencën e radhës. Asgjë më shumë. Për sa i përket ekspozimit ndaj vjedhjeve të këtyre objekteve, unë mendoj se të gjitha zonat arkeologjike janë të pambrojtura realisht ndaj këtij kërcënimi. Në të gjitha zonat tona arkeologjike mund të shkosh të gërmosh, të nxjerrësh objekte arkeologjike pa të shqetësuar njeri, në mos të ndihmojnë kundrejt ndonjë pagese. Mungon totalisht serioziteti në luftën kundër këtij fenomeni. Po ju jap një shembull. Shikoni mënyrën si ruhen muzetë apo qendrat arkeologjike. Ka vite që ruajtja e tyre bëhet me tender. Sigurisht, ajo firmë që ofron më pak për punën dhe më shumë për zyrtarët e Ministrisë. Këta roje/rojtarë janë të papërgatitur për asnjë gjë që ka lidhje me trashëgiminë, janë thjesht nevojtarë për një copë rrogë të vogël. Imagjinoni një roje me 150 mijë lekë të vjetra në muaj që ruan një muze ku ka brenda objekte me vlerë shumë të madhe. E dyta, këtyre rojeve ju mungon trajnimi më minimal, nuk kanë mjete komunikimi, nuk kanë mjete vrojtimi apo makina për të shkuar diku në një zonë të parkut arkeologjik për të ndaluar një gërmim. Gjendja reale është kaq skandaloze sa nuk ka fjalë ta përshkruash. Mjafton që çdo lexues i interesuar për këtë temë të shkojë në një qendër arkeologjike për të parë me sytë e tij degradimin total të ruajtjes së tyre.

Ju keni qenë drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrintit. Në shifrat e humbura raportohen 11 objekte të vjedhura nga muzeu arkeologjik, mes të cilave 8 të kthyera. Është kjo shifra reale?

Dua të them që në krye të përgjigjes sime se unë jam krenar që Butrinti është i vetmi vend në Shqipëri, por edhe në rajon, i cili ka provuar konkretisht me fakte, pa fjale e pa konferenca, pa zyrtarë të kollarisur nëpër podiume që nëse lufton për të drejtën e trashëgimisë kulturore të vendit tënd, do të fitosh.
Në 5 vite, 2000-2005, u bë e mundur që të zbulohej busti i Livias në Nju Jork dhe të sillej prej andej pa asnjë shpërblim. (Unë akoma edhe sot e ruaj biletën e avionit që kam paguar vetë si dëshmi e indiferencës shtetërore për çështjet e trashëgimisë). U rikthyen nga Greqia tre buste të tjera, si dhe u vendos në rrugë të mbarë procedura për rikthimin e shtatoreve të Artemisës dhe të Apollos. Të mos harrojmë këtu edhe kontributin e madh të Igli Tares dhe Lorik Canajt në rikthimin e Kokës së Asklepit, ngjarje kjo që në traditën më të mirë shqiptare u sabotua me qëllim nga ministri i mbërtheckave dhe ish-ministri i Jashtëm Basha për të ndaluar që këta dy futbollistë t’ia jepnin këtë dhuratë vendit të tyre nëpërmjet Presidentit të Republikës. Por asnjë prej tyre nuk patën as kurajën dhe as zellin që të ndiqnin në mënyrë ligjore Shtëpinë e Ankandit Christi në Londër, e cila shiti Kokën e Asklepit qartësisht të vjedhur nga Butrinti. Askush nuk u mor me këtë fakt edhe pas kërkesës sime publike për një shembull konkret ndaj Christit në Londër për të treguar që shteti shqiptar është i angazhuar konkretisht në luftën kundër trafikimit. Ky ishte rasti më i mirë për të zbuluar zinxhirin e trafikantëve, të cilët sigurisht fillojnë nga Shqipëria dhe konkretisht nga njerëzit e lidhur me arkeologjinë.

Nga eksperienca personale, cilat do të ishin masat më të përshtatshme për parandalimin e fenomenit?

Shumë e thjeshtë, dënimi penal dhe moral i njerëzve që janë të implikuar në këtë trafik. Në arkivën e MTKRS-së ka dokumente të protokolluara që në vitin 2004 ku janë denoncuar me emër njerëz edhe nga Instituti i Arkeologjisë të përfshirë në këtë trafik. Jam i sigurt që këtyre dokumenteve i ka hipur pluhuri një pëllëmbë. Jam i sigurt që drejtori aktual i trashëgimisë as që i ka hapur ndonjëherë këto dokumente për të parë nëse janë të vërteta apo jo. Ky zyrtar, por edhe të tjerët që janë në atë ministri, nuk kanë bërë asgjë për të dënuar njerëzit që jo vetëm trafikojnë objekte arkeologjike, por që prishin site të tëra arkeologjike dhe kulturore. Shikoni shembullin më qesharak të këtyre zyrtarëve që akoma edhe sot që po flasim i kanë lënë objektet arkeologjike të gjetura në disa zona, në ruajtje të lokaleve aty pranë. A ka shembull më të mirë të paaftësisë dhe të rrezikshmërisë shtetërore të këtyre nëpunësve të shtetit se ky fakt? Shembujt e shkatërrimeve janë të shumtë, të dënuarit asnjë. Atëherë si mund të parandalohet ky fenomen? Me konferenca?

Lorenc Bejko: Situata alarmante, sitet arkeologjike vidhen në masë (25-11-2011, marre nga Gazeta Shqip)

Sipas arkeologut, shifrat zyrtare janë vetëm një pjesë e vogël e  objekteve të trafikuara. Vëzhgimi në terren ka treguar se sitet  arkeologjike dhunohen në të gjithë Shqipërinë me makineri të rënda apo  me mjete të sofistikuara?

“Trafikimi i objekteve të trashëgimisë ka përmasa alarmante. Shifrat zyrtare janë vetëm një pjesë e vogël e vjedhjeve që kanë ndodhur në të vërtetë”. Kështu pohon Lorenc Bejko, arkeolog dhe ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas tij, sitet arkeologjike po dëmtohen përditë e më shumë nga ekspeditat klandestine, të cilat me raste bëjnë kërkime edhe me mjete të sofistikuara. Sipas tij, problemi më i madh qëndron se në Shqipëri nuk ekziston asnjë gjurmë e objekteve të vjedhura, ndërsa shteti është i paaftë t’i gjurmojë në tregun ndërkombëtar.

Gjatë konferencës për trafikimin e objekteve të trashëgimisë ju u ndalët veçanërisht në Parqet Arkeologjike. Është më e rënduar situata nga sa paraqitet?

Unë u ndala te përmasat alarmante që ka marrë dëmtimi në sitet arkeologjike dhe si rrjedhojë, trafikimi i objekteve të trashëgimisë që nuk kanë asnjë gjurmë në databasën kombëtare, por as në atë të institucioneve të specializuara siç duhet të jetë Instituti i Arkeologjisë, drejtoritë rajonale, Universiteti i Tiranës apo edhe grupet e tjera kërkimore-shkencore. Unë prezantova një analizë që e fillon logjikën nga krahu i kundërt, d.m.th, nga gjurmët që dëmtimi i siteve arkeologjike lë në terren. Duke vizituar sitet arkeologjike (mbi 200 të survejuara në 7-8 vitet e fundit), më rezulton se të paktën 85% e tyre janë në situatë alarmante: ka gjurmë të dëmtimeve të pjesshme, të plota, të theksuara që janë rezultat i gërmimeve klandestine. Për më tepër, ne nuk kemi asnjë informacion për përmasat e këtij trafiku, për numrin e objekteve që zhvendosen, ndonëse kemi disa indikacione. Në konferencë u tha se policia e shtetit ka arritur të ketë rezultat në 3-4 raste, por ne nuk e dimë nëse këto hetime kanë shkuar deri në fund dhe procesi gjyqësor ka përfunduar në favor të shtetit apo njerëzit janë liruar. Fatkeqësisht, hallka të ndryshme të shtetit nuk e kanë çuar deri në fund problemin. Unë u përpoqa të nënvizoj faktin që sot ndodhemi përballë një agresioni shumë të madh të siteve arkeologjike dhe shumë të sofistikuar. Shihet përdorimi i të gjitha teknikave bashkëkohore për hulumtimin e tyre: metoda gjeofizike, metal-kërkues dhe makineri të rënda. Kjo është e patolerueshme.

Specifikisht, ku janë vënë re këto dëmtime?

Në të gjithë territorin e Shqipërisë. Një nga synimet e ndërhyrjes sime ishte mundësia e bërjes së një harte të siteve të dëmtuara në Shqipëri. Nuk ngelet zonë që nuk preket nga ky dëmtimit që nga zona e Shtoit, e Drishtit, deri në pellgun e Korçës, Kolonjës, nekropolin e Apolonisë, në Finiq, luginën e Shkumbinit, përgjatë rrugës ‘Egnatia’. Në disa raste duket krijimi i disa qendrave të rishpërndarjes së objekteve të trashëgimisë kulturore. Disa nga të pranishmit në konferencë përmendën tregun e Krujës apo objekte që qarkullojnë nën dorë, duke krijuar një treg informal. Bie në sy fakti që iniciativa të institucioneve të veçanta për të përmirësuar gjendjen ka, por nuk ka bashkëveprim. Jemi shumë larg vendosjes e një kontrolli mbi territoret. Është e patolerueshme që makineri të rënda të hyjnë në site arkeologjike në mes të ditës, në sytë e të gjithë komunitetit dhe të mos ndodhë asnjë gjë. Shumë drejtues komunash janë penalizuar për lejimin e mbjelljes së lëndëve narkotike në territoret e tyre, por asnjë nuk është penalizuar për dëmtimin e trashëgimisë kulturore në të njëjtin territor. Shteti shqiptar ka ratifikuar disa konventa për luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, siç është ajo e vitit 1970, por Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ende larg plotësimit të detyrimeve që përcakton konventa. P.sh., drejtoritë rajonale janë krejt të paafta si në burimet njerëzore, si në ato financiare për të kryer funksionet e tyre, Qendra e Inventarizimit të Pasurisë Kulturore është ende shumë larg plotësimit të objektivave për dixhitalizimin dhe katalogimin e objekteve. Ka shumë institucione që ende nuk kanë kryer detyrimin ligjor deri më sot. Ne nuk kemi aftësinë për të studiuar tregun e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, por veçanërisht në botë si dhe korridoret e lëvizjes së pasurisë kulturore. Vetëm duke i studiuar dhe duke qenë në një hap para trafikuesve të veprave të artit mund të marrim masa parandaluese. Në rastin e humbjes së objekteve është shumë e vështirë të kthehet në bazë. Interpoli u përpoq të vinte kambanat e alarmit, duke thënë se nuk marrin informacion aq sa duhet nga institucionet e shtetit. Në databazën e tyre ndërkombëtare janë vetëm 39 objekte në kërkim nga Shqipëria.

Ndonjëherë janë hedhur hije dyshimi edhe mbi shumë ekspedita arkeologjike që janë realizuar në të shkuarën....

Ekspeditat shkencore arkeologjike kanë procedurën e tyre rigoroze shkencore të dokumentimit. Nuk mund të hidhet fare hije dyshimi për to. Përvoja ka treguar se atje ku ka gërmime shkencore, nuk afrohen grabitësit klandestinë, sepse për ta arkeologët janë në një farë mënyre prania e shtetit.

Ç’duhet të bëhet për të parandaluar apo ulur ritmet e këtij fenomeni?

Ashtu siç doli nga diskutimet e konferencës, krijimi i një strukture e cila të koordinojë të gjithë informacionin është gjëja më emergjente që duhet bërë. Kjo do të shtonte efikasitetin e presionit që të gjitha strukturat e shtetit, përfshirë dhe pushtetin lokal, të mund të kontrollojnë më mirë territorin. Edhe fushata sensibilizuese ka ndikimin e vet. Nga përvojat që sollën specialistët e vendeve të tjera, edhe të flasësh për trashëgiminë kulturore, dëmtimin që shkaktohet nga trafikimi ka efekt, sado minimal. Pastaj, edukimi që në shkollë duhet të jetë baza. Kjo do të çonte në krijimin e qytetarëve të ndërgjegjshëm që në të ardhmen mund të jenë aleatë në denoncimin dhe parandalimin e trafikimit të veprave.

Nov 21, 2011

Featured Artist | Saimir Strati

Saimir Strati, artisti shqiptar qe ka fituar 5 rekorde Guiness, po punon te thyeje te gjashtin. Kjo sfide eshte nje mozaik 25 m2, me 1 million kokrra kafeje, me i madhi i kesaj gjinie. Tre tonalitete ngjyrash nga kafja e papjekur deri tek ajo e pjekur mire (Lori Caffe) materializojne fantazine, talentin, mjeshterine e punes, dhe durimin e artistit.(TopChannelNews)

"E kam konceptuar boten si nje familje, nje bote, nje kafe, 5 personazhe qe perfaqesojne 5 kontinentet." -Saimir Strati



Mozaiku po realizohet ne hollin e Hotel Rogner dhe mendohet te perfundoje ne fillim te dhjetorit.
MOS HEZITONI TE SHKONI E TA SHIHNI KETE PROCES 'LIVE' SI DHE TE TAKONI, VLERESONI, dhe INKURAJONI ARTISTIN.
Ja disa nga fotot e vizites tone kete weekend. I urojme artistit suksese te metejshme. Enjoy!!







Nov 19, 2011

“Takim me Krushovin”
Te djelen ne ora 20.05, ne Excluzive pjesa e pare 

[per te gjithe ata qe kane interes dhe kureshtje per historine e vendit]

Nikita Krushovi, nje nga personazhet me te rendesishem te botes komuniste dhe lidhja e tij me Shqiperine, raportet me Enver Hoxhen, me Stalinin dhe shume te pathena per te, vijne ne rrefimin ekskluziv te te birit, Sergei Krushov.

 1. Prof. Krushov:  Kur flasim per Stalinin duhet te kuptojme se Stalini ishte po aq komunist sa edhe Hitleri. Ai ishte nje diktator I tipit aziatik, mizor, shume me mizor se Hitleri por me pak se Mao Ce Duni te them te verteten.

 2. Prof. Krushov: Ju mund ta dini qe ne Shqiperi pati nje levizje shume te forte  liberalizimi pro Krushovit me Liri Belishoven anetare e Byrose Politike apo edhe me te tjere. Enver Hoxha keta njerez I dergoi ne burg I persekutoi dhe pastaj u hodh tek kinezet.

 3. Prof. Krushov: Nuk ishte Enver Hoxha qe mbajti anen e shqiptareve,  por ishte Krushovi ai qe deshironte ti shpetonte shqiptaret nga diktatura e Enver Hoxhes. Enver Hoxha donte te mbante ne kembe regjimin e tij personal ndersa babai im deshironte nje jete me te mire per te gjithe kampin komunist sigurisht perfshire edhe shqiptaret. Per mua ishte nje tragjedi ajo qe i ndodhi Shqiperise.

*Falenderojme z. Auron Tare per kete material.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nov 17, 2011

Performanca Le Clash [Anri Sala] vs. Perleshja Urbane

Anri Sala

KAIKAI KIKI
Motoazabu Crest Bldg. B1F
October 14–November 10, Le Clash Exposition

Ne njeren ane te ekspozites solo te Anri Sales qendron Le Clash 2010 (Perleshje 2010); nje video ku tre individe rrugesh i vine verdalle nje vendi te njohur por tashme te braktisur te muzikes punk ne Bordeaux. Njeri mban nje ‘music box’, ndërsa dy te tjeret qendrojne prane nje ‘barrel organ’, te dy instrumentet luajne variacione te Clash-it klasik të viteve 1980 "Should I Stay or Should I Go” (Te Rri apo te Iki).

Ne anen e kundert te galerisë eshte nje tjeter video, Tlatelolco Clash 2011 (Tlatelolco Perleshje 2011), e filmuar në Meksike ku perseri tregohet nje ‘barrel organ’. Nje grup njerezish mbajne ne dore një flete te shpuar muzike me notat e Clash-it te lartpermendur. Edhe pse fletet jane te koduara me të njejtin rezultat muzikor, kur luhet nepermjet ‘barrel organ’ secili i jep kenges nje intonacion, ritem, dhe tempo te ndryshem.

Fragmentet dhe refreni qe degjohen nga te dy videot bien me dhe kunder njeri-tjetrit, nje here te sinkronizuar dhe nje here jo, si nje kanon qe i con ngadale tej dhe me tej nga tema e njohur dhe e embel e korrit të kenges. Pavaresisht nga skripti ose "sintaksa” identike ne te cilen performanca eshte e bazuar, çdo instrumentist i grupit Tlatelolco luan nje performance origjinale dhe autentike qe i jep ze elementeve "te fshehur" te muzikes.

Ndersa Le Clash shfaq menyren se si artikulacionet individuale te nje korri (Clash) qe duket i thjeshte por gjithmone “ perjetohet dhe kujtohet" ndryshe, çdo here ne kundershtim sado te vogel me te tjeret; ne Tlatelolco Clash, Sala harton kete ide mbi historine, duke eksploruar perberjen e kujteses historike, sidomos ne kontekstin e hapesires fizike. Sala beson se arkitektura dhe hapesira mjedisore jane po aq te rendesishme ne performancen e tingullit, aq sa ai vete, prandaj dhe ka zgjedhur te filmoje kete performance ne nje sfond rrenojash guri, ku ndertesa te reja banimi jane shperndare në krye të vendit ku Aztecs humben luften kunder Cortés gjatë pushtimit spanjoll dhe ku snajperet udhehoqen nje masaker studentesh gjate trazirave te vitit 1968, vetem dhjete dite para Olimpiades ne Mexico City. Peisazhi i fragmentuar i Tlatelolcos, çarjet e te cilit kane deshmuar tronditje te rendesishme ne historine e Meksikes, tregojne analogjine e punes se Sales tani, jo me ane te aktit te arnimit ose bashkimit te ketyre fregmenteve, por duke u nxitur nga nje disonance qe rezulton nga perpjekje per te koordinuar kujtime te ndryshme të një ngjarje të vetme, nje eventi origjinal. 
 
[read the original article in english at ARTFORUM]

Ky projekt i Anri Sales ashtu si dhe te tjere nga ai mund te na sherbejne si analogji per te kuptuar dhe interpretuar (sado pak) mentalitetin shqiptar (dhe si rrjedhoje gjendjen e vendit) keto 20 vitet e fundit.
[Mos]komunikimi ose me mire kundershtimi i te re-se me te vjetren, i te tashmes qe leviz lart, poshte & anash (midis) historise dhe te ardhmes, eshte nje nga shenjat me te dukshme te dinamikes shqiptare ne pergjithesi, dhe asaj urbane ne vecanti. Konfuzioni, spekulimi, gabimi dhe kembenguljet e dhunshme kane qene kataliste te ndryshimit (ose ecjes perpara) duke parakaluar potencialin e mirefillte. Edhe pse ketu artisti ka dashur te tregoje dicka ndryshe, une mendoj se kjo performance shpjegon teper qarte fenomenin (e turbullt) te vendit (akoma) ne tranzicion.
Nese ne (shqiptaret) qendrojme ne hapesiren midis dy ekraneve/videove dhe behemi pjese e korrit qe performon kengen “Should I Stay or Should I Go” (kenga ne kete rast eshte jeta jone) atehere pershkrimi i mesiperm i Le Clash 2010 do te ishte i sakte. Prandaj mund te ktheheni e ta lexoni perseri duke pasur kete gje ne mendje.
Ajo qe dua te theksoj eshte se katalistet qe permenda me lart luajne rolin e atij kanoni qe i hedh tej e me tej tingujt dhe i largon nga konteksti i kenges se korrit. Ai kanon ka dy trajektore: nje qe fillon ne piken A dhe parakalon jo vetem pa perleshje, por pa i prekur fare notat/zerat e tjere, dhe vetem kur arrin tek Z; po ashtu menyra tjeter e arritjes nga A-Z eshte nje rreth, qe do te thote se A arrin prape tek A (edhe pse mund ti duket si Z) dhe ne kete menyre ka dyfishuar vetem menyren e tij te kendimit (pa elementet origjinale te secilit prej zerave qe perbejne korrin). Nje perleshje me dhe kunder vetvetes.
Edhe pse interpretimi im mund t’ju duket pak abstrakt, ai qendron teper real ne kete vend; te pakten mua gjendja me duket e tille. Prandaj dhe kur menyra e punes se Anri Sales sot, pershkruhet jo si nje akt arnimi ose bashkimi fragmentesh (zerave te korrit ne kete rast), por si nje perpjekje per te koordinuar zera individuale autentike A,B,C,D,...Z te korrit ne nje kenge (ngjarje) te vetme; mbase dhe ne duhet te ndryshojme mentalitetin ne aktin e ecjes perpara. Ne fund te fundit, dhe kenga qe po kendojme ne korr eshte nje, ajo e nje te ardhme ku cilesia e jetes te permiresohet ne nivel shume me te larte se standarti i status-quo.
Duke patur te gjitha keto ne mendje si dhe shprehjen e meposhtme:

“Sala beson se arkitektura dhe hapesira mjedisore janë po aq të rëndësishme ne performancen e tingullit, aq sa tingulli vete.”

dua te paraqes nje video tjeter te Anri Sales (nga 00:03:14-00:18:34) duke u ndjekur nga nje interviste me vete artistin, si dhe nje foto te fresket te hapesires me te rendesishme publike urbane ne Tirane, Sheshit te Ri Skenderbej.


Architecture + Art : Edi Rama & Anri Sala from The Architecture Foundation on Vimeo.


photo credit Alket Islami
www.alketislami.com


















- Si mendoni ju?
- Cili eshte vizioni, vlera, rruga (trajektoria), perleshja, produktiviteti, apo qendrueshmeria e ketyre dy mentaliteteve?
- Cili akt eshte me efektiv dhe largepames (ne kete rast); ai i arnimit te fragmenteve apo ai i koordinimit te tyre ne nje performance te vetme??

Nov 15, 2011

Panairi i 14-te i Librit "Tirana 2011" | Photos

PANAIRI I 14 I LIBRIT “TIRANA 2011”

Panairi qendroi hapur nga 9-13 Nentor 2011, në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë veprimtari të rëndësishme të kulturës shqiptare, moren pjesë shumë botues, shpërndarës, shitës të librit dhe të shtypit, shtypshkronja, studio grafike, shtëpi diskografike dhe media elektronike, institucione dhe shoqata të ndryshme, si dhe mijera lexues entusiastë.

Ashtu si në Panairet e tjera të Librit të Tiranës, edhe këtë vit organizatorët ftuan shkrimtarë, poetë e krijues të tjerë, te cilet zhvilluan takime e biseda, debate mbi librin, autografe etj. si dhe gazetarë nga organet kryesore të shtypit shqiptar dhe të huaj qe ia ngriten volumin kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në vënd.

Ju që shkuat jo vetem per të parë por edhe për të blerë, na thoni përshtypjet për eventin dhe librat. A keni filluar ti lexoni? Si ju duken deri tani?
Fotot e mëposhtme janë një interpretim [personal] i marrëdhënies se njerëzve me librat, jo vetëm midis autorëve, informacionit [imagjinata vs. realiteti, fiction vs. non-fiction, e vërteta ime vs. e vërteta jote] dhe lexuesve, por se si ka ndryshuar (ose mund të ndryshoje) ky 'relationship' në kohën e sotme të internetit dhe materialitetit/dixhitalizimit të tij.
*All thoughts, opinions, and constructive criticism is welcomed :-)

all photos by diagstudio

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nov 14, 2011

MUSICAL - GUARDANDO AL MIO FUTURO

"DUKE PARE TE ARDHMEN TIME"

Eshte titulli i Musical qe do te paraqitet te djelen ne date 27 nentor nga studentet e qendres universitare CUD. 
C'duam t'iu themi permes pjeseve teatrale, koreografise dhe melodive e kengeve???
Ky Musical permbledh disa tematika sic jane: 
- ndryshimi midis njeri - tjetrit (racat, feja, shtresat e popullsise), 
- cila e ardhme si rrjedhoje e prejardhjes,
- dashuria per JETEN.
Une deshiroj t'i them se per te gjithe ju qe keni ne zemer nje pasjon, nje enderr, nje deshire, ka nje rruge per ta realizuar! 

Jo te gjithe ia dalin....Vetem ata qe besojne shume dhe punojne shume!

Hmmmmm, .... ne fakt deshiroj t'iu njoh me njerin prej PASIONEVE qe kultivoj me shume dedikim. Teatri...
S'kam qene asnjehere e zonja te recitoj gjate viteve te shkolles... Ah po, lexoja ne menyre normale, notat ishin mire edhe ne recitimet e pjeseve qe duhej te mesonim permenedesh por asnjehere shkelqyeshem!
Me vone kuptova se me pelqente mbi te gjitha te interpretoja fjalet qe flisja, perserisja, recitoja. Te "imitoja" djalekte, tonalitete zerash apo menyra te te folurit...
Levizja qe shoqeron cdo fjale ndryshon edhe kuptimin ose ve theksin aty ku duhet!  
Mu desh te ushtrohesha dhe te punoja me veten time se pari, DURIM asgje nuk vjen mire menjehere!
Studiova ne kurse aktrimi te teatrit kontemporan (nga ata qe s'kuptohen shume mire!!!) dhe kete vit bej pjese ne ekipin qe organizon kete MUSICAL me disa studente sikurse dhe rectoj ne te!
Ne daten 27 nentor dal serish ne SKENE....
Jane te pa pershkrueshme emocionet e skenes...
ato pak minuta me gjakun te ngrire:
si nje futbollist perpara portes, 
sikurse para nje dallge te rrembyeshme,
si nje parashutist ne sekondat para hedhjes, 
si nje pilot i F1 para nisjes,
si nje tiger para se te sulmoje nje zeber!!!!
Te gjitha keto VETEM per nje sekond dhe pastaj SKENA! E mrekullueshme e habitshme e paskajshme por e jotja!
Nuk eshte e thjeshte te qendrosh besnik ne keto pasjone. Kerkojne shume pune duhen ndjekur ne menyre korrekte dhe te pandalshme, te mos ulesh asnjehere koken per te pranuar ate qe te japin por te kerkosh me shume gjithmone me lart...te studiosh pa fund se ajo qe do eshte shume e forte!
Vullnet dhe besim ne arritje! 
Per ata qe kane nje enderr ne sirtar, per ata qe kane akoma deshira sikurse ne femijeri, per ata qe s'dalin dot nga roli qe kane ne jete: "EKSPERIMENTOJE, ZBULOJE JETEN TENDE!"

Nov 9, 2011

BBC's World Routes | Iso-Polyphony in Southern Albania

*This information is from BBC. *Ky informacion eshte marre nga BBC.

Pjesa e Dyte.

Duke vazhduar udhetimet e saj neper Shqiperi, Lucy Duran i drejtohet jugut per te degjuar muziken Iso-Polifonike te kesaj krahine. Bashke me nje grup kengetaresh ne qytetit e vjeter te Gjirokastres, ajo shijon traditen e kuzhines shqiptare, eksploron bunkeret e mbetur nga regjimi i Enver Hoxhes, si dhe degjon kenget e vjetra te emigracionit qe nga kohet Otomane deri me sot.
Per te degjuar te gjithe programin, si dhe per foto, kenge, dhe itinerare klikoni ketu BBC Radio 3.

------------------------------
Programi muzikor:

BBC Location Recording, Korçë, Albania 2011
title: Kaba
artist: Aurel Qirjo
performers: Aurel Qirjo (violin), Tomor Selimi (baglama), Zhani Struga (clarinet), Agron Hakio (dajre), Agron Murati (Lahouta), Josef Minga (musical director)


BBC Location Recording, Gjirokastra, Albania 2011
title: Gjirokastra (excerpt)
artist: Grupi Ergjëria
performers: Arian Shehu, Perlat Meli, Agron Çeli, Axhem Hysometaj, Adriatik Çenko, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Bajram Koli (voices)

BBC Location Recording, Gjirokastra, Albania 2011
title: The Canary Sings on the Mountain (excerpt)
artist: Grupi Ergjëria
performers: Arian Shehu, Perlat Meli, Agron Çeli, Axhem Hysometaj, Adriatik Çenko, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Bajram Koli (voices)

BBC Location Recording, Gjirokastra, Albania 2011
title: Lament for a soldier who went to fight in Turkey, and came back dead
artist: Grupi Ergjëria
performers: Arian Shehu, Perlat Meli, Agron Çeli, Axhem Hysometaj, Adriatik Çenko, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Bajram Koli (voices)

BBC Location Recording, Gjirokastra, Albania 2011
title: Patriotic Song about Heroes of Albania (from villages surrounding Gjirokastra)
artist: Grupi Ergjëria
performers: Arian Shehu, Perlat Meli, Agron Çeli, Axhem Hysometaj, Adriatik Çenko, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Bajram Koli (voices)

BBC Location Recording, Përmet, Albania 2011
title: Sheep bells recorded on the road to Përmet
artist: Sheep

BBC Location Recording, Përmet, Albania 2011
title: The first leaf of spring
artist: Donika Petsalari
performers: Donika Petsalari (voice), Lulieta Ilia (voice), Kostandin Nikola (accordion), Dritan Alilij (guitar), Gentian Petro (dajre), Niko Mihali (manager)

BBC Location Recording, Përmet, Albania 2011
title: Why tambourine are you not playing?
artist: Donika Petsalari
performers: Donika Petsalari (voice), Lulieta Ilia (voice), Kostandin Nikola (accordion), Dritan Alilij (guitar), Gentian Petro (dajre), Niko Mihali (manager)

BBC Location Recording, Përmet, Albania 2011
title: Song of Emigration
artist: Donika Petsalari
performers: Donika Petsalari (voice), Lulieta Ilia (voice), Kostandin Nikola (accordion), Dritan Alilij (guitar), Gentian Petro (dajre), Niko Mihali (manager)

BBC Location Recording, Përmet, Albania 2011
title: Song
artist: Donika Petsalari
performers: Donika Petsalari (voice), Lulieta Ilia (voice), Kostandin Nikola (accordion), Dritan Alilij (guitar), Gentian Petro (dajre), Niko Mihali (manager)

BBC Location Recording, Llogara, Albania 2011
title: The Little One in the Field
artist: Grupi Bilbili
performers: Grupi Bilbili, Tahire Bozhani (lead voice)

BBC Location Recording, Llogara, Albania 2011
title: Double Flute Improvisation
artist: Grupi Bilbili
performers: Grupi Bilbili, Vendim Kapaj (double flute)

BBC Location Recording, Llogara, Albania 2011
title: Dale Dale
artist: Grupi Bilbili
performers: Grupi Bilbili, Vendim Kapaj (double flute), Tahire Bozhani (lead voice)

BBC Location Recording, Llogara, Albania 2011
title: Friends Bring Me the Double Flute
artist: Grupi Bilbili
performers: Grupi Bilbili, Vendim Kapaj (double flute), Tahire Bozhani (lead voice)

Nov 8, 2011

BBC's World Routes | Albanian Urban Music

*This information is from BBC.
*Ky informacion eshte marre nga BBC.

Pjesa e Pare.

Duke ndjekur gjurmet e folkloristit Al Lloyd, Lucy Duran viziton Shqiperine per te dokumentuar muziken e panjohur urbane te nje vendi te mbyllur nga bota e jashtme per me shume se 50 vjet.

Lucy merr pjese ne nje event ne Tirane, ku disa nga muzikantet me te mire te qytetit jane mbledhur dhe argetohen nen tingujt e muzikes dhe pijes tradicionale shqiptare, rakise.
Ajo viziton keshjellen e Skenderbeut ne qytetin e Krujes, ku ansambli i hershem vokal 'Burrat e vjeter te Krujes' reflektojne se si jeta ka ndryshuar qe nga renia e komunizmit.
Pas kthimit ne kryeqytet, ajo takohet ne nje bar te Bllokut me grupin Folk-Hip Hop 'Westside Family', te cilet kane sjelle muziken tradicionale ne skenen bashkohore.
Se fundmi, ajo niset per ne qytetin e Korces ne jug te vendit per te ndjekur pergatitjet e grupit Lira, qe kendojne serenata patriotike.

Per te degjuar te gjithe programin, si dhe per foto, kenge, dhe itinerare klikoni ketu BBC Radio 3.

------------------------------
Programi muzikor:

BBC Location Recording - Garden party in Tirana, Albania

The Tirana Allstars— I Saw You In White
Performers: Artur Yzeiri (lahuta) Bujar Shtufi (accordion) Gazment Voka (tambur) Iris Beja (singer) Ismail Kavaja (clarinet)BBC Location Recording, Tirana, Albania 2011

The Tirana Allstars— Kaba
Performers: Artur Yzeiri (lahuta) Bujar Shtufi (accordion) Gazment Voka (tambur) Ismail Kavaja (clarinet)BBC Location Recording, Tirana, Albania 2011

The Tirana Allstars— Medley of wedding songs
Performers: Artur Yzeiri (lahuta) Bujar Shtufi (accordion) Gazment Voka (tambur) Ismail Kavaja (clarinet)BBC Location Recording, Tirana, Albania 2011


BBC Location Recording - Kruja Castle, Albania

Grupi Karakteristik Pleqte E Kruje (The Old Men of Kruja)— Maja Krahu
Performers: MustafaBBC Location Recording, Kruja Castle, Albania 2011

Grupi Karakteristik Pleqte E Kruje (The Old Men of Kruja)— Last Night My Friends Told Me To Marry the Old Man
BBC Location Recording, Kruja Castle, Albania 2011

Grupi Karakteristik Pleqte E Kruje (The Old Men of Kruja)— My Bird
BBC Location Recording, Kruja Castle, Albania 2011


BBC Location Recording - Tirana, Albania

West Side Family— Kena Lind Për Çef
West Side Family, Supersonic Records, N/A

West Side Family— Hou Çike
West Side Family, Supersonic Records, N/A


BBC Location Recording - Palace of Culture, Korca, Albania

Grupi Lira— Traditional Patriotic Song
BBC Location Recording, Palace of Culture, Korca, Albani

Grupi Lira— Traditional Patriotic Song
BBC Location Recording, Palace of Culture, Korca, Albaniaa

Grupi Lira— Traditional Patriotic Song
BBC Location Recording, Palace of Culture, Korca, Albania

Grupi Lira— Traditional Patriotic Song
BBC Location Recording, Palace of Culture, Korca, Albania

Nov 6, 2011

Featured Artist | Gjon Mili

Gjon Mili (28 Nentor 1904 - 14 Shkurt 1984) nje fotograf Shqiptaro-Amerikan i njohur per punen e tij ne revisten Life.

I lindur ne Korce, me prinder Vasil Milin dhe Viktori Cekanin, Gjoni erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923. Në 1939, Mili gjeti punë si fotograf i pavarur ne revisten Life (një post që e mbajti deri në vdekjen e tij në vitin 1984). Gjate ketyre viteve ai shetiti boten: nga Riviera (Picasso), ne Prades, Francë (Pablo Casals në mërgim); në Izrael (Adolf Eichmann në robëri), në Firence, Athinë, Dublin, Berlin, Venecie, Romë, dhe ne Hollywood, per te fotografuar personalitete te famshme, evente sportive, koncerte, vepra arti dhe arkitekturë.
Life, Mili perdori aftesite e tij teknike për të krijuar një stil të veçantë estetik. Me nje kontrast te larte dhe nje fokus te mprehte, fotot e tij tregojne atlete, kercimtare dhe interpretues te tjere ne kulm te veprimit apo improvizimit. Shume here, ai perdor një seri të shpejtë flashes për të ndjekur evolucionin e lëvizjes apo gjestit. Imazhet e tij më të famshme tregojne subjekte me konture te ndezur kundër sfondit të zi.
Puna me Harold Edgerton te MIT, e beri Gjonin pionier në përdorimin e instrumenteve stroboskopike për të kapur një sekuencë veprimesh në një fotografi te vetme. Trajnuar si inxhinier dhe vetë-shkolluar në fotografi, Gjon Mili ishte një nga të parët që përdoren flash elektronik dhe drite stroboskopike për të krijuar fotografi kishin më shumë se nje interes shkencor. Imazhet e tij tregojne nje kombinim te bukur dhe nje levizje elegante, shumë e shpejtë apo komplekse për tu dalluar nga syri i lirë. Në mes të viteve 1940 ai punoi si asistent per fotografin e mirenjohur Edward Weston.
fotografuar nga Gjon Mili

Në 1944, Gjoni drejtoi filmin e shkurter Blues Jammin’, i cili u Warner Bros, dhe qe shfaq performanca nga Lester Young, Red Callender, Harry Edison," Big "Sid Catlett, Illinois Jacquet, Barney Kessel, Jo Jones dhe Marie Bryan.
Pavarësisht nga natyra e improvizuar e subjektit, Blues Jammin' është ndërtuar me shumë kujdes nga filmime të shumta, me interpretues qe lëvizin në sinkronizim me një muzikë të para-regjistruar. Mili nuk ishte kinematograf ne kete rast, por filmi përdor stilin e tij fotografik me imazhe te shumefishuara, ku sekuenca e veprimeve kapet ne nje foto te vetme te bërë me strobe. Kinematografia është nga Robert Burks, i cili vazhdoi të jetë drejtor i fotografisë në shumë nga filmat e Alfred Hitchcock, duke përfshirë North by Northwest dhe Vertigo.
Kur filmi fillon, shohim vetëm një palë rrathësh koncentrikë, një abstraksion te pastër. Pastaj kamera tërhiqet prapa për të zbuluar tenorin e famshëm saksofonist Lester Young. Përdorimi imagjinativ i kameres e bën këtë veper një pikë referimi, pikerisht nga kjo menyre e paraqitjes se muzikanteve ne film.
'Blues Jammin' nga GJON MILI

Nov 2, 2011

E shtune 29 TETOR 2011 | Event Photos

Fotot e Takimit te Pare "live" me PERfACTs.
Faleminderit te gjitheve per pjesmarrjen!
 ♥ PERfACTs Team