Pages

Nov 14, 2011

MUSICAL - GUARDANDO AL MIO FUTURO

"DUKE PARE TE ARDHMEN TIME"

Eshte titulli i Musical qe do te paraqitet te djelen ne date 27 nentor nga studentet e qendres universitare CUD. 
C'duam t'iu themi permes pjeseve teatrale, koreografise dhe melodive e kengeve???
Ky Musical permbledh disa tematika sic jane: 
- ndryshimi midis njeri - tjetrit (racat, feja, shtresat e popullsise), 
- cila e ardhme si rrjedhoje e prejardhjes,
- dashuria per JETEN.
Une deshiroj t'i them se per te gjithe ju qe keni ne zemer nje pasjon, nje enderr, nje deshire, ka nje rruge per ta realizuar! 

Jo te gjithe ia dalin....Vetem ata qe besojne shume dhe punojne shume!

Hmmmmm, .... ne fakt deshiroj t'iu njoh me njerin prej PASIONEVE qe kultivoj me shume dedikim. Teatri...
S'kam qene asnjehere e zonja te recitoj gjate viteve te shkolles... Ah po, lexoja ne menyre normale, notat ishin mire edhe ne recitimet e pjeseve qe duhej te mesonim permenedesh por asnjehere shkelqyeshem!
Me vone kuptova se me pelqente mbi te gjitha te interpretoja fjalet qe flisja, perserisja, recitoja. Te "imitoja" djalekte, tonalitete zerash apo menyra te te folurit...
Levizja qe shoqeron cdo fjale ndryshon edhe kuptimin ose ve theksin aty ku duhet!  
Mu desh te ushtrohesha dhe te punoja me veten time se pari, DURIM asgje nuk vjen mire menjehere!
Studiova ne kurse aktrimi te teatrit kontemporan (nga ata qe s'kuptohen shume mire!!!) dhe kete vit bej pjese ne ekipin qe organizon kete MUSICAL me disa studente sikurse dhe rectoj ne te!
Ne daten 27 nentor dal serish ne SKENE....
Jane te pa pershkrueshme emocionet e skenes...
ato pak minuta me gjakun te ngrire:
si nje futbollist perpara portes, 
sikurse para nje dallge te rrembyeshme,
si nje parashutist ne sekondat para hedhjes, 
si nje pilot i F1 para nisjes,
si nje tiger para se te sulmoje nje zeber!!!!
Te gjitha keto VETEM per nje sekond dhe pastaj SKENA! E mrekullueshme e habitshme e paskajshme por e jotja!
Nuk eshte e thjeshte te qendrosh besnik ne keto pasjone. Kerkojne shume pune duhen ndjekur ne menyre korrekte dhe te pandalshme, te mos ulesh asnjehere koken per te pranuar ate qe te japin por te kerkosh me shume gjithmone me lart...te studiosh pa fund se ajo qe do eshte shume e forte!
Vullnet dhe besim ne arritje! 
Per ata qe kane nje enderr ne sirtar, per ata qe kane akoma deshira sikurse ne femijeri, per ata qe s'dalin dot nga roli qe kane ne jete: "EKSPERIMENTOJE, ZBULOJE JETEN TENDE!"

No comments: