Pages

Oct 10, 2013

SPK [ICS] | Balade Qytetse [A Civic Ballad]

To commemorate the 102th birthday anniversary of 
the famous Albanian poet and writer Migjeni,
on October 13, 20136:00-8:00 PM at Pedonalja in Tirana,
the INDEPENDENT CULTURAL SCENE-Albania [web & FB] 
is organizing a big cultural celebration: A CIVIC BALLAD.

The program includes performances, poetry, projections, music, installations, etc..
There will also be an open discussion on the importance of an INDEPENDENT CULTURAL SCENE in Albania.

*****
Ne jubilarin e Migjenit
13 Tetor 2013, ora 18.00-20.00 tek PedonaljaTiranë 
manifestimin kulturor NJË BALADË QYTETSE.

Programi është i mbushur me performanca, poezi, projeksione, muzikë, instalacione, etj..
Gjithashtu do të ketë një diskutim të hapur mbi rëndësinë e SKENES SE PAVARUR KULTUROREShqipëri.

‘‘ Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në shejtnin e tij.....
I gjeni një qytet Migjenit
Një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat u shitën për bukë dhe për pare.
Ja ku jemi, ende pas një shekulli nga Shekulli i ri i poetikës Migjeniane, me të njëjtin apel ndaj ‘vullneteve të ndrydhuna’, nën të njëtën frikë mos zhytemi prap në pellgun e mjerimit - të jemi një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Nëmosqoftë, një endje shekullore pothuaj nën të njëjtën gjendje qerthullore.
Atë fatthënie-fatkobësi çka te vepra e Milloshit sot do ta emërtonim si profeci, e përbën ajo që realiteti ynë e bart si fatkeqësi faktike, të cilën e kemi gatitur vetë, bash ashtu siç ai nuk do ta donte kurrsesi.
As përvjetori i mbi njëqind i lindjes së Migjenit nuk e anullon thirrmën e tij dhe nuk i gjegjet dot pikëpyetjes O dhimbë krenare ndër vargjet e lira/ vallë a do prekish kënd ndër ndjesina? apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë? Frymëzim i em i pafat / që vjen e më djeg mu në gji / për kë po më flet? Për kë të shkruej?Kushedi, mund të hasnit diku një qytet të urbanizuar edhe pa asnjë poet, por s’do të gjenit dot askund një poet urban pa qytet. Si Migjeni modern në një vend ku ende s’ka qytet të mirëfilltë dhe qytetari mirëfilli. Edhe një shekull pas lindjes së tij dhe optimizmit rinor të kangës ‘na të birtë e shekullit të ri’.
Fakti i shqueshëm tashmë që Milloshi nuk pat paraardhës të drejpërdrdrejtë, dhe nuk solli dot as pasardhës migjenian përgjatë shekullit të tij e veçon atë jo thjesht si një ishull letrar, por edhe një fenomen kulturor-artistik singular. Porse, në dallim nga të tjerët para dhe pas tij, Migjeni pati bashkëkohës të drejtpërdrdrejtë në botën e kulturës dhe artit modern.Askënd nga letërsia jonë kjo hapësirë nuk dot ta pranonte më legjitimisht se Migjenin në lidhje me kushtin thelbësor të modernitetit, atë çka sot e cilësojmë si bashkëkohësia. Sepse askush si ai nuk është vendosur aq sinkron me kohën dhe kontemporanen.
Askush si ai, nuk u atashua dot tek ai shpërthim modernizmi i rrymave dhe gjinive artistike njëkohësisht me arritjet botërore, ku simbolizmi si rebelim i ngritur në rrafshin estetik dhe ekzistencializmi me turrjen dhe kalljen te vetja e ndërgjejgja u bënë dy shinat që përshkojnë gjithë artin e shekullit XX, e njëherit janë edhe binarët e veprës së Migjenit.
Ai është modeli emblematik i të qenit shkrimtar artist, ashtu si shekulli i tij do të kategorizonte Kafkën, Kamynë, Beketin e të tjerë.
Moderniteti i tij, në zhanret e ndërmjetshme e jo kategorike që rrok njëherësisht poezinë, prozën poetike, skicën letrare, tregimin shkurtër, e deri me titujt novelëzë, baladë qytetse, kangë skandaloze, melodi e këputun, kangë që s’kuptohet e ka afinitetin me artet, imazhin, skicimin, vizatimin, që e bëjnë lëndën të ngjasojë edhe me një tablo apo fragment, një akuarel i beftë ose grafikë, gjer dhe elemente të fotografisë, dizajnit dhe tabloidit kinematografik, instalacionit apo dhe performancës prej arti të angazhuar, që ndërhyn te socialja dhe shqetësimi i kohës dhe komunitetit.Miq krijues dhe dashamirës arti, iniciatorë të lëvizjes “Skena e Pavarur Kulturore” që ju dëshironi ta shpallni në jubilarin e Migjenit, rasti j’ua sjelltë për mbarë! Ju më kërkoni të sugjeroj në një faqe të vetme një titull për eventin e kësaj dite, një moto nën të e për të, mandej një skicë të shkurtër dhe ndonjë ide projekti në vijim.
Mirëpo, për ta kryer këtë lypset një ekonomi fjale dhe një distilim spikame saqë më mbetet të thërras në skenë vetë Migjenin, mjeshtrin e vocërr të sublimes therrëse madhështore. Kësisoj, po ju propozoj në intimitet dhe me zë të ulët e mes nesh ‘njenën nga ato’ projekte me shance suksesi dhe premisa pranimi, nëmos sot shekullin tjetër!
Faza e parë: I lypni pasunarëve të rinj të qytetit ose asoj mishi të kënaqun të shtetit, nën refrenin zotni, të lutem zotni, më fal ndoj send... sa për të bërë një shtatore migjeniane fëminore që t’i përngjajë Milloshit, poetit qëndindfaqësh të madhështisë së letërsisë minore.Faza e dytë: Nxirrnie këtë shtatore të ngrime në qytet dhe i kërkoni ndihmë bujarisë së teknologjisë qytetse ta pajisë atë me një burim zëri diku në trup, ku të jetë incizuar apeli për
një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat u shitën për bukë dhe për pare.
Faza e tretë: Merrni qimen e derrit mbi të cilën u ngul trumcaku i vetvrarë i shoqërisë, kur pasi cicrroi një herë, cicrroi dy herë, cicërroi tri herë, mandej një crrr e gjatë e plot mallëngjim që ishte porosia e tij e fundit, testament i dhimbave të tij, kërcej prej brenës dhe ra mbi një qime të derrit ..
Lëshojeni këtë qime mbi maketin me lajle-lule të projektit urban të qind vjetëve të ardhëshme të kryeqytetit, lëreni të valvitet si flamur nga një lartësi sa një bojë njeriu...si e sjellte era trumcakun rreth qimes, si gjeli metalik në majë t’oxhaqeve tona, atbotë kur frynte veri...
Dhe aty ku qimja të bjerë mes ngrehinave kallpe të maketit, si ti vijë rasti e të fryjë era, mu aty i gjeni një pikë qytet migjenit, poetit të qytetit... dhe nguliteni shtatoren... deri në acarin e ardhshëm.E nëqoftëse as kjo nuk është e mundur, mbështeteni shtatoren ku të mundni, dhe ngulnie një pllakat në trupin e saj si porosi ose hajmali për brezin e ardhshëm...Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka më shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër... e në rasë se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndis klasike.
E paturpshme, t’i shtosh diç tjetër Bukurisë që vret, porse ja që jemi një shekull më pas dhe plot frikë e në rrezik nga dorëzimi i pashpresë!
Prandaj, shoqni, po deshe të mos lozin në kurriz tand ndrro format. Hiqi bragashat. Dhe vërtet ky kolektivitet shoqni që po don sot të bëhet shoqëri por ende s’ia ka mbërrit dot, në fakt ka nisë me i ndërru format e me i heqë bragashat. Si? Në tri trajta të reja që përbëjnë seicila një risi: Ose duke i zhveshur e riveshur mbrapsh dhe nxjerrë në dukje anën e brendshme, ose duke i veshur në kokë dhe lënë në pah gjithë çka më parë e mbulonin, ose duke i bërë bragashat balonë për sikterisje mjerane prej mjerimit neomigjenian.’’ -Krenar Zejno

*******************************************************

No comments: