Pages

Oct 26, 2011

Corfu Channel Incident
WHAT HAPPENED 65 YEARS AGO?

Incidenti i Kanalit te Korfuzit
CFARE KA NDODHUR 65 VJET ME PARE?

Ne 22 Tetor 1946, kater luft-anije britanike dolen ne kanalin e Korfuzit dhe filluan lundrimin drejt veriut. Lane ne te majte vijen nderkombetare dhe sipas qeverise shqiptare hyne ne ujerat tona. Tirana deklaroi se ato nuk kishin marre leje per kete levizje por urdheri per t'i goditur ato nuk u mor. Sipas kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, kur luft-anijet po i afroheshin bregut papritmas kishin filluar shperthime dhe dy prej tyre kishin marre flake. Nje vedet shqiptare kishte shkuar per tu dhene ndihme dhe per te sqaruar arsyen e shkeljes se tokave tona territoriale. Asnje shpjegim nuk kishin denjuar ti jepnin anglezet per kete shkelje flagrante te integritetit tone. Si pasoje e shperthimit, njera anije u demtua rende dhe nje tjeter po ashtu pesoi demtime. Dyzete e kater marinare angleze humben jeten dhe shume te tjere u plagosen. Britania e madhe akuzoi boterisht Shqiperine se kishte vendosur minat ne kanalin e Korfuzit, ose se kishte pasur dijeni per vendosjen e tyre. Shqiperia e pergenjeshtroi kete gje. Ceshtja iu referua gjykates se Hages. Ne Hage qeveria shqiptare u shpreh se nuk dinte gje per vendosjen e minave, se nuk dispononin te tilla, as mjete, as specialiste per vendosjen e tyre. Gjykata e Hages hodhi poshte mundesine e vendosjes se minave nga ana shqiptare, por nenvendosi ta quaje Shqiperine fajtore sepse kishte dijeni per to dhe nuk kishte njoftuar.
Ne dhjetor te 1949, gjykata e Hages vendosi qe Tirana ti paguante demshperblim Anglise 843.947.000 sterlina. Shqiperia refuzoi me justifikimin se nuk ishte as fajtore dhe per faktin se caktimi i shumes se demshperblimit nuk ishte kompetence e asaj gjykate. Si kunder pergjigje, Britania e madhe bllokoi ne nje banke ne Londer deri ne zgjidhjen e konfliktit, arin e Shqiperise qe ishte grabitur nga forcat gjermane ne terheqje.
Kerkimet e mevonshme kane hedhur drite per ate qe njihet Incidenti i kanalit te Korfuzit.

Emisioni: Opinion
Data: 24-10-2011

Te ftuar:Paskal Milo - Historian
Artur Mecollari - Zv. Komandant i Forcave Detare
Auron Tare - Studiues
Sokol Nako - Avokat
Klikoni linkun e meposhtem per te pare emisionin e plote.
http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3750#


Falenderojme z. Auron Tare per kete informacion.
http://www.auronexpeditions.com/

No comments: