Perse shkruaj, lexoj, mendoj, enderroj dhe madje FLAS shqip?
Ja disa prej arsyeve:
sepse jam shqiptare,
kam lindur ne Shqiperi,
kam mesuar alfabetin dhe vitet e para te shkolles i kam kryer ne Tirane,
jam e apasionuar mbas gjuhes letrare shqiptare,
mundohem te pasuroj shqipen time me dialektizma qe i vleresoj interesante...
POR mbi te gjitha: sepse jam KRENARE qe flas gjuhen e gjysherve, stergjysherve dhe mamase time! (oh, sa atdhetare!)
Antiteza ne kete dialog me veteveten, eshte se une nuk jetoj ne truallin ku kjo gjuhe flitet dhe perdoret nga shumica e shtetasve e saj...(ndoshta jo te gjithe?!)
Megjithate jam e bindur qe jo vetem s'do ta harroj kurre por dhe do perpiqem te flas e shkruaj ne menyre te drejte sa te mundem.
S'di si t'i pershkruaj ata qe ne aeroportin "Nene Tereza" flasin shqipen "e shtremberuar" nga gjuhet e huaja te shteteve ku jetojne!
"E ç'te duhet shqipja?" - me tha nje dite nje mikeshe - "Ti s'jeton ne Shqiperi dhe kudo jashte ketij shteti nuk flasin shqip...".
Shume e drejte por sipas meje nuk eshte ZGJEDHJE te flasesh nje gjuhe...eshte PASURI!
Kur mendojme se anglishtja apo frengjishtja, italishtja apo gjermanishtja jane gjuhe te bukura dhe me VLERE mos harrojme se me shqipen kemi hedhur hapat e pare, belbezimet e para dhe gabimet e para i kemi bere ne shqip...
Le te mbledhim ca fjale te mrekullueshme qe kemi shtremberuar ne femijerine tone:
Tregojne se une thosha: "gagale" ne vend qe te thosha "PORTOKALLE". Im vella u desh te behej 4 vjeç qe te mesonte: se "talovina" thuhej TAVOLINA.
Sa prej nesh thoshin:
"kulole" = akullore
"ai" = kali
"treni" = qeni
"kecebeu" = Skenderbeu
"valatriçe" = lavatriçe
"xhinxhir" = zinxhir
"vizuri" = vizore
"lajem" = lahem
"xhuxhuke" = gjyslyke (syze)
"puc" = kepuce
"çuçu" = qumeshti
"bua" = uje
"da-da-da" = shetitje
"pacim" = mire u pafshim
"ape" = çorape
Me thoni c'kujtoni nga femijeria juaj?
Une kam ne buze gezimin e fjaleve te reja qe mesoja dhe me vone flisja ne SHQIPEN time te dashur!
Nuk dua te ve gishtin mbi ata qe ende nuk e shkruajne apo e flasin ne menyre korrekte ose me dialektizma... Studimi i vazhdueshem i "gjuhes shqipe" duhet te jete kenaqesi e jo vetem nje barre e rende ne çanten e shkolles si "detyre shtepie"!
Le te perkthejme huazimet se ne fund te fundit shqipja nuk eshte kaq e varfer ne terma...Ruani kete gjuhe me te gjitha forcat tuaja.
Per mua eshte me e bukura ne bote!
(Ju kerkoj falje per mungesen e germes se dashur "ë" = 'alt137')
No comments:
Post a Comment