Oct 9, 2011

Majda Mano- writer


Si ben ti PA mua?
 
Si bej une pa ty???
E ku ta di? ...dmth e di por pse duhet ta mendoj; ose me  mire e mendoj por pse duhet tia shqiptoj vetes? 
Nese rri dhe coj ne mend keto, me mire qe bej dhe pa ty...
Ti  ma mbush koken, me pyetje, ti  me trishton kur te shoh  qe as vete s'di ku je, ti je nje i coroditur...Boll jam e coroditur e cte te dua te bej  me ty? ...apo qe te coroditem me keq?
Ti je nje i pandreqshem qe  kam frike do me c'ndreqje dhe mua; je nje i semure qe shtyn ilacet; je nje pamjaftueshmerisht i pakenaqur. 
C'te te dua? 
Te shtosh pakenaqesite e mia...
Je nje mendjemadh i lodhshem qe mburret  me fasadat e vockla te shtirura dhe... pastaj shitet ne nje treg cirku,me protagoniste qe kujtojne se me bejne per te qeshur, kur pervecse ate s'me imponojne. 
Ti mund te ndryshosh  neser, sigurisht edhe kete e di. Por ciles sigurie duhet ti vihem perballe per kete?!
Jane  pyetje qe mos kujto me duket vetja e shkathet  teksa i formuloj. Aspak! Me duket  mjerane ndoshta...dhe  kjo eshte  jo pak e dhimshme, per me  teper kur te gjitha tingellojne te formuluara retorikisht, atehere qe eshte gjithcka pervec kesaj  qe me shkon ne  mendje teksa i shkruaj,,,,
Sa pafundesisht  do te doja te me  ktheheshe (por jo me indinjate). Kete jo thjesht.... thjeshtesisht, qetesisht; te me thoje qe gabohem...kaq! 
Nuk  kam nevoje per argumenta, ato me lodhin, i kam te degjuara, kerkoj  vetem nje mimike qe une do e pershendes  sic pershendetet nje i panjohur,,,nje i panjohur i njohur, ne rastin tim??
Me kuptove?
Jo???

E dija...me mire keshtu!
Ti  vetem  ndrysho  dhe  une jam  gati  te  behem ure! Jam  gati  te mos bej me as pyetje, ,jam gati  edhe heret e para te sapondryshimit te bej sikur nuk shikoj.
Si?? Po e kuptova...po sigurisht  qe do te te rri prane...kush te tha te kunderten??
Keshtu  t'u  duk gabim  tu  duk....
Keshtu e thashe ?
Kush  une?
T'u degjua  gabim atehere?
S'mbaj  mend asgje, cfare thashe?
Si? 
Ti po qesh...te pelqen me shume  keshtu...hahahahaha po e dija edhe une  prandaj me erdhi kaq spontane te te genjeja...
Me  genje  dhe ti  ndonjehere! Vetem  genjeshter kunder ndryshimit mos qofte!
Si?
Po  me pyet  prape tani? ...hahaha po e di  cfare do te  degjosh c'kujtove; atehere  une do  perpiqem te ta them  edhe me  bukur  nga ajo qe doje te degjoje: "UNE NUK BEJ DOT PA TY"...jo  "une nuk bej DOT pa ty!"
E kuptove ndryshimin, une po kafshoj veten perdite ne berjen time per te te bere ty,,,
Une duhet te jem "me e bukur", qe te meritoj  te behem pjese e ndryshimit tend te bukur...nuk e dije?
Sigurisht qe s'je i bukur, sta kisha thene? Por pa mungesen e asaj bukurise tende une ndihem aq cuditerisht e manget...
Degjoj  perdite "mungese bukurite" e tua; ta dish sa brengosem, ta dish sa inat te marr...ta dije sa "budallaqe e pandreqshme" i  them vetes ne heshtje?....dhe  sme pelqen  fare (urrej ti  them vetes budallaqe, me duket  kulmi i  fundit!). Por ja qe edhe  kete e bej.
Si  te dukem  shpirtmadhe, tolerante e sakrifices??? hahahahahahhahaha kam  qeshur me te madhe!
Nuk  jam  asnjera  nga keto  dhe  as qe dua ta kerkoj  ne c'liber rri prehet teoria e shemtuar per te bere viktimen e shtirur! Une  nuk  jam  e shtirur e ca me pak viktime...Une jam nje pandreqshmerisht e pandreqshme.
...mbase, po ja si ty! 
E kuptove  tani  pse nuk  bej  dot  pa simbiozen  me ty? 

Ishte kaq e thjeshte... Ah  vetem duhet te bejme nje pakt perpara: une dua te  ndryshoj  nga te  qenit "pandreqshmerisht e pandreqshme" ;ndaj  me  duhesh ti....dhe  indirekt ti  mua. Sepse  ti  me jep  ate  force qe perfeksioni gjetke ma ndan  ne mijera copeza...
Me prit  atehere. Une te premtoj se do te vij...sepse dua ti  mesojme njeri tjetrit  sesi  edhe me pak jo te mire, mund te bashkejetojme shume mire bashke...

LETER  e hapur drejtuar asaj qe ka gjithcka pa te cilat une s'mund te bej  pa..........SHQIPERISE! Kujt kujtuat tjeter?

No comments: