Pages

Oct 23, 2011

Majda Mano - writer!


Ne fakt asnjehere skam provuar te shkruaj per dashurine...mbase sepse eshte bere aq objekt i gjere trajtimi!

Ne te tilla raste e arsyetoj, i trembem ose renies ne te njejtat perzgjatje, ose gjenise te te gjeturit te ca pershkrimesh mrekullisht te thjeshta; qe po me te njejten thjeshtesi te bejne te mendosh se po kupton per te paren here; nje nga perzgjatjet te me te  vjetri subjekt qe behesh me dije sikur per te paren here..

Ndaj me sherbeu kjo goxha paranteze per te thene se s'jam e zonja gjate te ndalem te bej dot nje shkrim befasues!
Frymezimin e morra nga...as vete se di...di  ama qe per me te vjetren ndjesi  te bukur ne bote, sqenka  vertet fare e thjeshte te hidhke llafe...

Shkurt miq, kjo eshte nje nga ato tema qe une kam frike dhe s'guxoj te flas, jo per mungese dije sigurisht, por mbase per 'mungese jo mungese' ndjeshmerie...
Fola dhe s'thashe asgje deri tani...e di!
Mire sikur ta provoj...
Reflektoja dje, 
kur shikoja "the end-et" e librave se time bije, "dhe ata jetuan te lumtur deri ne fund te diteve t tyre".
Fraze mashtruese, jo?!


Qe te vegjel na mesojne te besojme se cdo gje e bukur perfundon domosdoshmerisht bukur dhe perfundimi ndjesor qe na vuloset. 
Behuni te ndjeshem, dritherohuni; aq here qe funde te tilla s'marrin jete... Genjeshtra te medha!
Keshtu na kane nuancuar idene se ne jete duhet te qajme per perfundime qe s'marrin pritshmerine e imagjinuar...,ja kaq me frymezoi mua. 
Me frymezoi per te thene se sikur nje copez reflektimi do e kthenim tek te pranuarit e realiteteve ashtu sic vijne... jo vetem do te na bente ti perjetonim me pak me pak "patetizem shemtaraq".


Perfundimin e gjerash te bukura, por do te na ambientonte me rendesine e bukurise te po aq te madhe, sa c'mund te sjelli edhe pranimi ne heshtje i idese te te menduarit; se jeta jo gjithnje kur servir funde te trishta, eshte domosdoshmerisht e dhimshme! 
Mund te jete po aq edhe magjike...po aq edhe reale, per te mjaftuar e thene se realet jane gjithnje me te bukurat gjera. 
Sado me te trishta qofshin!

",,,dhe ata vazhduan te jetonin 'ashtu sic ju erdhi'... lumturine apo trishtimin e asaj qe dynjaja ju kish mesuar te kuptonin aq rendom!



'Fabula reale ne jete; e shtjelluar ne kohera reale...jo moderne. Jam demode une...por e quaj te tille thjesht per te qene korrekte me realitetin ku jetojme... mire a i keq pastaj... Mjaft!...s'na pushoi goja se e etiketuari, le t'ia leme ardhshmerise te perfundimeve; t'iu futen te tillash konkluzionesh.
.... dhe pranuan me dinjitet, te mos benin qarramanet, as frikacaket, por thjesht te arsyetuarit "jeta mund te vazhdoje te jete e bukur edhe duke bere paqe me gjetjen e bukurise ndjesore edhe te te tilla 'the end-e'.........

No comments: