Pages

Oct 2, 2011

Ways of Seeing | The Persistence of Meaning

Ways of Seeing, is a 1972 BBC TV series that challenges the traditional way of looking at European art (during 1400s-1900s), by introducing a postmodern way of appreciating it through reproductions and the context in which they are seen. (Watch part 1 here.)
Here’s is part 2.

Ways of Seeing eshte nje seri televizive e dhene nga BBC ne 1972 qe sfidon menyren tradicionale te shikimit te artit Europian (gjate viteve 1400-1900), duke paraqitur nje menyre postmoderne te vleresimit te tij permes riprodhimeve dhe kontekstit ku ato shihen. (Shihni pjesen e pare ketu.)
Ja ku eshte pjesa e dyte.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
“All photographs are there to remind us of what we forget. In this -- as in other ways -- they are the opposite of paintings. Paintings record what the painter remembers. Because each one of us forgets different things, a photo more than a painting may change its meaning according to who is looking at it." -John Berger

"Fotografite na kujtojne ate qe harrojme. Per kete gje–si dhe per te tjera –ato jane e kunderta e pikturave. Pikturat regjistrojne ate qe piktori kujton. Meqe secili nga ne harron gjera te ndryshme, nje foto me shume se nje pikture mund te ndryshoje kuptimin e saj sipas personit qe e sheh.” -John Berger



[transkript]"Por, ju mund te thoni qe pikturat origjinale jane ende unike. Ato duken ndryshe nga cfare shihni ne ekran. Kjo pikture nga Leonardo eshte ndryshe nga cdo tjeter ne bote. Origjinalja ndodhet ne Galerine Kombetare; nuk eshte e falsifikuar, por autentike. Nese shkoj atje dhe e shoh kete pikture, duhet te jem ne gjendje ta ndjej autencitetin e saj. Pothuajse cdo gje qe mesojme ose lexojme ne lidhje me artin inkurajon nje qendrim dhe nje ndjenje te tille.

[2:09] Pse eshte kaq e rendesishme ta ruajme dhe ta shfaqim kete pikture nga Leonardo? Ajo ka fituar nje lloj mbreselenie te re, por jo prej imazhit, apo kuptimit te saj. Eshte bere misterioze perseri per shkak te vleres qe ka ne treg; vlere qe varet nga autenciteti e saj. Kurse tani qendron varur ne galeri, si nje relike ne nje vend te shenjte. Nuk dua te sygjeroj se nuk ka mbetur gje per te perjetuar perpara veprave origjinale te artit, pervec njefare ndjenje madheshtore; sepse ato kane mbijetuar, sepse jane te verteta, sepse kane nje vlere absurde. Akoma me shume eshte e mundur, por vetem nese arti zhvishet nga misteri dhe feja e rreme qe e rrethojne. Kjo fe, e lidhur zakonisht me vleren monetare por gjithnje e bere ne emer te kultures dhe qyteterimit, zevendeson ate qe pikturat humbasin kur kamera i ben te riprodhueshme.
[muzike]
Galeria Kombetare shet me shume riprodhime te kesaj pikture se gjithe te tjerat. Cfare kuptimesh marrin keto riprodhime kur varen ne muret e cdo shtepie? Sa te ndryshme jane ato nga origjinali -kur Leonardo perpunonte idete e mundshme per nje pikture?

Kamera, duke e bere vepren e artit te transmetueshme, ka shumefishuar kuptimet e saj te mundshme dhe shkaterruar kuptimin unik origjinal. Kane fituar gje veprat e artit nga kjo? Ato kane humbur dhe fituar. Gjeja me e rendesishme ne nje pikture eshte imazhi i saj fiks (i palevizshem) dhe i heshtur. Nuk mund te demonstroj dot palevizshmerine sepse linjat ne ekranin tuaj jane gjithmone ne levizje, ashtu sic jane dhe faqet e librit; por mund te vertetoj heshtjen.
[heshtje] 

Ngadonjehere, heshtja e panderprere si dhe prania fikse e piktures eshte e mrekullueshme.
[heshtje]
Kjo eksperience nuk ka te bej fare me ate qe na mesojne per artin. Piktura, absolutisht ne heshtje, behet nje korridor qe lidh momentet e imazhit te saj me ato ne te cilat ne e shohim. Dicka leviz ne ate korridor me nje shpejtesi me te madhe se drita, duke vene ne dyshim dhe sfiduar menyren se si e masim kohen.

Meqe pikturat qendrojne te heshtura dhe kuptimi i tyre nuk eshte me i lidhur me to por behet i transmetueshem, ato bien pre e manipulimeve. Mund te perdoren per te bere argumente komplet ndryshe nga kuptimi origjinal; dhe meqe jane fikse dhe pa ze, menyra me e lehte per ti manipuluar eshte perdorimi i levizjes dhe tingullit. Kamera afrohet dhe zmadhon vetem nje detaj. Kuptimi i saj ndryshon. Nje figure alegorike behet nje vajze e bukur kudo. Nga nje bote e cuditshme poetike metamorfoze, nje qen mund te kthehet ne nje kafshe shtepiake, por jo si qeni i zerit te te zotit.
Kuptimi i nje pikture te shfaqur ne film ose televizion mund te ndryshoje akoma me rrenjesisht.


[6:50] Kjo eshte nje pikture nga Bruegel – Rruga drejt Kalvarit. Nese e shihni te gjithe imazhin, ai tregon hidherim, torture, dhe mbi te gjitha egersine, kureshtjen e etur, supersticionin e vrullshem te turmes. Nese kjo percaktohet si nje pikture fetare, atehere eshte cuditerisht laike; por veshtiresia qendron se po te ishte e tera ne ekran, nuk do shihnit shume. Mezi prisni sa te afrohet kamera qe te ekzaminoni detajet. Por sapo ndodhe kjo, efekti i plote i piktures ndryshon. I jep nje hije fetare."



If a work of art is valued in time, then how do we measure this value?
Does it gain value through time by the multiplication of its meanings?
Does it lose value through time from the loss of its authenticity?
What is its true value?
Monetary? Historic? Cultural?
Or the personal (latent) one that invokes in the viewer bits of awe, beauty, mystery, and genuine presence?

Nese nje veper arti vleresohet ne kohe, atehere si mund ta masim kete vlere?
A i rritet vlera ne kohe nga shumefishimi i kuptimeve te tij?
A i bie vlera ne kohe nga humbja e origjinalitetit te tij?
Cila eshte vlera e tij e vertete?
Monetare? Historike? Kulturore?
Apo ajo personale (e heshtur) qe ngjall tek shikuesi ndjenja mrekullie, bukurie, misteri, dhe nje prezence te vertete?
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*Na ndiqni per pjesen e trete te kesaj serie javen tjeter.

No comments: