Oct 23, 2011

Se Bashku Kunder Kancerit te Gjirit! Breast Cancer Awareness in Tirana

***Many thanks go to YWCA of Albania for organizing an important event such as this one. Hope to see everyone there.
Në kuadrin e muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, Bashkinë e Tiranës, Institutin e Shëndetit Publik, Spitalin HYGEIA në Tiranë, kompaninë celulare AMC, UNFPA, kompaninë farmaceutike Hoffmann-La Roche, kompaninë Top-Media, Ferano-Group, klininkën Blue Medical Center si dhe Sheraton Tirana Hotel, organizon për të tretin vit radhazi veprimtarinë, Së bashku kundër kancerit të gjirit!
Veprimtaria do te celet me nje tubim ne sheshin perpara Galerise Kombetare te Arteve, ku do te shperndahen materiale informuese e promovuese (fletepalosje, broshura, bluza e kapele me simbolin e luftes kundra kancerit te gjirit etj.) per menyrat e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit.

Veprimtaria do te vijoje me fjalet e shkurtera pershendetese te disa prej perfaqesuesve te institucioneve dhe korporatave, qe kane kontribuar per realizimin e saj, si dhe te disa grave te mbijetuara nga kanceri i gjirit.

Me pas do te vijohet me ecjen tradicionale, e cila kete here do te zhvillohet duke nisur nga sheshi perpara Galerise, pergjate rruges "Murat Toptani", me destinacion sheshin perpara Akademise se Shkencave.

Ne perfundim te ecjes, pjesemarresve te interesuar do t'u jepet mundesia qe, ne disa cadra te ngritura enkas, te ndjekin biseda informuese per menyrat e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit, zhvilluar nga mjeke te spitalit Hygeia; te kryejne ekzaminime falas si dhe te pajisen me nje kupon per kryerjen po falas te nje mamografie ne mjediset e spitalit Hygeia dhe te Blue Medical Center.

Shpresojmë së tepërmi të jeni pjesëmarrës në këtë veprimtari shumë të dobishme për shëndetin dhe mirëqenien e gruas, jo vetëm për të përfituar nga shërbimet që do të ofrojnë, por mbi të gjitha për t’u ndërgjegjësuar mbi domosdoshmërinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Nuk duhet harruar: Kanceri I gjirit vret më pak, nëse zbulohet shpejt!!!
Ju ftojmë që me datë 30 tetor 2011, ora 10:00, të mblidhemi përpara Galerisë Kombëtare të ArteveTiranë.

Ju mirëpresim!
Breast Cancer Walk in Tirana

Sunday, October 30 · 10:00am - 1:00pm
Para Galerisë Kombëtare të Arteve

Rruga "Murat Toptani"
Tirana, Albania

RSVP ketu: YWCA of Albania

No comments: