UNDERGROUND by SARA ÇAPALIKU
Ne Zeta Galeri eshte hapur ekspozita fotografike UNDERGROUND.
Per kedo qe udheton per diku larg, vendi ku gjen sadopak ngrohtesi jane kafet, restorantet e brenda tyre zona e sherbimit, qe ne te shumten e rasteve instalohet nen toke.
Askush nuk kujtohet per rendesine e kesaj zone.
Kete do te kete konstatuar edhe Sara Çapaliku gjate udhetimit te saj ne baret apo restorantet e Atij vendi tjeter.
Artistet e rinj shpesh dalin ne tema intriguese e ne gjetje artistike te papritura, ashtu sic po ndodh me kete ekspozite, ku vemendja perqendrohet ne nje motiv te thjeshte e ne imazhe te zakonshme, te cilat jo kujtdo i terheqin vemendjen.
Bari i zhurmshem me ecejaket e veta, mbushur me tinguj e melodi, dhe kor pa fund fjalesh, bie ne kontrast me nje tjeter ambjent, diku underground, ku cilido prej nesh ne intimitetin e vet, shoqerohet cuditshem nga nje kategori tjeter personazhesh qe gjenden nder fotografi, postera dhe deri nga objekte sherbimi e mure te shkruara, qe mbesin si e vetmja lidhje me bisedat e thashethemet ne tavolinat e salles se pare.
Gjithsesi duke hapur nje dere e zbritur disa kembe shkalle, mbas nderprerjes se menjehershme te zhurmave, per nje cast ne mendje te vine qindra ngjarje, me skena takimesh te dyshimta, plot histori undergroundesh (mbresa konfuze filmash) qe per nje moment te bejne te besosh se je edhe ti pjese e tyre.
Ne rastin tone underground-i eshte vendi ku jane percaktuar shume qarte dy drejtime: Burra - Gra. Ato i bashkon nje estetike marredheniesh krejt njerezore, qe nuk lene mbas aspak emocionin dhe pasigurine qe ndjen kur je vetem.
EDI HILA
No comments:
Post a Comment