Maratona e Arkeologjisë zhvillohet në kuadrin e Muajit të Evropës 2012, në Qendrën e Informacionit të Bashkimit Evropian. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.
Në kuadrin e Muajit evropian 2012, Ambasadori i Delegacioni të Bashkimit Evropian, Z. Ettore Sequi, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Znj. Carola Muller-Holtkempler, Ambasadorja e Republikës së Francës, Znj. Christine Moro dhe Ambasadori i Republikës së Italisë, Z. Massimo Gaiani kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në :
Maratonën e Arkeologjisë
Të enjte 10 maj 2012, ora 11:00 në Itali,
Të enjte 10 maj 2012, ora 18:00 në Itali,
Të premte 11 maj 2012, ora 18:00 në Francë,
Të premte 11 maj 2012, ora 19:00 në Gjermani.
"Bashkimi Evropian dhe trashëgimia kulturore shqiptare" është tema e "maratonës arkeologjike" që delegacioni Evropian, i drejtuar nga Ambasadori, Sh. T. Ettore Sequi dhe Instituti Italian i Kulturës, ofrojnë për datën 10 maj, në kuadër të iniciativave të javës së dytë të Muajit Evropian, dedikuar zgjerimit të BE-së. Shumë i pasur do të jetë programi i ditës, me dy konferenca arkeologjike, të ndjekura nga
projektimi i dokumentarit “Shqipëria: historia e zhytur. Nga projekti Liburna te mbetjet e anijes spital PO i M. Alessandro, Mario Mazzoli dhe Giuliano Volpe. Konferencat do të mbahen nga Prof. Sara Santoro Bianchi, Profesoreshë e Historisë së Artit Grek dhe Romak në Universitetin "Gabriele D'Annunzio" Chieti Pescara dhe shefe e misionit italian arkeologjik në Durrës - i cili këtë vit feston dhjetë vjetorin e tij - dhe
do t'i kushtohen ish-kryeqytetit të Shqipërisë. Si për vjetërsinë e vendbanimeve të tij, ashtu edhe për funksionin e portit të tij, Durrësi përfaqëson historikisht dhe idealisht një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, një rrugë të çmuar drejt Evropës.
E para nga dy konferencat, të cilat do të zhvillohen pranë Qendrës së Informacionit të Delegacionit Evropian, do të ketë si protagonistë shkollat. "Thesaret e së kaluarës, thesaret e së ardhmes: arkeologët evropianë dhe shkollat shqiptare për mbrojtjen e qytetit të lashtë shqiptar të Durrësit", është titulli i takimit, i cili do të fillojë në orën 11 dhe do t'i kushtohet kryesisht nismës " Të kujdesemi për të kaluarën
tonë”, realizuar nga shkolla “V. Perdushi" në vitin 2011, për mirëmbajtjen e zonës
arkeologjike të amfiteatrit romak.
Konferenca e dytë, "Arkeologjia e qytetit, arkeologjia për qytetin: rasti i Durrësit në kuadër të mbrojtjes evropiane të qyteteve të vjetra mesdhetare dhe vazhdimësia e jetës", është planifikuar në orën 18 dhe do të fokusohet pikërisht mbi "Rastin e Durrësit." Në vitin 2003, misioni arkeologjik italian, bashkë-financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme – prej vitesh i impenjuar në vijë të parë, me investime të rëndësishme, në mbështetje të gërmimeve në Shqipëri - hartoi hartën e rrezikut arkeologjik të qytetit, e cila është përditësuar vazhdimisht dhe miratuar edhe nga institucionet në përpunimin dhe përkufizimin e mëvonshëm të Planit Rregullator. Në fjalën e saj Prof. Santoro Bianchi do të përqendrohet gjithashtu edhe në zhvillimet e fundit të arsimit universitar në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe organizimin e turizmit kulturor, si pjesë e Projektit Tempus IV JPCR.
Por, siç u përmend më sipër, aktiviteti përmbyllet me dy projektime (në orën 12 dhe në orën 19) të dokumentarit “Shqipëria: historia e zhytur. Nga projekti Liburna te mbetjet e anijes spital PO. Përmes rezultateve të hulumtimeve nënujore të kryera në Shqipëri, puna zbulon aspekte të historisë së lashtë si dhe ndodhitë e fundit në vend.
Gjithçka e realizuar nga Shoqata jo-fitimprurëse A.S.S.O. dhe Instituti i Arkeologjisë së Shqipërisë, nën drejtimin shkencor të Prof. Giuliano Volpe, Universiteti i Foggia-s, me mbështetjen e Njësisë Detare të Guardia di Finanza. Kërkimet afatgjata kanë konfirmuar praninë e një trashëgimnie nënujore të jashtëzakonshme, si për nga rëndësia shkencore, ashtu dhe për peshën kulturore që ka, si dhe rëndësisë që mund të ketë në aspektin ekonomik. i
va IICTirana

No comments:
Post a Comment