Pages

May 2, 2012

Muaji i Evropes ne Shqiperi | Festivali i Filmit Evropian


Delegacioni i Bashkimit Evropian ne bashkepunim te ngushte me Vendet Anetare te Bashkimit Evropian, institucionet shqiptare dhe shoqerine civile ka organizuar Muajin e Evropes 2012 ne Shqiperi, nga data 1 deri me 31 maj.

Muaji i Evropes do te perfshije nje sere aktivitetesh shoqerore, kulturore dhe politike, te cilat kane per qellim te terheqin vemendjen e publikut shqiptar per jeten dhe zhvillimet me te fundit ne Bashkimin Evropian dhe marredheniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise. Kjo nisme do te perplotesoje eventin kryesor qe Delegacioni i BE organizon per te perkujtuar Diten e Evropes me 9 maj dhe qe ka per qellim te krijoje lidhje te drejtperdrejta me publikun.

Aktivitetet e Muajit te Evropes jane krijuar e menduar per te perfshire publikun e gjere si dhe me specifikisht te rinjte, nxenesit e shkollave, studentet universitare, politikeberesit, shoqerine civile, median dhe diplomatet.

Te gjitha aktivitetet jane te hapura dhe falas per publikun. Per me shume info ndiqni Muajin e Evropes ne Facebook.

Ne kuader te Muajit te Evropes, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasada e Francës dhe partnerët e tyre prezantojnë Festivalin e Filmit evropian, i cili do të zhvillohet nga data 2 maj deri në datën 8 maj 2012 në Kinema Millenium në Tiranë, rruga Murat Toptani.
Ambasada e Francës ka kënaqësinë të paraqesë për këtë rast filmat "Welcome" të Philippe Lioret (2009) të enjte 3 maj 2012 ora 18:00 dhe "Mariage à trois" të Jacques Doillon (2010) të hënë 7 maj 2012 ora 20:30 (me titra në anglisht dhe shqip).


















No comments: