Festivali i filmit dokumentar DokuFest dhe ProCredit Bank kanë shpallur një konkurs, ku ftojnë qytetarët të filmojnë ndotjen ose mbrojtjen e mjedisit që i rrethon.
Kjo iniciativë vetëdijesimi ka për qëllim adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë edicionit të sivjetshëm të DokuFestit, i cili do të mbahet me datën 7 – 15 korrik në Prizren.
Videot do të shfaqen gjatë festivalit, ku videoja më e mirë do të shpallet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të festivalit DokuFest si dhe do të shpërblehet me shumën prej 1.000 euro. Afati i fundit për dorëzimin e videove në ndonjërën prej degëve të ProCredit Bankës është 31 maj 2012.
|
No comments:
Post a Comment