Pages

May 19, 2012

Workshop Europian | Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)


Bashkia e Beratit 
në bashkëpunim me 
Shoqatën Franceze të Qyteteve të Historisë dhe Artit 
organizojnë në datat 4-5 Qershor 2012 në Berat:

Workshopin Europian:
Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)”


Në Workshop pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shumë qytete të historisë dhe artit në Europë dhe ekspertë Europianë të fushës së planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit eksperienca të lidhura me zhvillimet urbane në Sitet Historike dhe të Artit. Ky event do të shoqërohet edhe me një takim të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Historike të Shqipërisë , ku do të diskutohet rreth krijimit të Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë dhe me nje tur studimor në Sitet Historike dhe Kulturore të Qytetit të Beratit.

Ju lutemi të plotësoni Formularin e Pjesëmarrjes dhe t’a dërgoni në këtë adrese e-maili brenda datës 
25 Maj 2012: bashkiaberat@yahoo.com
Për cdo pyetje apo sqarim mund të na kontaktoni në këtë adresë e-maili: bashkiaberat@yahoo.com




1 comment:

Unknown said...

Eshte nje eveniment i rralle dhe unik..le t'i pergezojme per nismen dhe t'i ndihmojme ne promovimin e ketij aktiviteti!