Me tronditi lajmi i humbjes se Z.Ardian Klosi dhe do te na vije gjithmone keq qe nuk do te jete me pjese e kesaj
toke; por une besoj ne ZOT, 'ndaj dhe di qe nje dite do ta takojme te gjithe atje lart!
Trishtohem ca kur mendoj se nuk do ta degjojme te flase e te shkruaje ne shqipen e kulluar, s'do degjojme idete e tij te mrekullueshme, s'do te
lexojme e s'do gezojme me krijimtarine e tij artistike te qarte dhe te
jashtezakonshme.
Une s’e njoha kurre personalisht edhe pse
njihja mamane e tij qe ishte shoqe me gjyshen time. Tashme s’kam mundesi per ta takuar rastesisht ne Tirane
dhe as ne ndonje aeroport, qytet apo rruge te globit.
Ne fakt une (si shumica prej jush) e njoha nepermjet penes,
kritikes, publikimeve, jetes se tij aktive... Njoha idete e tij te hedhura ne libra (fjalore dhe gazeta), njoha
shpirtin revolucionar dhe u magjepsa me njeriun qe kishte kurajo per te
thene: "NUK ME PELQEN, POR KAM NJE IDE TJETER..."
Ketij shteti ballkanik te izoluar dhe te
prapambetur ai diti se si tia ruante e tia ngrinte larte krenarine nepermjet historise se eterve, duke mbrojtur dhe pasuruar gjuhen e trasheguar, duke adhuruar dhe percjelle traditat e bukura kombetare dhe duke i qendruar besnik lirise dhe demokracise.
Do ta quaj te dashuruarin e shqipes; sepse ne
menyre konstante iu perkushtua me dedikim dhe besnikeri gjuhes se dashur amtare.
Do ta quaj njeriun e "Shqiperise se Re";
sepse realisht jetoi ne vitet e arta te ndertimit, tranzicionit dhe evropianizimit te Shqiperise.
Do ta quaj zemerplasurin;
sepse nuk "gjeti rehat" dhe nuk u pajtua asnjehere me realitetin e ndrydhur qe e rrethoi.
Do ta quaj njeriun
e alternativave; sepse vertet jepte nje zgjidhje te mundshme te problemeve
ne diskutimet e tij.
Do ta quaj shqiptarin
guximtar; sepse ishte nder te vetmit shqiptar (brenda dhe jashte kufnjve)
qe i tha fjalet ne vendin e duhur me tonalitet perkatese.
Do ta quaj njerin qe nuk u konvertua KURRE.
Me largimin e Z. Ardian Klosit nga kjo bote, nga
ky truall, nga keto probleme, nga kjo vorbull qe ne e quajme jete; cdo aspekt
politik, social apo artistik ne SHQIPERI behet me i turbullt!
"I nderuari z. Klosi, ne qe shkruajme ne kete
blog te titulluar PERfACTs (performime per veprim), te pershendesim dhe te urojme rruge te
mbare prane Atit dhe prinderve te tu.
Do t'i ruajme me kujdes veprat qe shkrove me nder e me lavdi duke ngritur ne majat me te larta bukurine, krenarine dhe krijimtarine e nje kombi qe nuk e braktise kurre!
Ne urojme te mos kemi frike e te mos ndalemi perpara veshtiresive qe vetem Shqiperia "prodhon".
Ne urojme te mos kemi frike e te mos ndalemi perpara veshtiresive qe vetem Shqiperia "prodhon".
Ne nuk do te pranojme per asnje moment te "pershtatemi" dhe te ulim apo heqim dore prej ambicjeve tona drejt Perfeksionizmit; nuk do te pranojme kompromiset “alla shqiptarçe” dhe do te punojme me vendosmeri per te gjetur Alternativa qe t'i peshtaten nje populli evropian, artdashes dhe te lashte!"
Shqiperia jone e dashur meriton te jete e PERKRYER!
No comments:
Post a Comment