prezanton // presents:
"VENDI I NJË KRIMI" // "SCENE OF A CRIME"
nga // by
Koli Verçani
23 January - 6 February 2013
Opening @19:00 h
"Pallate.
Sheshe me pallate.
Sheshe me pallate.
Pallate dhe lagje.
Hyrje pallatesh.
Qiej me pallate.
Pallate nën dritën e hënës dhe,
pallate që u bëjnë hije pallateve të tjera.
Ky cikël punimesh ka nisur gjatë viteve 2008-2010, kur Koli Verçani vazhdonte studimet e larta në arkitekturë. Periudhë kjo e karakterizuar nga një qetësi dhe ulje në numër të ndërtesave të reja, mbas bumit të ndërtimeve me leje dhe pa leje të viteve të mëparshme. Një qetësi e domosdoshme, dukej sikur njerëzit tashmë kishin nevojë të reflektonin mbi çka kishin ndërtuar.
Duke parë ciklin e fotografive të Koli Verçanit, më erdhi në mendje një thënie e Walter Benjamin mbi Eugene Atget.
Duke parë ciklin e fotografive të Koli Verçanit, më erdhi në mendje një thënie e Walter Benjamin mbi Eugene Atget.
Atget fotografonte rrugët e Parisit si fotografohet vendi i një krimi. Mund të thuhet e njëjta gjë për shumë nga këto imazhe, solemniteti i të cilave të kujton se diçka e ngjashme me torturën dhe vrasjen i ka ndodhur Qytetit nga ana e arkitekturës në 10-15 vitet e fundit.
Në dokumentimin madhështor që Atget i ka bërë gati çdo skaji të Parisit, shumë e rrallë është figura e njeriut. Kjo mungesë e bën fotografinë gati irreale dhe të largët.
Një ndjenjë e thellë largësie perceptohet edhe në punët e këtij cikli, ku imazhet janë të mbështjella nga njëfarë heshtjeje dhe misteri artificial, një atmosferë kjo, e ndenjur, që s’ka të bëjë me qetësinë e gjumit që sjell nata, por me një qetësi të shurdhët prej vdekjeje. Artisti qëllimisht e shmang praninë e njeriut duke zgjedhur si skenar Qytetin e natës: një Qytet që mund të ishte cfaredo qyteti tjetër, sepse, këtu, nuk janë marrë pjesët më të njohura të tij dhe njëfarë anonimiteti mbizotëron ciklin.
Fotografia e Kolit, nuk është fotografi dokumentaristike, nuk është thjesht regjistrimi me anë të aparatit fotografik të asaj çka sheh syri. Mbrapa çdo kompozimi fshihet dëshira për t’i bërë këto lagje dhe pallate periferie protagonistët e një Qyteti të pazbuluar: Dëshira për të treguar diçka të re.
A është akoma i mundur një pretendim i tillë në kohën që jetojmë?
A është akoma i mundur një pretendim i tillë në kohën që jetojmë?
Mijëra fotografi, shpesh herë të qyteteve të famshme, të rrugëve kryesore, të ndërtesave më mbresëlënëse, të fotografuara njëmijë herë, nga njëmijë fotografë, në agim, mëngjez, mesditë, perëndim, në darke, mbas darke e kështu me rradhë. Vazhdimisht më kërkohet të gjej ndryshimet. Është tejet e lodhshme.
Në mënyrë instiktive, artisti këtu, nëpërmjet anonimitetit të detajeve të një qyteti, për të cilin dimë vetëm që s’është Tirana, ka kërkuar ato peizazhe urbane që nuk njihen, duke mos rrezikuar kështu që imazhet e tij të ngjasojnë me të tjerat, asnjeri nuk do të mundte të identifikonte të njëjtën pamje për ta rifotografuar. Duke shfrytëzuar mungesën e identitetit të këtij peisazhi, artisti mundohet të na paraqesë diçka origjinale.
Fillimisht interesi i tij i drejtohet pjesës së brendshme të lagjeve duke vënë theksin te ndërhyrjet që u janë bërë ndërtimeve nga privatët me shtesa nga më fantaziozet. Duket sikur në bazë të këtyre ndërhyrjeve të arrihet të dallohet karakteri i personave që jetojnë në atë ambjent. Mungesa e njeriut i shndërron këto ndërtesa në qenie antropomorfe në mënyrë që ato vetë të përbëjnë portretet e secilit banor.
Koli Verçani e shikon qytetin si një skenë filmi. Ai mundohet të zgjedhë ndërtesa që nuk ndriçojnë, por janë të ndriçuara vetëm se, në kundërshtim me skenën e filmit ku pritet të ndodhë diçka, këtu nuk ndodh më asgjë.
Ai duket sikur ka pritur që kjo skenë filmi të boshatiset për të shkrepur fotografinë e tij dhe, ashtu si bëhet në fotografinë kriminalistike, trajton edhe njëherë vendin si vendndodhja e një krimi, ndërsa pallatet e lagjet si viktimat e asgjësuara."
shkruar nga Blerta Hoçia
"Apartment buildings.
Fields of buildings.
Buildings and neighborhoods.
Buildings and neighborhoods.
Building entrances.
Skies of buildings.
Buildings under the moonlight, and
buildings that cast shadows on other buildings.
This cycle of works began in 2008 until 2010 when Koli Verçani was studying architecture. It was a quiet period characterized by a decrease in new buildings following the legal and illegal construction boom of the previous years. A necessary silence, it seemed as if people needed to reflect on what they had built.
Viewing these photos by Koli Verçani reminds me of a Walter Benjamin quote on Eugene Atget.
Atget photographed the streets of Paris as if capturing the scene of a crime. The same can be said about most of these images, whose solemnity is a reminder of something similar to the architectural torture and murder that has happened to the City in the last 10-15 years.
In the superb documentation that Atget has done to nearly every corner of Paris, the human figure is scarce. The absence makes the photograph almost surreal and distant.
A deep sense of distance is also perceived in these works, where the images are immersed in some artificial silence and mystery, a stagnant atmosphere that has nothing to do with the stillness of the sleep brought on by night, but with a deaf quietude from death.
The artist deliberately avoids human presence by choosing as setting the City of night: a city that could have been any other, because its most recognized places are not captured here and a certain anonymity prevails the cycle.
Koli's photography is not documentary, it is not simply recording through the lens what the eye sees. Behind each composition hides the desire to make these neighborhoods and suburb buildings protagonists of an uncharted City: The desire to show something new.
Is such a claim still possible today?
Is such a claim still possible today?
Thousands of photographs, often of famous cities, main roads, the most impressive buildings, photographed a thousand times, by a thousand photographers, at dawn, in the morning, at noon, in the west, in the evening, after dinner, and so forth. I continuously try to find the differences. It is extremely tedious.
Instinctively, through the anonymity of the details of a city for which we only know that it is not Tirana, the artist has found those urban landscapes that are unknown, without risking his images resembling others, no one else would be able to identify the same view to photograph. By using the landscape's lack of identity, the artist tries to give us something original.
Initially his interest is directed within the neighborhoods, putting an emphasis on building interventions by private entities such as additions of the most imaginative kind. It seems as if at the core of these interventions is the ability to distinguish the character of the individuals occupying them. The human absence transforms the buildings into anthropomorphic beings so they emerge as self-portraits of each resident.
Koli Verçani sees the city as a scene from a film. He tries to select buildings with no lighting, but that are lit only because contrary to the film where something is expected to happen, here nothing does.
It seems as though he has waited for this shot to be vacated in order to capture it, and as is done in forensic photography, once again he handles the place as a scene of a crime, whereas the buildings and neighborhoods as annihilated victims."
It seems as though he has waited for this shot to be vacated in order to capture it, and as is done in forensic photography, once again he handles the place as a scene of a crime, whereas the buildings and neighborhoods as annihilated victims."
written by Blerta Hoçia
**********************************************************************************
**English Translation by irsib @PERfACT
No comments:
Post a Comment