Jan 19, 2013

Featured Event | Japanese Poetry and Culture in Tirana

A unique show of Japanese poetry and culture took place at the Comedy Theatre in Tirana, organized by Art Kontakt in collaboration with Poeteka with the support of JTI. 
Ema Andrea -- an actress, Fatos Qerimi and Elinor Butka -- instrumentists, and Agron Biba -- an actor of an unrepeatable stage mimicking skills, performed on a surprisingly functional and simple stage designed by Klod Dedja.

Tiranë, 7 Dhjetor 2012/
" Një spektakël i rrallë i poezisë dhe kulturës japoneze u zhvillua të premten në mbrëmje në Teatrin e Komedisë Tiranë, organizuar nga Art Kontakt dhe Poeteka me mbështetjen e JTI.
Ema Andrea – aktore, Fatos Qerimi dhe Elinor Butka – në instrumenta fryme, Agron Biba në një interpretim të papërsëritshëm plastik e skenik, në një skenografi funksionale e befasuese për nga thjeshtësia të realizuar nga Klod Dedja, realizuan një shfaqje unike në llojin e saj, falë një materiali poetik të përzgjedhur mrekullisht nga Arian Leka, poet i mirënjohur dhe producent i Festivalit kryesor të poezisë në Shqipëri, POETEKA.
Ne përzgjodhëm më shumë se 20 autorë për të arritur në një prezantim tejet dinjitoz të kulturës së lartë të poezisë së hajkut, teatrit të Tabukit, etj” – shpjegoi pas shfaqjes që zgjati mbi 80 minuta Arian Leka, njëherësh edhe regjisor i spektaklit.
Ema Andrea – zëri thuajse i vetëm njerëzor i shfaqjes nënvizoi ngarkesën e jashtëzakonshme shpirtëore të poezisë japoneze, sidomos të traditës së hajkut. “Hajku është një kompozim vargjesh që i ngjet njeriut, i cili ecën mbi ujë pa hapur rrathë” – tha Andrea. Sipas aktores që qëndroi mbi një orë pa lëvizur në skenë, e ulur në tokë, kjo shfaqje ka qenë një sfidë, por edhe një përvojë e jashtëzakonshme në karrierën e saj.
Agron Biba, aktor shqiptar nga Maqedonia, befasoi të pranishmit me plastikën e tij, me kumbimin e thellë të zërit që recitoi në japonisht, duke qënë I vetmi subjekt skenik në lëvizje përgjatë të gjithë spektaklit.
Fyejt tradicionalë japonezë, ksilofoni, mbështetja muzikore tradicionale dhe njëherësh moderne e materialit poetik japonez i dhanë shfaqjes një fuqi të jashtëzakonshme emotive dhe një ndjeshmëri të rrallë.
Ishte një kënaqësi të udhëtonim në Lindjen e Largme me këto ngjyresa shkëlqyese të një muzike që është spontanisht natyrore dhe e vërtetë në emocionin e saj” – u shpreh pas shfaqjes Fatos Qerimi, një muzikant i kalibrit botëror. Elinor Butka nga ana e tij dëshmoi një ndjeshmëri të jashtëzakonshme me mbështetjen që i dha fyellit, flautit, ksilofonit dhe krejt materialit muzikor që ishte thellësisht i studiuar dhe emocionalisht magjik.
Ishte një udhëtim në metafizikën e njeriut, në thellësitë e tij të pamata, në oqeanin e zemrave që ndërtojnë botën e tyre brenda detajesh që i shenjtëron poezia” – tha Andi Tepelena, drejtues i Art Kontakt." (via ArtKontakt)
********************************************************************************

1 comment:

eni said...

one of the best art activities that have happened lately IMO.