Jan 30, 2013

Revista Art & Trashëgimi | The Nymph of Mediterranean by Ilda Mara

Nimfa e Mesdheut by ILDA MARA
Drejtoreshë e Revistës Art & Trashëgimi
" Vlora, si një nimfë në brigjet e detit Jon, është përshkruar nga udhëtarëve e të gjitha kohërave “si një perlë të brigjeve Mesdhetare”. E rrethuar nga të gjitha anët me kështjellat ilire si një kurorë, si kalaja e Himarës, e Kaninës, e Borshit, e Porto Palermos, stadiumi antik i Amantias, Treporti, Orikumi, mozaiku i Mesaplikut, shkrimet e Gramatës, etj, ajo mbart mbi supe shekuj historie.
Mbase s’është aspak e tepërt të konsiderosh Vlorën si një monument historie. Përballë një qyteti-monument, si Vlora, dy qasje janë të mundshme: respekti i të kaluarës, dhe ajo që ai qytet përfaqëson sot. Po si është zhvilluar Vlora, si ka rrjedhur historia e saj?
Vlora, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, e themeluar në shekullin e VI para Krishtit, si një koloni greke e quajtur Aulon. Në rrjedhën e shekujve Vlora do të luajë një rol qëndror, falë pozicionit të saj strategjik,  si në perandorinë romake, si në kohën e mbretërisë normande të Siçilisë, e të perandorisë bizantine. Kjo dalje në det e Vlorës, do t’a bëjë atë gjithnjë joshëse të pushtimeve të njëpasnjëshme, si nga Serbët, Osmanët, Venecianët. Dhe në historinë e vonë të komunizmit, sërisht sharmi i saj gjeostrategjik, do t’a shndërrojë në mollë sherri mes Rusisë dhe Kinës në vitin 1961 për bazën ushtarake të Sazanit.
Eshtë pikërisht ky pozicion kyç dhe shpirti luftarak i Vlorës, që do të bëjë Vlorën epiqendër të botës shqiptare ku do të mblidhen delegatët nga të gjitha trojet shqiptare nën drejtimin e Ismail Qemalit, i cili në 28 nëntor 1912 do ta shpallë atë kryeqytetin e parë të Shqipërisë së pavarur.
Në këtë numër të revistës periodike Art & Trashëgimi, jemi përpjekur të bëjmë një portret të Vlorës duke sjellë  tek lexuesi  dritë-hijet  e qytetit të flamurit, lashtësinë e saj, si u ndërtua qyteti, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, historitë e legjendat përreth saj, shkolla e pikturës e Vlorës, traditat muzikore dhe veshjet karakteristike, njerëzit dhe personazhet që e bënë Vlorën.
Pasuria e një portreti historiko-kulturor e artistik të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë.  Vlora që na sjell ky botim, është ajo e shfaqjes së qytetit, e gjurmëve të para, e historisë së tij, nëpërmjet historive të personazheve që e bënë këtë qytet. Tek rrëmoj në librat e historisë për Vlorën, tek përshkoj shkrimet e Emin Rizës, Aleksandër Meksit, Neritan Cekës, Bardhosh Gaçes, Norvruz Bajramajt, Fatos Baxhakut, Nevila Nikës, etj, mendja me vete tek një shprehje e filozofit francez Bernard de Chartres: “Ne jemi xhuxha mbi supet e gjigandëve. Dhe ne shohim më larg se ata, jo sepse e kemi shikimin më të mprehtë apo shtatin në të gjatë, por sepse ata na mbajnë lart dhe nga ngrenë me lartësinë e tyre gjigande”.
Ky botim është një kontribut modest në ruajtjen e historisë dhe vlerave të Vlorës e që do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë historinë e saj. "
Art & Trashëgimi është botim i organizatës ARGJIRO, në bashkëpunim me Qëndrën e Studimeve Albanologjike. Ky është numri i 5-të i kësaj reviste, ndërkohë që katër numrat e parë i janë kushtuar përkatësisht qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Tiranës


The Nymph of Mediterranean by ILDA MARA 
Director of Art & Heritage Magazine 
" Vlora has been described by the journeymen of all times as a nymph in the shores of Ionian Sea, as a pearl of the Mediterranean coasts. Vlora, surrounded and crowned all over by Illyrian castles such as the Himara, Kanina, Borsh, and Porto-Palermo castles, by the ancient Amantia stadium, Triport, Mesaplik mosaic and Gramata’ scripture carvings carries upon its shoulders centuries filled with history. 
Perhaps it is not at all exaggerated to consider Vlora as a history monument. Standing in front a museum like city such as Vlora two approaches are possible: paying tribute and respect to its past and to what the city represents to the present days. How was Vlora developed? How did its history flow?
Vlora is one of the most ancient cities of Albania founded in the sixth century B.C as a Greek colony named Aulona. Throughout the centuries Vlora would play a central role thanks to its strategic position in the Roman Empire, during the Norman Kingdom of Sicily and in the Byzantine Empire as well. The sea opening of Vlora would always make it attractive to consistent conquests by the Serbs, Ottomans and Venetians. Its geo-strategic charm would transform it into a fighting cause even until the recent time of Communism with Russia and China trying to control the Sazan military base in 1961. 
It is exactly this key position and the fighting spirit cherished by Vlora that would make it the epicenter of the Albanian world where the delegates from all over the Albanian inhabited areas gathered under the guidance of Ismail Qemali who proclaimed Vlora the first capital of the independent Albania in November 28th, 2012. 
We have tried to display a portrait of Vlora in the periodical edition of the Art& Heritage magazine by bring to the readers the lights and shadows of the city famous for the flag, its ancient age, the way it was built, its characteristic religious tolerance and coexistence, its surrounding histories and legends, its painting school, its musical traditions and distinguished dressing, its people and characters who made that city.
The richness of the historic, cultural and artistic portrait of this city makes this endeavor a very complex, but a fine one as well. Vlora which this edition brings is the one of the appearance of the city, of the very first tracks, of its history through the stories of its characters who made this city. While I dig in the books about Vlora, while I go through the writings of Emin Riza, Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Bardhosh Gaçe, Novruz Bajramaj, Fatos Baxhaku, Nevila Nika, etc., I recall an expression by the French philosopher Bernard de Chartres: “We are midgets resting upon giants’ shoulders. And we further then them not because our sight is sharper or that we are taller, but because they carry us higher up through their gigantic height.”
This edition presents a modest contribution in preserving Vlora’s history and values and would serve as a guide to all of them who would try to re-discover its history. "
Art & Heritage is a publication of ARGJIRO in cooperation with Center of Albanological Studies. This is the 5th issue of the magazine, while the first four are dedicated to these cities respectively: Berat, Gjirokaster, Shkoder and Tirana.


***************************************************************************************************


No comments: