Nderkohe qe jo shume muaj me pare shkruaja nje "gentle manifesto", ne Tirane vendosej fati i njerit prej monumenteve historik shqiptare: te PIRAMIDES...
Por ashtu si shumica e zhurmes ne kryeqytet edhe kete here ndodhi: "Cudia me e madhe tre dite zgjat!"
As ne lajmet e fundit e as ne te parafundit nuk kam degjuar ende se c'behet...
Le te rrime ne heshtje edhe per ca kohe e ta gezojme vjedhurazi germadhen e qendres se kryeqytetit...qe behet e zhbehet si "puzzle" pa fund!
...por sot (ne menyre egoiste) dua te shkruaj per veten time!
Emri i gjithekujt prej jush mbart nje histori personale ose thjesht ka tregimin e personit qe vendosi per ju ne castet e pare te jetes. Ai/ajo qe vendosi se si do te prezantoheni e te firmosni kur te "rriteni"....
Emrin tim e zgjodhi mamaja ime. Mire beri, se ndoshta une nuk do te doja te quhesha ne asnje menyre tjeter!
Thuajse te gjitha vendimet e tjera ne jete ne, (qeniet egoiste si njeriu), mendojme se i kemi bere vete. Sidomos mbas moshes 18 vjecare, pikerisht atehere kur behemi te pergjegjshem perpara ligjit dhe plotesisht te afte per te vepruar!
Me kane ngjitur ne vite "nofka" si : Telma - Emla - Ema - Mjelma- Elmi - Elmush - Elm's :-)
Per asnjerin prej tyre nuk vendosa une!
Ne fakt mendoj se, asgje ne jeten tone eshte thjesht nje rastesi ose totalisht e vendosur prej nesh, nje rastesi eshte renia e nje gote kristalit dhe qe thyhet...!
Asgje nuk ndodh pa nje qellim ose si shkak i nje mendimi te detajuar dhe te nderlikuar...jane kaq te koklavitura ndonjehere "dukurite" sa qe per te mos u lodhur fare me gjetjen e aresyes ne i veme emra nga me te ndryshmit deri tek: "rastesia"...
Sa "nofka" keni ju per shkak te emrit? Apo per shkak te sjelljes?
Apo per efekt shkurtim emri? Apo tinguj qe kujtojne emrin tuaj?
Keshtu ne lindem pa vendosur vete emrin tone dhe kemi dhjetra pergjate jetes te "ngjitur" prej miqve/ armiqve/ kolegeve/ familjareve...
Po nje sekond... C'u be me piramiden?
Si ia vume emrin?
Ne, qeniet superiore qe kemi per borxh te ndryshojme edhe historine me forcen e nje nofke "piramida e Dulles"! A keni degjuar ndonje "nofke" tjeter per ate qe eshte idea dhe mendimi, vullneti dhe forca, puna dhe perkushtimi i dhjetra profesionisteve?
Shpresoj qe ne prag te 100-vjetorit te pavaresise ta quajme ashtu "sikurse i ka hije" nje shteti demokratik si Shqiperia.
No comments:
Post a Comment