Në kuadër të festimeve që do të organizohen për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA)
Shpallin:
Konkursin për realizimin e 3 (tre) monumenteve, shtatore kushtuar tre figurave të rëndësishme historike: shtatorja e Ismail Qemalit, shtatorja e Mbretit Ahmet Zogu I dhe shtatorja e Hasan Prishtinës.
A. Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në të tre konkurset janë:
- Shtatoret, si vepra monumentale arti, duhet të jenë figurative dhe realiste, pasi u kushtohen personaliteteve historike shumë të njohura. Boceti pjesëmarrës duhet të jetë i realizuar artistikisht dhe me profesionalizëm, dhe duhet të përmbajë qartë qëllimin për përjetësimin e ketyre figurave.
- Këto shtatore, monumente kanë tre elementë bazë: shtatorja, bazamenti, dhe mbishkrimi me të dhënat e personalitetit historik si: emri, titulli, data e lindjes dhe e vdekjes.
- Në këto konkurse marrin pjesë artistë, grup artistësh dhe studio arkitekture.
- Çdo artist lejohet të konkurojë vetëm me 1 (një) bocet. Artisti mund të paraqesë bocete për 1 (një) ose të tre figurat e propozuara.
- Boceti që merr pjesë në këtë konkurs duhet të jenë të punuar enkas për këtë konkurs dhe të mos jetë paraqitur në asnjë konkurs të mëparshëm.
- Bocetet pjesëmarrëse duhet të jenë të realizuar në materiale të ndryshme, në keto përmasa: jo më shumë se 100 cm lartësi dhe jo shumë se 100 cm gjerësi.
- Artisti, apo grup-artistët, duhet të dorëzojë së bashku me bocetin, edhe një foto të bocetit konkurues, CV të plotë të artistit ose grupit, dhe një foto personale.
- Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni ku do të organizohet konkursi.
- Boceti pjesëmarrës do të dorëzohet dhe regjistrohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri me datë 10 Maj 2012. Numrin i kontaktit në GKA tel: 222 60 33.
- Juria do të bëjë përzgjedhjen e boceteve fituese nga data 11 - 13 Maj 2012.
- Ekspozimi i boceteve pjesëmarrëse për publikun do të bëhet në një nga sallat e GKA nga data 14 – 17 Maj 2012.
- Nga data 18 Maj deri me date 25 Maj 2012, të gjitha bocetet pjesëmarrëse duhet të tërhiqen prej artistëve pjesëmarrës nga mjedisi i GKA. Mos-tërheqja e tyre në kohën e përcaktuar, e kushtëzon GKA të mos ketë asnjë përgjegjësi ndaj tyre.
- Për të dhëna më të plota në lidhje me këtë konkurs vizitoni websajtin e GKA (www.gka.al) dhe MTKRS (www.mtkrs.gov.al)
B. Detyra e projektimit:
Të treja shtatoret (Ismail Qemali, Ahmet Zogu I, si dhe Hasan Prishtina) duhet te krijohen sipas te dhenave te meposhtme:
Të treja shtatoret (Ismail Qemali, Ahmet Zogu I, si dhe Hasan Prishtina) duhet te krijohen sipas te dhenave te meposhtme:
- Lartësia e secilës shtatore duhet të jetë deri në 3 m.
- Lartësia e bazamentit për secilën shtatore duhet të jetë 1.20 m.
- Gjërësia e bazamentit varet nga kompozimi që do të paraqesë artisti për shtatoren.
- Shkrimi është pjesë e shtatores. Vendi dhe përmasa e tij përcaktohen në bazë të idesë së bocetit fitues, miratuar nga juria.
- Vlerësimi artistik për secilën shtatore është 1,700,000 Lekë.
No comments:
Post a Comment