Pages

Jun 19, 2012

Ne 1 KORRIK vrapo nga Vunoi deri ne Himare

Riviera e mrekullueshme e vijes bregdetare shqiptare ka qene dhe eshte ne listen e te preferuarave nga turistet vendas dhe te huaj. 
Pas viteve '90 hov te madh mori plazhi i detit Adriatik me larmine e karakteristikave te kesaj vije bregdetare qe shkon prej Shkodres e deri ne Vlore. 
Afersia me kryeqytetin dhe vendndodhja e portit me te madh detar shqiptar beri qe qyteti i Durresit te ishte i privilegjuari. 
Keshtu turiste por dhe investitore si vendas e te huaj lulezuan ne plazhin e ketij qyteti. Ne te vertete pamja qe kemi sot s'eshte aspak e kendshme pasi peisazhi qe kryesisht ishte i populluar nga "makia" mesdhetare dhe pishat e gjelbra tashme eshte zevendesuar nga ndertesa ngritur bend e pa vend. 
Megjithate rruga automobilistike qe lidh Durresin me Tiranen eshte me e frekuentuara dhe per momentin me e mira ne Shqiperi. 
Pas viteve 2000 nje pjese e mire e turisteve te lodhur nga pamja e njejte e detit dhe e reres, nga mbipopullimi i zonave te Adriatikut si edhe ndotja ambjentale filluan te drejtohen drejt brigjeve te  detit JON. 
Te frenuar nga largesia (per shkak te pasigurise ne rruget automobilistike) dhe nga mungesa e strukturave pritese (hotele, restorante etj) turistet e ketyre zonave ishin te pakte. 
Jo shume vite me pare rruga, qe lidh Vloren me Saranden duke kaluar neper fshatrat e mrekullueshem qe shfaqen ne detin Jon, u rindertua ne kete qe kemi edhe sot! 
Qe prej asaj kohe turistet si vendas dhe te huaj jane shumefishuar duke bere qe keto zona te marrin statusin e me te preferuarave per nga pamja e per te kaluar pushimet verore. 
Rruga automobilistike u zgjerua ne menyre qe kalimi i mjeteve te lehtesohej. 
Filluan dhe vazhdojne investimet (edhe ketu shpesh pa kriter) ne ndertesa pritese si hotele, shtepi pushimi, lokale e restorante. U ndertuan struktura te vecanta per te stimuluar zbavitjen dhe argetimin ne det sikurse dhe diskotekat per pushuesit me te rinj (qe shpesh gjenden ne mes te kritikave per ndotjen akustike). 
Nderkohe qe nuk u moren masa per ndertimet pa leje, mbrojtjen e monumenteve te kultures, mbrojtjen e mjedisit. Asnje zgjidhje lidhur me ndotjen e ajerit dhe ujit, riciklimin e mbeturinave sinjalizimin e rrugeve te rrezikshme etj. 
Probleme ne dukje te vogla qe sa vijne e rendohen sepse nuk merret asnje mase konkrete per parandalim apo per ndonje zgjidhje te mundshme.
Kete vit ne daten 21 Maj 2012 Qafen e Vishes (ndermjet Vunoit dhe Himares) ndodhi nje aksident i rende automobilistik i cili tronditi te gjitha shtresat e popullsise, banoret e Vunoit e te Himares, institucionet shteterore, etj.
Ne nuk deshirojme te trajtojme asnje aspekt politik lidhur me kete çeshtje.
Ne nuk do te kthejme koken mbrapa per te vene gishtin tek fajtoret. 
Ne nuk do te flasim per shkaqet e aksidentit.
Ne te vertete ne nuk duam te kete me tragjedi, prandaj dhe do te vrapojme…sepse duam te jetojme te sigurte ne nje ambjent te paster! 

Ne daten 1 Korrik nga VUNOI deri ne HIMARE do te zhvillojme nje Maratone sensibilizuese me titullin:
"Per nje jete te sigurt ne rruge te pastra". 
Maratona me itinerar Vuno - Himare ka nje gjatesi prej rreth 8 km dhe eshte e pershkueshme ne rreth 40 minuta. Kerkohet nje stervitje mesatare te lehte. 
Nisja do te behet rreth ores 5:00 nga qendra e fshatit Vuno.
Nje ndalese perkujtimore do te mbahet ne uren e Qafes se Vishes per te nderuar ata qe humben jeten ne 21 MAJ 2012. Kush te doje mund te hedhe mbi rrenojat e autobuzit famekeq, lule te fresketa ne kujtim te jeteve qe u ndalen ne ate humnere. Deri ne kete pike jane perreth 4 km dhe kerkohet pjesmarrja e te gjitheve. 
Per pjesen tjeter ndalesa e perfundimtare do te jete ne qendren e Himares.

Duke ju rikujtuar diten e diele ne date 1 KORRIK 2012 ne Vuno ora 05:00 ju ftojme qe te beheni pjese e kesaj levizje sportive e kulturore!


Per info elma: 
elma.mela@gmail.com

No comments: