Pages

Sep 9, 2012

Mbro & Promovo | Traveling Exhibition in Gjirokastër


Si e shikoni trashëgiminë kulturore shqiptare?

Revista Art & Trashëgimi në bashkepunim me CHwB në Gjirokastër hap ekspozitën

Mbro & Promovo është sllogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes përceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjte, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë kulturor.


Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës Art & Trashëgimi dhe e Cultural Heritage without Borders.

Hapja e ekspozitës bëhet :

Të Hënën10 Shtator 2012 
në orën 19:00
Shtëpia e Skëndulateve, 
Gjirokastër, Albania

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 10 deri në 15 Shtator 2012.


Organizatoret e konkursit dhe ekspozitës: Irsida Bejo, Sara Capaliku, Jonathan Eaton



Fotografia Fituese: Galeria e Artit te Humbur  
Autor: Ared Tagani 
" Nje vajze me shikim te drejtuar jashte nje dritareje ku gjendet nje vile e vjeter tiranase, vila e familjes Toptani. Fotoja eshte nje inskenim i nje ekspozite arti, ashtu si nje person shikon nje pikturë ne nje ekspozite, ashtu edhe vajza ne foto shikon kete "veper arti" pertej kesaj dritareje. Ne kete rast behet fjale per nje "veper arti" te humbur qe para se dikush te shikonte pertej dritares nuk i njihej ekzistenca... sepse njohim Kalanë e Petreles qe eshte kilometra larg Tiranes dhe nuk dime qe kemi nje ndertes ndoshta po me aq vlera ne qender te kryeqytetit. Problemi eshte se dikush ka vendosur ta quaj toke te tij, ta rrethoje kte vile, apo pse jo te ndertoj nje bllok pallatesh ne nje te ardhme te aferme dhe ne jemi mesuar te kenaqemi me pak,  te kenaqemi duke pare nje mur 10 metra te gjere e 5 metra te larte qe e quajme kala te Tiranes."

Finalistët e tjerë dhe fotot e tyre pjesëmarrëse në ekspozitë:

Nagip Ismaili: “Hyrja e Manastirit te Ardenices”

Jona Hysa: “Veshje popullore shqiptare” (Tropoje)

Kleitia Vaso: “Gjirokastra”

Egda Rapo: "Porto Palermo Castle"

Sibel Pipa: “Kalaja e Nje Mbi Nje Dritareve”

Muharrem Bendo: “Gjyma”

Edmond Prifti: “Nder te rrallet lahutare ne Puke”

Ardian Fezollari: "Kisha e Marmiroit"

Rozafa Shpuza: "Dera" 

MOS MUNGONI!!


No comments: