Pages

Feb 26, 2012

Borina Voko - GUEST WRITER

en français:

Borina Voko est né le 10 Mars 1987 à la ville de Tirana.
Elle a mené l'école primaire "Ahmet Gashi" et puis termine la quatrième classe de ‘lècole primaire, à la ville de Dharma en Grèce, où la famille a déménagé pour quelques mois. Puis elle se retourne à la ville de Tirana où continue le second cycle donc le terminal à l’ècole "Avni Rustemi," et là elle commence les premières preuves de la créativité littéraire.
Elle fréquente le lycée Qemal Stafa, à Tirana, où obtient le deuxième prix pour la poésie dans le district de Tirana, et le premier prix dans le concours de lycée "Qemal Stafa" En 2004, elle gagne le droit d'étudier en France à Metz à la branche Art Spectacle (qui pour des raisons économiques, elle n’a pas pu y aller) et en même temps elle gagne la deuxième droite pour continuer ses études à la Faculté de Philologie de Tirana, en langue Française , dans la branche de la traduction.
Même cette année elle travaille à Radio Tirana en tant que collaborateur dans le spectacle "Même nous demandons à notre pouvoir» avec la journaliste Elda Koci et "Invitation en studio" avec le journaliste Grégoire Banushi, crèatrice et prèsentatrice dans le programme "l'lavé et non lavé" Cette année-là fut publié le premier livre "Le destinaion sans station" dans la maison d'édition "Skenderbegs book" avec la collaboration de Flutura Acka (Loin d'être oublié - 2008) Dans la même année publie quelques-unes des poésie dans le journal La plume de la femme à Tirana.
En 2006, elle a publié ses premières proses dans le magazine Sfida , et dans en 2008 elle est devenue membre du Club des écrivains dans le monde "Drita" à Athène et publie certains de ses poèmes dans le magazine Pèlgerin En 2009 elle a publié ses premières proses dans le journal Tribuna à Athène.
En cours elle poursuit de nouveau des études à la faculté Le premirerJustiniani, après trois années elle
est transférées à Athènes pour poursuivreses études à l'American University Indianapolis " En sience politique".
En 2010 elle a publié le troixième ouvrage "Le dilemme humain" dans la maison d'édition Triptyque Depuis 2008.
Elle vie, travaille et étudie à Athènes.

ne shqip: 

Borina Voko ka lindur me 10. 03. 1987 ne qytetin e Tiranës. Ka kryer shkollën fillore “Ahmet Gashi” dhe me pas perfundon klasën e katërt në Greqi, ne qytetin e Dhramës, ku ajo zhvendoset me familjen e saj për pak muaj. Më pas rikthehet sërish në qytetin e Tiranës, ku vazhdon shkollën 8-vjeçare “Avni Rustemi”, aty fillojnë dhe provat e para në krijimtarinë letrare.  Studimet e saj vazhdojnë duke ndjekur gjimnazin e përgjithshëm “Qemal Stafa” në Tiranë, ku vlerësohet me çmimin e dytë për poezi për rrethin e Tiranës, si dhe çmimin e parë në konkursin e gjimnazit “Qemal Stafa”.
Ne vitin 2004 fiton të drejtën e studimit në “Metz" të Francës në degën Art spektakli (të cilën për arsye ekonomike nuk arrin të shkojë) dhe njëkohësisht fiton të drejtën e dytë për të vazhduar studimet në fakultetin filologjik të Tiranës për frëngjisht në degën e përkthimit.
Po në këtë vit punon pranë Radio Tiranës si bashkëpunëtore në emisionin “Edhe ne kërkojmë pushtetin tonë” me gazetaren Elda Koçi dhe“Ftesë në Studio” me gazetarin Grigor Banushi si dhe ideatore dhe
prezantuese në emisionin “Të lara të palara”. Po në te njëjtin vite ajo boton librin e saj të parë “Destinacion pa stacion” në shtëpinë botuese “Skënderbegs Book” në bashkëpunim me Flutura Acken , “Larg per tu harruar” (2008). Po në këtë vit boton disa prej poezive ne revistën “Penda e gruas" në Tiranë. 
Në vitin 2006 boton prozat e saj të para në revistën “Sfida” dhe në vitin 2008 ajo behet anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” me qendër ne Athinë dhe boton disa prej poezive të saj në Revistën “Pelegrin”.(Tashme kordinatore e ketij Klubi) Dhe në vitin 2009 publikon prozat e saj me te reja për herë të parë në Gazetën “Tribuna” e cila botohet ne Athine.
Ne vazhdimësi ndjek dhe studimet përsëri ne Tiranë në fakultetin juridik “Justiniani i parë” dhe pas tre vitesh ajo transferohet në qytetin e Athinës për të vazhduar studimet në Universitetin Amerikan “Indianapolis” ne degën Shkenca politike dhe Kriminologji.
Në vitin 2010 botoi librin e tretë poetik “Dilemë njerëzore”-shtëpia botuese Triptik.
Fituese e Çmimit “Dritëro Agolli” për vitin 2011, nga Klubi “Drita”dhe Revista “Pelegrin”.
Që prej viti 2008 jeton, studion dhe punon në Athinë.



Pa dyshim...

S'dimë çfarë duam
çfarë kërkojmë
S’dimë çfarë themi
çfarë mendojmë
Pa dyshim s’dimë
as të jetojmë!...



Mos u dashuro me mua!
Mos u dashuro me mua se s'jam njeri, mos u dashuro me mua se ditët ikin mos u dashuro me mua se dashurinë mbrapsht s’e kthej.
Mos u dashuro me mua se shpejt do të iki... mos u dashuro me mua se s'kam shpirt, as gjak, mos u dashuro me mua se s'të dua.
Mos u dashuro me mua se nuk me honeps njeri, mos u dashuro se do jem gjithnjë larg mos, se s'jam femër...
Mos u dashuro me mua se dashurinë nuk e kuptoj, mos u dashuro se do të na lidhin të dyve, mos më dashuro se do të të gjykojnë për mëkat,
mos u dashuro me mua se kurrë më s'do të mjaftojë një femër, mos u dashuro me mua se zoti do të mallkojë...
Mos u dashuro me mua dhe nëse mundesh qëndro larg zemrën mos e lër peng, mos e ndërro atë me mua.
Mos më thuaj engjëll se unë jam djall, mos ëndërro, mos mendo, as natë dhe as ditë se unë do të shkrihem në erën e acartë të dimrit, mos mendo tryezën e madhe me mua zonjë...
Kurrë, kurrë, kurrë, mos i mendo!
Unë jam larg frymës, zemrës, trupit dhe syve të tu... Një ditë do më pyesni dhe s’do përgjigjem emrin si e kam, më ka humbur logjika, është shfaqur vija e kuqe. Trupi im do të jetë një dritare e mbyllur, që askush s’do e thyej dot. Sa herë të kthej kurrizin me thikat e fjalëve mos më godisni, më lini edhe mua të bëj diçka, të paktën të eci dhe pse rrëzohem, të ngrihem sërish.
Më lini të shijoj gabimet e mia dhe më të mëdha të jenë, me lini të tërheq këmbët zvarrë dhe buzët të mos më thahen nga etja. Më lini të flas pa u ndjerë e përbuzur, më lini të eci në rrotat e jetës që shpejt shumë shpejt konsumohen.
Me lini të thërras emrin tim, tani që e mësova, mjafton që e di s’ka rëndësi se si jam...
Mjafton që mish dhe gjak kam, s’ka rëndësi çfarë ngjyre ka lëkura ime, s’ka rëndësi nga jam, s’jam dhe pse jam...
E rëndësishme është të jem njeri, të më njihni si njeri, të më thërrisni në emrin tim.

1 comment:

Anila said...

E bukur, gjitheperfshirese. Fillim i pezmatuar qe mbyllet me optimizem dhe vetsiguri.