Pages

Feb 14, 2012

GKA | 2012 Schedule

GaleriaKombetare e Arteve [GKA] vjen kete vit me nje sere ekspozitash qe nuk duhen humbur.

Muaji i pavaresise se Kosoves sjell ne GKA ekspoziten:

BOGUJEVCI // Histori Pamore”
HOMAZHE PËR TË GJITHA VIKTIMAT E LUFTËS NË KOSOVË

Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevci janë tre nga anëtarët e familjes Bogujevci të cilët i mbijetuan masakrës në Mars të vitit 1999, në Podujevë. Që nga ajo ditë ata kanë qenë në një rrugëtim të gjatë për shërim, rimëkëmbje dhe në kërkim të drejtësisë. Sot, Fatosi, Jehona dhe Saranda janë tre artistët e kësaj eskpozite të cilët në mënyrë origjinale rikrijojnë dramën e ngjarjes që përjetuan, shërimin dhe kërkimin e drejtësisë pas tragjedisë familjare.

photo credit GKA

Ekspozita ‘’BOGUJEVCI // Histori Pamore‘’ përbëhet nga katër instalacione:

“Dhoma e ndjenjes”
“Trungu familjar”
“Dhoma e spitalit”
“Dhoma e gjykimit”

ku shfaqen filmime krejtësisht origjinale, intervista, fotografi dhe sende personale. Kjo ekspozitë, përveç karakterit të saj dokumentues, mund të shihet edhe si një përgjigje artistike kundër dhunës, ndërsa në rrafsh universal edhe si një eksplorim i shpirtit të njeriut që i kundërvihet krimit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 2 Mars 2012.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

100-vjetorit i Pavaresise do te sjelle ne GKA vepra te artisteve shqiptare.

Mars – Prill
“Ekspozite Vetjake” Orion Shima

Prill – Maj
“Ekspozite Vetjake” Ibrahim Kodra
Kjo ekspozite do te realizohet ne bashkepunim me “Fondacionin Kodra” ne Milano dhe me koleksionistet e veprave te artistit ne Tirane.

Qershor – Korrik
“Ekspozita e Artit Bashkekohor Britanik 1980-2011”

Shtator – Tetor
“Ekspozite Vetjake” Lin Delia
Kjo ekspozite do te realizohet ne bashkepunim me Muzeun “Carlo Cessi” ne Antrodoko, Itali.

Nentor
Ekspozita e Artit te Kosoves

Dhjetor
Ekspozita/Konkursi vjetor “Onufri 2012”, edicioni i 19te.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments: