Pages

Feb 25, 2012

Borrowing Cultures [Huamarrja Artistike] | Pjesa e Trete


Vazhdojme serine mbi Huamarrjen Artistike me pjesen e katert dhe te fundit te projektit
Everything is a Remix. Pjesen e pare, te dyte dhe te trete mund ta ndiqni ketu 1,2,3.

1. Remix_Music [Kenga mbetet e njejte]
2. Remix_Film [Remix.Inc]
3. Remix_Technology [Elementet e Krijimtarise]
4. Remix_Copyright [Sistem i Deshtuar]

Ligjet e te drejtes se autorit (copyright), tashme ne rritje, favorizojne interesat e korporatave te medha duke mos patur parasysh c'eshte me mire per te gjithe. Me alarmante eshte kompetenca e tyre per te kercenuar frenimin e nje pjese thelbesore te procesit krijues.

Kur ne kopjojme, justifikohemi. Kur të tjerët kopjojne, i kritikojme.
Ne (shume prej nesh) nuk kemi asnje problem me kopjimin (kur e bejme vete ate).

Me nje sy mbyllur ndaj mimikrise tone dhe e shtyre nga besimi, tregjet dhe zoterimi, prona intelektuale eshte rritur pertej qellimit te saj me:
Interpretime me te gjera,
Legjislacione te reja,
Hapesira te tjera,
Shperblime joshese.                                               

Po tani cfare?

Besimi tek prona intelektuale eshte rritur ne nje menyre dominante. E ka shtyre qellimin origjinal te copyright dhe regjistrimit (te puneve origjinale) jashte vetedijes publike. Por, ai ende qendron i hapur para nesh.

Akti Copyright i 1790-se -> Nje Akt per te inkurajuar mesimin
Akti i Regjistrimit i 1790-se -> Nje Akt per te ndihmuar perparimin e Arteve te dobishme

Te drejtat ekskluzive (per te cilat keto akte u formuan) jane kompromentuar per nje perdorim me te madh. Qellimi fillestar ka qene permiresimi i jetes se te gjitheve, duke stimuluar krijimtarine dhe prodhimin nje sfere te pasur publike. Nje rezerve e perbashket njohurish, e hapur per te gjithe.
Por, vete te drejtat ekskluzive jane konsideruar si pika me kryesore, prandaj dhe jane shtrenguar e zgjeruar. Pasojat kane sjelle me shume grindje dhe abuzim, sesa  progres dhe edukim.
Periudha ne te cilen jetojme ka probleme te frikshme, prandaj dhe kemi nevoje per idete me te mira te mundshme; na duhen tani dhe na duhet ti perhapim sa me shpejt.
E mira e perbashket eshte erresuar nga prona intelektuale dhe duhet te çele perseri. Nese ajo lulezon, atehere ligjet, normat, shoqeria jone, te gjitha do te transformohen.
Ky eshte Evolucioni Social.
Kur sistemi krijon konflikt me jeten e perditshme (realitetin), ai fillon te deshtoje.

Everything is a Remix Part 4 from Kirby Ferguson on Vimeo.

Per me shume mbi muziken, filmat, dhe tekstin e dokumentareve te mesiperm vizitoni faqen everythingisaremix.info.

No comments: