MIZA GALERI prezanton:
Anila Shapalaku
Agron Mesi
Olson Lamaj
Heldi Pema
Toni Milaqi
17 Dhjetor 2012 @18:30h - 6 Janar 2013
Në këtë ekspozitë të përbashkët të pesë artistëve, qëllimi i tyre është i dukshëm: të shkundin, të trondisin sytë e mendjet për të shkundur e tronditur një tabu, në mos për ta futur këtë tabu në tabut, siç e quajmë ende ne, të vjetrit, arkivolin apo arkëmortin. Kësaj ata synojnë sot t’ia arrijnë duke kapërcyer nga nudoja artistike tek ajo erotike, madje duke shkuar edhe më larg: tek nudoja seksuale.
Ndërmarrje ende fort e vështirë sot në Shqipërinë postkomuniste ku, gjithsesi, erotizmi dhe pornografia bëjnë kërdinë në Internet duke sulmuar agresivisht fëmijë e adoleshentë, ndër të tjerë. Ndërmarrje e vështirë edhe për një arsye tjetër: prej dekadash, madje shekujsh, seksi ka qenë një tabu e paprekshme në vendin tonë, prandaj letërsia dhe arti erotiko-seksual ende nuk pranohen me lehtësi nga publiku i gjerë madje as nga disa mjedise artistike. Kjo shpjegon arsyen themelore të kësaj ekspozite: ndërkohë që censura ka rënë, mbetet autocensura, mbetet hija e tabuve të vjetra që duhen varrosur. Por para varrimit, tabutë duhen futur në tabut.
Prandaj, “Miza” ju mirëpret me këtë rast.
Edmond Tupja
*********************************************************************************************************************************
December 17, 2012 @18:30h - January 6, 2013
In this joint exhibition by five artists, their purpose is obvious: to shock, to rattle eyes and minds to shake and stir a taboo, if not to put this taboo in the tabut, as we, the elderly, still call a coffin. Today they intend to achieve this by skipping from the artistic nude to the erotic one, going even further: to the sexual nude.
Still a very difficult undertaking in today's post-communist Albania, even though eroticism and pornography make havoc on the Internet by aggressively attacking children and adolescents, among others. A difficult endeavor for another reason: for decades, even centuries, sex has been an untouchable taboo in our country, hence the sexual-erotic literature and art are still not easily accepted by the general public and even a few artistic environments. This explains the main reason behind the exhibition: while censorship has decreased, self-censorship still remains, as do shadows of the old taboos that need to be buried. But before burial, taboos must be put in the coffin.
Edmond Tupja
Here's a look at the show:
**English Translation by irsib @PERfACT
No comments:
Post a Comment