Pages

Apr 26, 2012

Guest Writer | Zhaklin Lekatari

A Gentle Manifest!!
shkruar nga Zhaklin Lekatari:


Injoranca  ne shoqerine kosovare dhe vete shqiptare eshte definitivisht plaga me e madhe. Injoranca ne te folur, injorance ne raportim , injorance ne shprehje e keshtu me rradhe. Shume shpesh, neper mediat tona, flitet se si grate dhe vajzat shqiptare jane te emancipuara, I kushtojne rendesi dukjes, se si e respektojne veten dhe te tjeret. Ne te vertete  I gjithe ky marketing, eshte vetem nje pjese shume e vogel e realitetit, sepse te gjitha keto elemente jane tipike per shoqeri ku demoracia nuk I ka shtrire rrenjet thelle ose per shoqeri te dala nga lufta, psh kemi rastin e Moldavise,Bullgarise, Rumanise, Ukraines, ku femra te bukura  vetem I kushtojne rendesi vetvetes !

Ne kohen, kur shoqerite moderne jane konsumiste, ky eshte nje diskurs ndoshta jo shume I pershtatshem, por defivinitivisht eshte nje problem shqetesues per mua.
Gjate kohes se femijerise, jam ngopur duke lexuar libra dhe duke degjuar qe puna e nderon njeriun, por tani qe u rrita dhe punoj dhe vete, me duket sikur jemi te paket ne qe ende mendojne keshtu.

Jeta ne Prishtine me ka bere te kuptoj, qe ne shoqerine tone shqiptare vlen me shume nese je hajdut aka hajn dhe ke te holla, leke , pare  me te cilat ja siguron vetes respektin nga te tjeret. Jeta ne Prishtine me tregoi, qe nese je femer dhe diten e kalon duke I rregulluar thonjte vetullat dhe duart, dhe duke u marre me shopping, qenke me e vleresuar  se sa nese diten e kalon ne pune. Jeta ne Kosove me tregoi, qe synimi kryesor  I femres shqiptare  eshte gjetja e nje burri te pasur dhe me leke I cili ta siguron jeten, dhe jo zhvillimi, lartesimi personal, edukimi e shume te tjera si keto. ( lus te  mos ofendohen ato femra te cilat nuk I perkasin kesaj kategorie ).

Jeta  ne Prishtine, me ka treguar, qe te dukesh mire, qe te kesh kepucet e Rihanes, apo llakun e Beyonces qenka me mire, se pavaresia nga familja e origjines apo thjeshte dalja ne jete.
Pra emancipimi kultuturor I gjinise se bukur, eshte kot kur ti duhet ta hapesh gojen sa me pak, te shprehesh pothuajse fare  , dhe te dukesh sa me bukur; fatkeqesisht, nuk jane meshkujt qe I bejne keto kerkesa, po jane vete femrat qe deshirojne nje gje te tille  duke u kthyer ne krijesa te pavyeshme dhe te badobishme, perpos kontributit ne shtimin e popullsise.

E gjithe kjo, dhe vete jeta ketu, nje gje te mire ma ka mesuar , dhe ajo eshte, qe te mos merrem me njerez te ketij niveli, qe nuk kane synime (perpos se ndonje takimi te afert me Rita Oren), objektiva, deshira per arritje dhe per vetezhvillim, por qe ti le keto femra te harxhojne kohen e tyre duke ofenduar, te tjeret, duke paragjykuar ata qe punojne dhe duke ju rritur mendja, se si thone gjakovaret: “tu rritshin mendt “ aka nuk ka me keq se sa me tu rrit mendja.



2 comments:

Unknown said...

Bravo Zhaklin, me gjen dakort!
Me lejo te shtoj dhe mungesen e fantazise, protestes dhe mendimit inovativ!
Humbja eshte termi qe me vjen ndermend, humbja totale e identitetit!

Unknown said...

pershendetje Zhaklin, rastesisht gjeta blogun tend.
Ah sa te drejte qe ke, edhe Sa fallco qe eshte demokracia te ne, por sa kohe kalojne duke na bere larje te trurit, e duke shitur e pershitur gjera pa vlere, sikur cdo njera nga ne ti kushtone kohe posites se vet shoqerore aq sa i kushtonte pamjes se jashteme me siguri qe vendi i femres shiptare ne shoqeri do ishte ndryshe, apo valle ne kemi ate çka meritojme????

urroj qe gjerat te ndryshojne.