Ndonjehere kur mendoj per evolimin e shpejte dhe te çuditshem te shoqerise shqiptare me vjen te qesh e te qaj; ca krenare por edhe ca kritikuese.
Me ndodh shpesh, ne vendin ku jetoj, te takoj shqiptare qe jetojne ne atdhé dhe vijne te shohin "boten" ne pritje te ndonje çudie.
Vetem se kjo çudia nuk ndodh (ne shumicen e rasteve!) sepse rralle here nje shqiptari i bejne pershtypje "shpikjet e frengut".
Vetem se kjo çudia nuk ndodh (ne shumicen e rasteve!) sepse rralle here nje shqiptari i bejne pershtypje "shpikjet e frengut".
Vetem kur kthehemi ne atdhe i tregojme si barcaletat e Nastradinit apo si fabula "dhelpra dhe rrushte". Qeshim dhe tallemi po edhe na dhemb shpirti qe s'i kemi gjithashtu ne atdhé.
Po fus dhe veten time ne kete analize pasi nuk i druhem te vertetes se hidhur dhe kerkoj te me korrigjoni (po te ndjeni gje...!)
Ne fakt, ndonjehere jemi kaq te vaket per "mrekullite" qe bota, jashte gardhit shqiptar, permban!
Jemi si pa emocione, aq sa nuk arrijme te shijojme: qytetet, shkallen e larte te civilizimit, shpikjet e fundit teknologjike apo infrastrukturore, zhvillimet ne fushat sociale, politike, ekonomike...
Ne sikur NUK na ben pershtypje asgje!
Filloj te analizoj se c'ndjen nje "shqipo" ne portin/aeroportin e mberritjes, sidomos kur e ka per here te pare...(ne shumicen e rasteve pret qe te pakten asistentja e udhetimit te jete gjysem zhveshur):
- Zbritja ne token e huaj te panjohur dhe te shume folur duhet te shkaktoje emocione te paparashikuara;
- Dalja pas kontrollit te pasaportave (si fitore nga dyluftimi) duhet te pritet me hovacione e te pakten nga nje buqete lulesh;
- Perdorimi i automjeteve te qarkullimit rrugor/urban: metro, autobuza, tramvaje, autostrada (nga ato te vertetat me tabele jeshile dhe me drita) duhet te te lere pa mend se helbete, i sheh per here te pare...po edhe mund te humbasesh!
- Vizitat neper monumente artstike, muzeume, keshtjella, kisha e objekte te tjera kulti, lagje karakteristike te vendit qe ke vendosur te vizitosh, duhet te vlejne per te bere foto profili per ne FB.
- Ngrenia ne restorante tipike, fjetja ne hotele te çuditshem, frekuentimi i kafeneve, birrarive, pub-ve duhet te shfaqet me kuriozitet;
Ne te vertete anje nga keto momente ne çastet e para te ; asnje emocion!
SEPSE:
- zbritja nga avjoni/anija etj, eshte si "kalova lumin te **** kalin" (uh, shyqyr qe arritem gjalle!)
- dalja nga kontrolli i pasaportave eshte si "ua s'pa njeri e?...si kalova aq shpejt???... se Filani na e beri tmerr, kontroll i rrepte e hapin çantat..." ("po une e dija; normal qe do kaloja: djath s'kam, mish s'kam, raki jo e jo")
- hipja ne metro apo dalja ne autostrade eshte ne shumicen e rasteve prepotente, aq sa po nuk i shkele kallon ndonje kokederri Perendimor, te tjeret te hapin rrugen... ("shi si jane keta Perendimoret si pula ne timon!")
- vizita e qytetit duhet te mbaroje brenda paradites se pastaj kemi shume pune... "s'do bejme i çik SHOPPING?!" (nga 10 - 20 - 30 € se ndryshe i kam te çamet sa te dua!!!)
- "ej, po pse duhet te hame keto gjerat e shpifura qe hane keta Perendimoret? ...Ka ndonje fastfood ku bejne sufllaqe.... Ua po pati McDonald's me mire akoma!"
- Perballja me koshat e plehrave...keto objekte "koti fare"!
- Sa kot, s'lejohet cigarja brenda neper lokale!
- Keto dyqanet me orare...pse mbyllen ne dreke?
- Si mbyllet kuzhina ne oren 14:00...pse kur hane dreke keta me pulat?
Te gjitha keto dhe pyetje te tjera qe s'po ju rendis!
Pergjigja ime eshte se keta Perendimoret kane RREGULLA QE ZBATOHEN nga te gjithe njesoj prandaj sistemi funksionon; ne shumicen e rasteve. Konfrontimi i herepashershem ben te rritet niveli i sherbimit dhe i perceptimit te te drejtave dhe detyrave... (ngjajne si "fjale te huaja"!!!)
Por nje "shqipo" nuk i bejne pershtypje sepse ka vetem nje etalon bukurie apo shemtie: VETVETEN.
Per nje popull qe del nga erresira e izolimit (nuk flas vetem per vitet '45- '90) dhe gjendet perpara diellit vezellues se bollekut me syte mbyllur, nuk ekzistojne historirat. Mjafton te marrim nga nje copez diell dhe te ndrisim si Perendimoret.
Ne duam te jemi si ata pa patur idene se PSE Perendimoret jane ne kete/ate menyre?!
Ne me shpejtesine e drites bleme Mercedesa qe te ngjanim si gjermanet, hengrem Pizza qe te ishim si latinet dhe mesuam te hanim Suvlaki si greket qe te mos na ngaterrojne me popujt inferiore ndaj nesh (siç jane afrikanet! mora nje shembull do si do se ne nuk jemi as ndonje popull racist!)
Ne jemi ata qe brenda viteve '97 ishim pasaniket e Ballkanit dhe nje vit me vone pastruam te gjithe hambaret e Evropes!
Ne qe s'na mungon asgje po na mungojne RREGULLAT vazhdojme ta mbajme koken lart pa ulur asnje milimeter per te pare se ne c'shtepi "katran" jetojme....
"Shtepia" jone eshte boshe...dhe po merr me vete dhe shpirtin ne ate zbrazeti.
Disiplina nuk eshte e keqja e madhe, studimi nuk eshte si alternative e kafenese!
Drejt Evropes nuk shkohet me I-Pad...po me mendje dhe me PUNE.
Si mendoni?
No comments:
Post a Comment